Ruana Zot nga lajkatarët e "devotshëm" post modern!

Ruana Zot nga lajkatarët e
Ruana Zot nga lajkatarët e

Fadil Maloku

  • 12 June 2023 - 09:58

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Servilët janë kategoria më e rrezikshme dhe më e neveritshme në shoqëritë gjithëshqiptare! Ata, sot janë komuniteti më i përhapur, madje (çuditërisht!), edhe më i organizuari..., ngase, ata gjithë jetën e tyre e "konsumojnë" duke bërë vetëm vepra të liga! E pabesueshme, por e vërtetë. Ata për "të bërë karrierë", aq shumë dinë të tjetërsohen dhe maskohen, sa bëhen edhe të vegjël shpirtërisht, tinëzar, e lajkatar të devotshëm në "misionin" e tyre djallëzor...!

Fatkeqësisht, ambienti ynë aktual social tipat e tillë ende po i konsumon dhe stimulon skajshmërisht, duke u "rezervuar"; vendimmarrje, poste, dhe privilegje të pamerituara...! Paramendojeni, ata emërohen edhe në poste më të larta vendimmarrëse! Aq shumë janë shumëzuar e ambientuar ata në jetën tonë sociale sa që, kanë filluar edhe tê dekorohen e certifikohen publikisht, si në institucione; politike ato shtetërore, e madje edhe ato akademike e kulturore! Me kritere dhe vlerësime të tilla, ku shpërblehet dhe stimulohet kjo kastë (padyshim!) idiotësh e matrapazësh s'mund të shpresojmë të ndërtojmë: as shtet, as sovranitet, e as demokraci! Më vije shumë keq, pēr gjeneratat e reja meritokratike që (disponojnë; si njohuri ashtu edhe kreativitet të dëshmuar shkencor) shkaku i këtij SOJI njerëzish nuk po mund ta gjejnë vetën e tyre; as në profesion, e as në jetën sociale e ate shoqëroro-politike...!

Shtetin dhe demokracinë e gjallëron meritokracia e jo lajkataria. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".