Vetëm KFORI dhe policia e Kosovës të koordinuar në Veri kundër bandave kriminale serbe që po vazhdojnë për të provokuar

Vetëm KFORI dhe policia e Kosovës të koordinuar në Veri kundër bandave kriminale serbe që po vazhdojnë për të provokuar
Vetëm KFORI dhe policia e Kosovës të koordinuar në Veri kundër bandave kriminale serbe që po vazhdojnë për të provokuar

Dardan Grapci

  • 12 June 2023 - 16:04

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ajo se çka duhet të ndodhë është që KFORI dhe NATO ti japin më shumë mbështetje Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale. KFORI dhe NATO duhet ta kishin kuptuar që vetëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësinë speciale të Kosovës

 

 ROSU mund ta kishin rregulluar situatën në Veri duke i arrestuar huliganët serb që ishin të maskuar dhe që kanë ardhur në emër të grupit VAGNER. Si duket KFORI dhe NATO, ndonëse me vonesë, e kanë kuptuar saktësisht rolin që duhet dhe e kanë institucionet e Republikës së Kosovës për rend dhe ligj cep më cep, duke përfshirë edhe Veriun e Kosovës. Por siç është një fjalë popullore: më mirë dikur se kurrë. Prandaj është për tu përshëndetur që më në fund edhe KFORI e ka kuptuar që huliganët Serb të paguar nga Vuçiqi janë fajtor për kaosin e krijuar në Veri të Mitrovicës. KFORI dhe NATO duhet ta kishin kuptuar që vetëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësinë speciale të Kosovës - ROSU mund ta kishin rregulluar situatën në Veri duke i arrestuar huliganët serb që ishin të maskuar dhe që kanë ardhur në emër të grupit VAGNER. Prandaj Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga fillimi ka qenë duke e zbatuar ligjin në përpikëri, ku këtë e kanë kuptuar vetëm Anglia dhe Gjermania. Ajo se çka duhet të ndodhë është që KFORI dhe NATO ti japin më shumë mbështetje Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale të Kosovës. Kritikat e SHBA-s dhe BE-s kundër Kosovës kanë qenë të momentit kritik dhe ato me mjeshtri të orkestruar nga BIA e Serbisë. Duhet pasur qëndrim unik i gjithë spektri politik që kur është fjala për Asociacionin, Asociacioni nuk duhet të pranohet, e as ti bëhet presion Kosovës për ta zbatuar.Deklaratat e Escobarit ku ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon asociacionin, ne do ta bëjmë pa e pyetur Kosovën është e habitshme, prandaj e kam një pyetje për Escobarin: "Pse ju si SHBA nuk po ju jepni të drejtat Meksikanëve që i keni afër kufirit?, pse nuk po e largoni rrethojat me gjemba?". Gjithashtu i bëjë apel edhe Josip Borellit, së pari le ta lejojë Katatoninë të Pavarësohet e pastaj të vjen e të përzihet në Kosovë, se si duket ende nuk e ka pastruar oborrin e shtëpisë, e po mendon që oborrin e kojshis mundet me pastrua. I bëj apel Kryeministrit Albin Kurtit që për asnjë kusht të mos e largon Policinë e Kosovës nga Veriu i Kosovës, përkundrazi nëse përkeqësohet situata duhet të dërgohet edhe Ushtria e Kosovës. Gjithashtu për asnjë kusht e çmim të mos pranohet që te krijohet ZAJEDNICA brenda Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"