Politika adoleshente e partive në Kosovë!...

Politika adoleshente e partive në Kosovë!...
Politika adoleshente e partive në Kosovë!...

Ismail Muçiqi

  • 13 June 2023 - 14:34

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Pas ramjes të sistemit monist (komunist) edhe në Kosovë ndryshoj sistemi një partiak, filloj pluralizmi politikë i cili ishte i mirëpritur dhe i pranueshëm për qytetarët e këtij vendi. Mjerisht klasa politike nuk arriti të reformohet dhe të profilizohet karshi kërkesave të sistemit demokratik si vlerë e zhvillimit njerëzorë. Koha po tregon se partitë politike në krye me liderët partiak ishin larg standardëve moralo politike, profesionale, arsimore dhe edukative për tu marrur me politikë. Gjatë periudhës së pasluftës të ashtuquajtura parti politike u themeluan at/hok nga liderët dhe klanet e ngushta të cilët synim kryesorë kishin karrierën politike për të ardhur në pushtet. Ligji zgjedhor të cilën e hartuan në fillim grupet e interesit të rreshtuara për krahë liderit ishte faktori numër një që u mundësoj individëve të caktuar të pa arsimuar, të pa edukuar dhe të pa denjë të futën në politikë, duke u bërë deputetë të Parlamentit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të lartë në institucionet e shtetit.

Asnjëherë në praktikat e sistemit politikë të shteteve të ndryshme njerëzit pa integritet dhe pa dije nuk kanë pasur mundësi për tu futur në politikën qendrore të shtetit. Vetë fakti se skena politike në Kosovë është e qakorduar skajshmërisht na jep të kuptojmë se perspektiva e politikës shtetërore është për tu dëshiruar. Përqarjet, urrejtjet, kultura e komunikimit shpifjet me të ndryshme deri tek kërcënimet verbale janë storje te përditshme të cilat shfaqen nëpër ekranet televizive të biznesmenëve të ndryshëm të cilët e kanë marrur në dorë fatin e informimit të qytetarëve të Kosovës.

Kësaj gjendje kaotike në politikë dhe në informim po i ndihmojnë një numër i caktuar të “pseudo analistëve gazetarë” të cilët i kanë lidhur interesat me këto mediume të cilat e përcaktojnë politikën editoriale të pronarit (titullarit) mediatik. Kjo gjendje e mjerueshme në politikën Kosovare po reflektohet qdo ditë nëpër partitë politike të cilat statutin dhe programin e kanë vetëm dekor sa për tu regjistruar në KQZ. Këto tendenca adoleshente të pa pjekura u panë edhe këto ditë me ngjarjet që ndodhën në Veri të Kosovës. Liderët e partive politike gjatë ditës i ndërruan deklaratat duke shprehur mendësinë dhe karakterin jo konsistent ndaj zhvillimeve në Kosovë e posaçërisht me rastin e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës. Këto parti politike treguan papjekuri dhe pa përgjegjësi në përafrimin e qëndrimeve politike për një konsensus të përbashkët ndaj serbisë dhe faktorit ndërkombëtarë.

Disa liderë më shumë hargjua energjin për tu imponuar para diplomatëve perëndimorë si vasal sesa që u brengosën shumë për fatin e policisë së Kosovës e cila u ballafaqua me kriminelët serbo-rusë me ditë të tëra. Është e dhimbshme për Kosovën që të njëjtit liderë politikë të njëjtat struktura partiake po sillen vërdallë nëpër institucionet e shtetit duke bërë rrotacion politikë në emër të popullit. Këtë gjendje po e ndihmon pasiviteti dhe indiferenca e shtresave intelektuale të cilat po heshtin që nga qlirimi i Kosovës. Kjo klasë e “intelektualëve” mbanë përgjegjësi morale dhe njerëzore dhe pasiviteti i saj është i pa justifikueshëm karshi qytetarëve të vendit.

Nuk pritet asgjë e mirë dhe më shumë, nga strukturat partiake të cilat më shumë kanë status privat familjarë, dhe miqësorë sesa që janë ndonjë bërthamë politike që pasqyrojnë ndonjë strukturë intelektuale apo politike profesionale për ti ndihmuar vendit. Këtë mjerisht e ka kuptuar edhe Vuqiqi dhe serbia të cilët po e mbajnë pengë sovranitetin e Kosovës. Me gjasë mos unitetin politikë në Kosovë kanë filluar ta kuptojnë edhe diplomatët dhe institucionet e Bashkimit Evropian dhe të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës. Andaj faji nuk është jetimë jemi ne ata të cilët mbajmë përgjegjësi për qdo dështim për të ardhmen e Republikës së Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".