Disa sqarime të domosdoshme për kohën lidhur me LPK-në dhe UÇK-në

Disa sqarime të domosdoshme për kohën lidhur me LPK-në dhe UÇK-në
Disa sqarime të domosdoshme për kohën lidhur me LPK-në dhe UÇK-në

Muhamet Kelmendi

  • 13 June 2023 - 14:54

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 Në përvjetorin e 32-të të formimit të PSSH, z. Edi Rama u futë në çështjen e UÇK-së. Me shtrembërime të llojit të vetë e paraqiti z. Thaçi në personalitetin themelues të këtij subjekti historik. Për ata që nuk e njohin historikun e UÇK-se ose e njohin por e shtrembërojnë sipas dëshirës ,po japi një shpjegim historik të shkurtër. UÇK është themeluar nga LPRK-LPK. Në mbledhjen e III të Përgjithshme të LPK-së, të vitin 1991, u vendos të shkohet në luftë të armatosur çlirimtare. Mbi këtë u i informua z. Ramiz Aliu. Për në ishte personi më i besuar në Shqipëri Mbi bazën e këtij vendimi u bë shumë punë dhe ranë shumë luftëtarë të çështjes sonë kombëtare. Me Presidentin e parë të Shqipërisë demokratike, z. Ramiz Aliu, kishim shkëmbime informatave të rregullta. Nga z. Aliu u këshillonim për punën e LPK,së dhe mënyrën se si të organizohet lufta çlirimtare. Mbetet personaliteti kryesor në Tiranë.

E falënderoj z. Ramiz Aliun. Në Mbledhjen e IV-të të Përgjithshme të LPK-së të vitit 1993, u vunë themelet e organizimit të ardhshëm të UÇK-së. Më 17 Nëntor të vitit 1994 emërtohen nga Kryesia e LPK-së, formacionet çlirimtare, në USHTRI ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS (UÇK). Në këto kohëra nuk ishte fare në asnjë organ të UÇK-së dhe as të LPK-së. Hashim Thaçi, Kadri Vesela a Jakup Krasniqi. Anëtarë i të dy subjekteve ishte Rexhep Selimi. Natyrisht se unë jam kundër Gjykatës Speciale. Këtë e kam deklaruar shumë herë. Kam dhënë edhe fakte konkrete. Të arrestuarit në Den-Hag e kanë përkrahjen time. Mirëpo, pa këtë përbërje dhe pa këta të dashur të z. Rama, u ndërtua, ashtu siç ditëm e mundem UÇK-n. Në pushtet në Tiranë ishte Sali Berisha. Është fakt se pushteti i Berishës i ndiqte  anëtarët e UÇK-se dhe të LPK-së. Kishte edhe arrestime dhe ndalim të hyrjes në Shqipëri. Në këtë kohe Fatos Nano ishte duke e vuajtur dënimin me burg.

E ndihmuam aq sa mundëm në sensibilizimin e rastit NANO në Evropë dhe më gjerë. Organizuam tubime dhe i shoqëruam të ardhurit nga Tirana, nga PSSH, për të lobuar për rastin NANO. Miku i Edi Ramës, tash anëtar i PDK-së, z. Enver Hoxha, ishte kundër UÇK-së dhe çdo aksioni në favor të Nanos. Edhe luftën e UÇK-se e akuzoi dhe shkoi deri atje, sa që thotë: "Nëse i fitojnë pushtetin këta të UÇK-se , do të shkoi në Serbi". Enver Hoxha ishte mik i z.Thaçi. Dëshmitar për punën e madhe në llogari të PSSH dhe NANOS ishte Bashkim Zeneli Bashkim Rama, Kristaq Porodini, Ilir Qano etj. Z .Zeneli u bë Ambasadori i Shqipërisë në RFGJ. Nuk kishte të tjerë që u morën me çështjen tonë çlirimtare.

Unë dua të falënderoj PSSH për ndihmat që i dha nga themelimi i saj. Z. NANO ishte përkrah udhëheqjes së LPK-së dhe të UÇK-së. Më vonë ndryshoi në qëndrime. Pas ngjarjeve në vitin 1997 në Shqipëri, në Tiranë, erdhi në pushtet z.Fatos Nano. U bë Kryeministër. Kjo e ndryshoi tërësisht. Pas kësaj, PSSH nuk ishte më partia e mëparshme, e kohës kur ishte z. Ramiz Aliu dhe edhe NANO, madje edhe në burg. Kishim bashkëpunim. Nano ndryshoi. Shkaqe ka të ndryshme. I takon PSSH dhe vetë z.Nano të analizon. Në vitet e formimit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin në Zürich të Zvicres. Kishin ardhur si student që ishin në Kosovë. Kërkuan azil në Zürich. Ndërsa, Jakup Krasniqi, Ram Buja e Hydajet Hyseni ishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rama dhe Hydajeti ishin nënkryetar. E Jakut Krasniqi kryetar i LDK-se në Drenas. Në vitin 1996, propozon në Kryesi Ali Ahmeti, që Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin t'i futim në ndërlidhje brenda dhe jashtë. Kryesia e pranoi propozimin. Në SHQ të Përkohshëm ishin të tjerët. Nga këta në Denë Hag ishte anëtar vetëm z. Reshep Selimi. Udhëheqjen politike, diplomatike dhe financiare e bënte LPK. UÇK kushte për detyre luftën çlirimtare. Kjo formë e punës vazhdoi deri në prill-maj të vitit 1998. Në këtë kohë, në MP të LPK-së, u bë grusht politik. U rrëmbye LPK dhe UÇK nga Xhavit Haliti e Azem Syla, Hashim Thaçin, Bardhyl Mahmuti duket se në prapaskenë ishe z.NANO. Me veprimet e tilla, mund ti quaj kriminale, u shkatërrua tërë mundi 29 vjeçar i LPK -së dhe të UÇK-së. Në krye të LPK-së vendosen Bedri Islamin dhe Bardhyl Mahmuti. I thash këto për të treguar se as z. Rama, që ishte nëpër rrugët e Parisit, as z. Majku, nuk janë marrë me UÇK-në dhe me LPK-në. Më vonë krijohet Drejtoria Politike e UÇK-së. Emërohet Hashim Thaçi udhëheqës. Nga kjo kohë mundet të deklaron Pandeli Majku. Jo përpara. PSSH i uroj nga zemra përvjetorin dhe i dëshiroj suksese tjera në rrugën e vetë politike. PSSH i duhet shtetit shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".