Injorantët e sotëm post modernist janë bërë milioner, por në shpirt e në mendje kanë mbetur të varfër!

Injorantët e sotëm post modernist janë bërë milioner, por në shpirt e në mendje kanë mbetur të varfër!
Injorantët e sotëm post modernist janë bërë milioner, por në shpirt e në mendje kanë mbetur të varfër!

Fadil Maloku

  • 13 June 2023 - 14:59

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

  Injorantët janë një "komunitet" tjetër sociologjik, të cilët i kemi mjaft aktiv dhe me bollëk, gjithandej në ambientet tona socio-politike, kulturore, etj.. Edhe këta sikurse servilët, janë ambientuar, e besa edhe familjarizuar aq shumê në jetën tonë politike e sociale, sa tani si "produkt", i kemi edhe për "eksport"... 2. Veçantia identifikuese e injorantit (post)modernist (e të "certifikuar”), shquhet me aftësinë e akomodimit të shpejt social dhe me konvertimin e sigurt moral.

Si individ; Ai të fyen kur e shoqëron; të shan kur e braktis; të mban borxhli nëse të jep diçka dhe tregon mosmirënjohje nëse i jep diçka; të tradhton nëse ia beson një sekret; të akuzon nëse të tregon një sekret... 3. Si grup social, ata bëhen shpejt mospërfillës dhe mosmirënjohës të ashpër dhe të vrazhdë, kur pasurohen; mohues të haptë ndaj mirësive dhe dhuntive kur varfërohen; e teprojnë tej mase kur lumturohen, ndërkaq, trishtohen tej mase kur u humbet torruan dhe shpresa në jetën e tyre politike e sociale. Ani pse, injorantët e sotit janë bërë milioner, ata në shpirt dhe në mendje do mbesim të varfër dhe padyshim të përkohshëm në mbamendjen tonë qytetare...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".