Qeveria e Kosovës me sukses po e përgënjeshtron përballon propagandën e rrejshme për antiamerikanizëm dhe distancim nga aleatët perëndimor

Qeveria e Kosovës me sukses po e përgënjeshtron përballon propagandën e rrejshme për antiamerikanizëm dhe distancim nga aleatët perëndimor
Qeveria e Kosovës me sukses po e përgënjeshtron përballon propagandën e rrejshme për antiamerikanizëm dhe distancim nga aleatët perëndimor

Gani Qarri

  • 14 June 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Deklarata më e re pozitive, e emisarit amerikan Gabriel Eskobar, se Albin Kurti është Partner i SHBA-ve, sa ishte kundërpërgjigjeje plotësisht e drejtë dhe tërësisht e arsyeshme dhënë ndaj kritikave të ambasadorit serbofil Chistopher Hill, po aq ishte edhe argument i fuqishëm, që dëshmon se Kosova, vërtetë duhet të angazhohet më shumë në rrafshin diplomatik. Dhe këtë përveç arsyeve tjera, Kosova duhet dhe ka nevojë imediate për ta thyer tërësisht fushatën e kritikës ndaj Qeverisë sonë nga ndërkombëtarët, lidhur me gjendjen e tendosur në veri, që nuk është krijuar për fajin e kryeministrit as të Qeverisë, por është nxitur, udhëhequr dhe orkestruar në mënyrë profesionale nga BIA serbe dhe bandat kriminale të ardhura nga Serbia. Vetëm në këtë mënyrë, Kosova nga subjekt përgjegjës-mbajtës dhe i fajësuar, pa asnjë arsye, do të shihej e trajtohej edhe nga ndërkombëtarët, realisht si viktimë e provokimit dhe përpjekjeve të pareshtura të Serbisë hegjemoniste për destabilizim nga ana e strukturave kriminale serbe të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiqi.

-Pas shtendosjes së gjendjes, nuk janë të pakët edhe diplomatët ndërkombëtar të cilët theksojnë në vijimësi së në veriun e Kosovës, gjithçka ishte dizajnuar dhe orkestruar nga Serbia, për çka nuk dhe nuk ka asnjë arsye që të akuzohet, e as të sanksionohet Kosova, kryeministri as Qeveria e Kosovës. Kështu deklaroi së fundi edhe Korrespondenti për çështjet evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, në reagimin e shprehur pas trazirave të ngjizura nga grupet paramilitare serbe në veriun e Kosovës me urdhrat dhe porositë e Aleksandër Vuçiqit. Israel, po ashtu, ka vlerësuar lartë edhe qëndrimin e euro deputetëve të cilët nuk kanë pranuar që ta cilësojnë si shkaktare të trazirave dhe as ta sanksionojnë Kosovën, duke pasur informata të mjaftueshme se ato janë nxitur dhe dirigjuar nga Serbia.

Për aq më tepër, korrespondenti Stephan Israel u ka bërë thirrje edhe njëherë 5 vendeve të bashkimit evropian për ta ndryshuar qëndrimin e tyre dhe njohur përfundimisht pavarësinë e Kosovës. Edhe në një reagim në Tviter Israel ka theksuar se perëndimi shpreson për stabilitet nga Vuçiq, vetëm pse ai po i mbanë nën kontroll serbët në Bosnje dhe Kosovë, por siç shprehet edhe po ky korrespondent i mirënjohur dhe me famë, stabiliteti pa demokraci dhe të drejta të njeriut nuk është i qëndrueshëm, ndërsa Vuçiq nuk do t'i japë Evropës as njërën as tjetrën. Prandaj Kosova, jo vetëm që mundet, por doemos edhe duhet të angazhohet më tepër, që të bëjë më shumë në këtë drejtim, si klasë politike e unifikuar dhe jo të ndarë e të përçarë në kaq grupe të ngushta interesi, duke mos u pajtuar asnjëherë mes vete dhe akuzuar, me e pa arsye Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti, përçarje që mjerisht, i shkon në favor vetëm qeverisë së Serbisë dhe presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiq, të cilin opozita e Kosovës, nuk e kritikon me asnjë fjalë të vetme, sikur ai të ishte kryetar i padiskutueshëm i udhëheqësve të inkriminuar të Opozitës kosovare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".