Çështja e Kosovës është futur në udhëkryq të madh, nuk ka zgjidhje pa një Konferencë Ndërkombëtare si ajo e Dejtonit apo Rambujes

Çështja e Kosovës është futur në udhëkryq të madh, nuk ka zgjidhje pa një Konferencë Ndërkombëtare si ajo e Dejtonit apo Rambujes
Çështja e Kosovës është futur në udhëkryq të madh, nuk ka zgjidhje pa një Konferencë Ndërkombëtare si ajo e Dejtonit apo Rambujes

Dr. Hysni Aliu

  • 14 June 2023 - 15:19

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Kam thënë edhe më herët e po them edhe tani, çështja e Kosovës, kurrë ama bash kurrë nuk do të zgjidhet pa një konferencë ndërkombëtare siç ishte ajo e Dejtonit apo Rambujes.  Z. Albin Kurti, po më sjell në mendje një gazetare ruse, e cila para disa vitesh doli para Kremlinit, u ul në një ulëse, dhe si shenjë proteste ndaj Putinit. Fatkeqësisht ja dha flaken veti. Ajo ngjarje ende më sillet në mendje si një gjë trishtuese që kurrë nuk dua të përsëritet tek asnjë individ e asnjë popull. Kurti nuk po digjet fizikisht por po digjet politikisht, duke u flijuar për atdheun e vetë. Koha do të tregoj  që Kurti është duke i mbrojtur edhe SHBA-të edhe BE-në edhe zotin Borrel e Lajçak me vendet e tyre

 -Të jesh apo të mos jesh, të jesh i plotë apo gjysmak, të jesh njeri i rendit të parë apo të dytë, të jesh me identitet apo pa të, të kesh dinjitet njerëzor, intelektual  dhe kombëtar apo pa të, janë këto gjërat në mes të cilave sot po duhet të zgjedhë Kosova dhe kombi shqiptar.  Në dy vite qeverisje, Z Albin Kurti, përkundrazi që cilësohej si radikal politik, ai bëri hapa të mëdhenj  për të qenë fleksibil dhe mendjehapur në raport me miqtë tanë ndërkombëtar.  Por kjo siç duket nuk ju mjaftoj bashkësisë ndërkombëtare. Kurti hoqi dorë edhe nga kërkesa për njohje të ndërsjellët si kusht për formimin e asociacionit. Kurti, për hir të miqve ndërkombëtar, pranoj marrëveshjen e Ohrit edhe pa nënshkrime.

Kurti, pranoj ti mban të bllokuar për tri javë njësitet  speciale në veri, dhe toleroi bllokadat e rrugëve atje, Kurti pranoj edhe në mos shqiptimin e dënimeve për targat, pranoj edhe mos realizimin e marrëveshjes për energji, pranoj shtyrjen e zgjedhjeve e tejkalimin e afateve, pranoj edhe përsëritjen e zgjedhjeve në veri, pranoj edhe mbylljen e syve për kriminelët në veri që ju silleshin vërdallë policisë së Kosovës, pranoj edhe tolerimin e institucioneve paralele Serbe në gjithë Kosovën, pranoj edhe bërjen e të verbëritë para formacioneve ushtarake të Serbisë në territorin e Kosovës, pranoj edhe që grupi punues për asociacionin i udhëhequr nga një deputete e parlamentit serb ta paraqes draft statutin e asociacionit të komunave serbe në bisedimet e Brukselit, pranoj edhe që një të akuzuar për terrorizëm ta liron nga arrestimi dhe ta vendos në ” arrest shtëpiak” , pranoj e çka s’pranoj vetëm e vetëm që të jetë bashkëpunues me miqtë amerikan e evropian dhe që mos të jap mundësinë Rusisë për të hapur edhe një konflikt tjetër në Ballkan. 

Në të njëjtën kohë që Z. Kurti vazhdimisht lëshonte pe, Serbia tërhiqej nga obligimet e veta ndërkombëtare, marrëdhëniet me ushtrinë amerikane ngriteshin në nivel të shkëlqyeshëm, gjersa e njëjta ushtri sa herë që ishte ndonjë krizë që lidhej me sundimin e ligjit ngriste nivelin e gatishmërisë ushtarake në gjendje lufte. Tërheqja e Kurtit për hir të miqve ndërkombëtare i hapte rrugën Vuçiqit që të jetë më afër me perëndimin e më brenda Kosovës dhe më afër marrëveshjes për copëtim defakto e de jure të Kosovës. Kësisoj, Kosova e ndjeu që ikja e saj po i ndihmon Vuçiqit e faktorit ndërkombëtar përkohësisht por jo edhe Kosovës. Andaj, Kurti u detyrua të thotë ” mjaft është mjaft”. Kurti nuk e pat as mundësinë paraardhësve të tij që të lejoj një statuskuo, sepse kërkohej zgjidhja përfundimtare e madhe brenda dy muajve. Një zgjidhje përfundimtare, që serish nuk do ishte përfundimtare por vetëm një fazë e asaj zgjidhje, ku paraprakisht duhej të formohet asociacioni i komunave serbe, e pas asaj të hynte në biseda me Serbinë ku sërish Serbia për të bërë koncesione fiktive do të kërkonte që edhe aj asociacion të ngrihej në një nivel më të lartë që do të thoshte praktikisht republikë brenda Kosovës, edhe kjo do ishte koncesion  i perëndimit për Serbinë që të largohet nga ndikimi rus. 

Edhe sa do zgjatet kështu askush se dinte, por duke parë që lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur e do zgjatë me vite, koncesionet e Kosovës për Serbinë, që do lidheshin me Ukrainën s’do ndaleshin. Fatkeqësisht z. Kurti e vërejti që të jesh radikal ashtu siç është Vuqiqi, do të thotë të jesh bashkëpunues dhe i pranueshëm, dhe e kundërta. Z. Kurti duke u gjendur në këto rrethana, ku një herë ju mor fjala, pastaj dora e pastaj krahu e pastaj u tentua ti merret edhe trupi, e vendosi që të thotë mjaft është mjaft, edhe me çmimin që e tërë bota  që vetes i thotë demokratike të jetë kundër tij. 

Tani jemi në një situate, kure z. Kurtit i kërkohet që ti dorëzohet shantazhuesit Vuçiq, ose do pasojnë sanksione. FSK - përjashtohet nga Defender 2023, ndërsa gjenerali amerikan e shpall marrëdhënien me ushtrinë Serbe si historike e fantastike, kështu disi. Kosova, vendos sanksione kundër Rusisë, ndërsa Serbisë as që i shkon mendja, por çka ndodhë këtu, Kosovës i vendosen sanksione nga perëndimi, sepse Kosova po e lufton në mënyrë paqësore prezencën e Serbisë në Kosovë. FSK nuk lejohet në veri të Kosovës, kurse bandat me maska nga Serbia fqinjë lejohen heshturazi, e nëse i lufton të presin sanksionet. Kurti ofron planin e vetë 5 pikësh për zgjidhjen e problemit në veri, e bashkësia ndërkombëtare përgatitë sanksionet, sepse ai plan po ja prish planet e Vuçiqit dhe marrëveshjeve të tij me ” miqtë perëndimor”. 

Pastaj në skenë del qershia e Ganes, Edi Rama, i cili BE-se i dilte ballë për ballë për ta mbrojtur e arsyetuar Vuçiqin se përse nuk po paska mundësi me i vendos sanksione Rusisë, por e sulmon Kosovën e z. Kurtin duke i vendosur edhe sanksione sepse po e lufton krimin në veri. I njëjti Ramë që shkonte në KE dhe sulmonte tërë Evropën për Gjykatën Speciale, i njëjti po sulmon Kurtin,  jo tani Vuçiqin apo Evropën sepse po donë të vendosë rend e ligj në vendin e vetë. Idiotizmi i Ramës nuk ka fund, aj madje e merr flamurin e shkapërderdhjes së Kosovës, duke paraqitur  një draft status për asociacionin e komunave serbe. Pastaj krejt në fund, e merr flamurin e vendosjes së sanksioneve kundër Kosovës, gjersa e përkrah Vuçiqin e Serbinë  në ”neutralitetin ”e saj në raport me luftën në Ukrainë. Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës do jepte vulën e të vërtetës së pohimeve të Rusisë, që  në perëndim nuk ka sinqeritet, dhe se Rusia është detyruar të hyn në luftë me Ukrainën sepse është ndjerë e kërcënuar nga perëndimi, dhe është detyruar të thotë mjaft është mjaft.  Unë nuk besoj në këtë që pohon Rusia, por po e shoh që Rusia po e luan rolin e viktimës së bashku me Serbinë, ndërsa  Kosove po shndërrohet në një viktime të perëndimit sepse po e mbron shtetin e vet. 

Ka mbetur të shihet se a do i bashkohet sanksioneve të Rames, dhe perëndimit edhe Rusia, Kina e Serbia me Korenë e veriut. Ndoshta kjo do ishte një pikë që do i bashkonte lindjen e perëndimin ashtu siç i ndau para 24 vitesh. Nga psikologjia e di që hidhërimi që bazohet në fakte të pamohueshme është i pashlyeshëm nga memoria. Perëndimi nuk besoj që do ta ketë më mbrapa një popull të tërë shqiptare , së paku me zemër jo, e me fjalë ndoshta. Kam thënë edhe më herët e po them edhe tani, çështja e Kosovës, kurrë ama bash kurrë nuk do të zgjidhet pa një konferencë ndërkombëtare siç ishte ajo e Dejtonit apo Rambujes. 

Z. Albin Kurti, po më sjell në mendje një gazetare ruse, e cila para disa vitesh doli para Kremlinit, u ul në një ulëse, dhe si shenjë proteste ndaj Putinit. Fatkeqësisht ja dha flaken veti. Ajo ngjarje ende më sillet në mendje si një gjë trishtuese që kurrë nuk dua të përsëritet tek asnjë individ e asnjë popull. Kurti nuk po digjet fizikisht por po digjet politikisht, duke u flijuar për atdheun e vetë. Koha do të tregoj  që Kurti është duke i mbrojtur edhe SHBA-të edhe BE-në edhe zotin Borrel e Lajçak me vendet e tyre.  

Propozimi im është: 

Unë besoj shumë që në vend të konfrontimit e sanksioneve, BE dhe SHBA, duhet të i ofroj Kurtit një marrëveshje trepalëshe BE, SHBA, Kosovë, ku Kurti do realizonte pikë për pikë marrëveshjet që janë bërë në Ohër, ndërsa BE dhe SHBA do të merrnin përsipër shkatërrimin e strukturave paralele e kriminale serbe në Kosovë, pranimin e Kosovës në KE, Interpol, Unesko e OKB, integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, në afate të caktuara, siç bënë psh. me pranimin e Finlandës në NATO ,  ndërsa për pjesën e Serbisë do përdornin sanksionet si mjet detyrues nëse tenton pengimin e këtyre proceseve. Pra në vend të sanksioneve ndaj Kosovës duhet marrëveshje trepalëshe Kosovë, SHBA, BE, e në atë moment do të shihnit fytyrën e vërtetë të Serbisë. 

  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".