Pasojat që do të prodhon dialogu i Kryeministrit kosovarë Albin Kurti , me kryeministrin shqiptarë Rama përmes konferencave për media!

Pasojat që do të prodhon dialogu i Kryeministrit kosovarë Albin Kurti , me kryeministrin shqiptarë Rama përmes konferencave  për media!
Pasojat që do të prodhon dialogu i Kryeministrit kosovarë Albin Kurti , me kryeministrin shqiptarë Rama përmes konferencave  për media!

Agim Bajrami

  • 16 June 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Kosovën në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen, ka kush e mbështetin ,e ato janë ; SHBA-të dhe BE , si dhe vetë qytetarët e shtetit demokratik të Kosovës,pavarësisht që në situata të caktuara , ka sfida të caktuara, por të tejkaluara,edhe nganjëherë me fajin e vetë politikës zyrtare, por nuk duhet , Shqipëria zyrtare të bënë dhe të mundohet të përfiton në dëm të gabimeve të lidershipit kosovarë.

-Kryeministri Kurti gjatë përgjigjes në pyetje të gazetarëve , se çka mendon për draft propozimin e Ramës dërguar tek vendet vendimmarrëse në Berlin, Paris dhe Bruksel , Kryeministri kosovar u përgjigj se: “Unë besoj se kryeministri Rama, beson se draft propozimi për të drejtat e pakicave serbe në Kosovë është i mirë,dhe se ky "draft propozim" do të duhej të bëhej për shqiptarët e luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, e i njëjti të dërgohet, tek presidenti Vuçiq dhe qeveria serbe në Beograd". Kryeministri Kurti, ia dha Ramës plotësisht përgjigjen e duhur e të merituar. Tirana zyrtare , në krye me Ramën ,thuajse të gjitha problemet e tyre të brendshme i ka të rregulluara ,vetëm i ka mbet edhe në mënyrë dinake , dhe me porosinë e Vuçiqit serb, të harton projekt propozime për rregullime të brendshme të shtetit të Kosovës, pa e pyetur e miratimin e as konsultimin e Prishtinës zyrtare.

Edhe politikë bërja serbe, në vazhdimësi e ka theksuar ,se Serbia për çështjen të Kosovës, duhet të bisedoj me Tiranën zyrtare ,sepse Kosova, është siç thonë shovinistët serbë është pjesë integrale e sistemit kushtetues të Serbisë ,por e okupuar përkohësisht nga NATO-ja dhe në sallën serbe tani po luan Rama si kozmopolit .Dhe agjendën e politikës hegjemoniste serbe të Beogradit po zbaton kryeministri i Shqipërisë Rama, kundër shtetit të Kosovës, siç edhe e thekson edhe lideri aktual opozitar dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili për "projekt propozimin" e Ramës për të drejtat e minoritetit serb të Kosovës, po i zbaton udhëzimet e Vuçiqit. Dhe kjo të tregon, sa naiv, dhe jo dashamirës është kryeministri shqiptar Rama me përkrahësit(votuesit) e tij,kur dihet botërisht se siguria rajonale dhe evropiane, madje edhe vetë shteti i Kosovës është pjesë e interesave të gjeopolitikës dhe strategjisë të politikave integruese perëndimore,amerikano -evropiane .

Dhe kish me qenë mençuri, kur Kryeministri Rama, të kufizohet apo të përqendrohet brenda kapacitetit të tij dhe qytetarëve shqiptarë ,duke u siguruar atyre mirëqenie,sundim të ligjit,barazi para drejtësisë për të gjithë,e jo të ikin të rinjtë dhe kush ka mundësi nga Shqipëria ,nga terrori i mafies, drogës, korrupsionit shtetëror ,vrasjeve nëpër rrugë sikur në filma horror, dhe mos funksionimit të shtetit të cilin e drejton vetë kryeministri shqiptarë, dhe ti del rendi e të paraqet fantazi të veta të sëmura, për atë që nuk i takon,nuk dinë,nuk ka të drejt ,dhe nuk do të duhej as të mendoj pa miratimin e institucioneve qeveritare të Kosovës dhe të zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës. Ky është TURPI të cilën nuk e ka Edi Rama, dhe mbështetësit e tij ndaj Kosovës.

Fatbardhësisht , Kosovën në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen, ka kush e mbështetin ,e ato janë ; SHBA-të dhe BE , si dhe vetë qytetarët e shtetit demokratik të Kosovës,pavarësisht që në situata të caktuara , ka sfida të caktuara, por të tejkaluara,edhe nganjëherë me fajin e vetë politikës zyrtare, por nuk duhet , Shqipëria zyrtare të bënë dhe të mundohet të përfiton në dëm të gabimeve të lidershipit kosovarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".