Akti i kidnapimit të policëve Kosovar në kufi me Serbinë, testi i fuqisë mbrojtëse të Kosovës para fillimit të sulmit me skenar të ngjashëm të Putinit

Akti i kidnapimit të policëve Kosovar në kufi me Serbinë, testi i fuqisë mbrojtëse të Kosovës para fillimit të sulmit me skenar të ngjashëm të Putinit
Akti i kidnapimit të policëve Kosovar në kufi me Serbinë, testi i fuqisë mbrojtëse të Kosovës para fillimit të sulmit me skenar të ngjashëm të Putinit

Gani Qarri

  • 18 June 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Serbia po matë aftësitë dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për mbrojtjen e veriut të vendit tonë, gjë që fatkeqësisht me dorëzimin e tyre të turpshëm, policët e armatosur dështuan tërësisht jo vetëm në tregimin e gatishmërisë për mbrojtjen e kësaj pjese të atdheut, por edhe në mbrojtjen e vetvetes, duke u dorëzuar për turp dhe krejt të heshtur në duar të armikut, me pushkë në dorë dhe pa shkrepur asnjë fishek, brenda oborrit të shtëpisë së vet.

 

Duke pasur parasysh faktin turpërues, se ky kidnapim nuk është i pari dhe se nga policët e Kosovës nuk u ndez asnjë fishek, që të paktën të alarmohej KFOR-i i cili me helikopter, mund ta lokalizonte shpejt vendin dhe kthente rastin në lajm ndërkombëtar, për ndërhyrjen e Serbisë fashiste me forcat e saj speciale, edhe brenda territorit të Kosovës, që në fakt është sulm i drejtpërdrejtë, cenim i sovranitetit e akt i rëndë dhe i dënueshëm edhe ndërkombëtarisht. -Kidnapimi aq i lehtë, plotësisht për sefa, në mënyrë fare të rehatshme dhe krejt në heshtje e pa asnjë zhurmë a rezistencë, i 3 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga njësitë kriminale të Serbisë, në brendësi të territorit të vendit tonë, sikur të ishin zogj mali, befasoi jo vetëm opinionin në Kosovë, por edhe atë ndërkombëtar. E pamja më e rëndë dhe fatale, nga krejt kjo storie turpi, ishte fakti që ata megjithëse ishin të armatosur deri në dhëmbë, për ta kryer misionin e tyre si duhet, nuk e shkrepën asnjë plumb, të paktën të gjuanin njëherë të vetme përpjetë, për të alarmuar KFOR-in dhe treguar se janë në rrezik, por jo, ata ranë si "heronjtë" me "dinjitetin" e robit, në pranga të armikut. Një akt i tillë, kaq i pa konceptueshëm, ka vënë në dilemë të madhe edhe bashkësinë ndërkombëtare, se sikur të mos ishte KFOR-i i pranishëm, ne si popull, a jemi fare të gatshëm ta mbrojmë nga okupatori shekullor shtetin tonë të çliruar nga BE dhe NATO! E pasi që Ushtrisë së Kosovës Hashim Thaçi me mend në kokë, ia preu të gjitha rrugët për tu vendosur në veri, BIA serbe dhe vet krimineli Vuçiq, me kidnapimin e policëve, pa therrë në këmbë, po matin drejtpërdrejtë dhe mënyrën më praktike, që mund të bëhej, në terren të hapur dhe në brendësi të territorit të Kosovës, aftësitë e kundërvënies dhe vullnetin e gatishmërinë e mbrojtësve të vetëm zyrtar të veriut, pra Policisë së Kosovës. Serbia po matë aftësitë dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për mbrojtjen e veriut të vendit tonë, gjë që fatkeqësisht me dorëzimin e tyre të turpshëm, policët e armatosur dështuan tërësisht jo vetëm në tregimin e gatishmërisë për mbrojtjen e kësaj pjese të atdheut, por edhe në mbrojtjen e vetvetes, duke u dorëzuar për turp dhe krejt të heshtur në duar të armikut, me pushkë në dorë dhe pa shkrepur asnjë fishek, brenda oborrit të shtëpisë së vet. Duke pasur parasysh faktin turpërues, se ky kidnapim nuk është i pari dhe se nga policët e Kosovës nuk u ndez asnjë fishek, që të paktën të alarmohej KFOR-i i cili me helikopter, mund ta lokalizonte shpejt vendin dhe kthente rastin në lajm ndërkombëtar, për ndërhyrjen e Serbisë fashiste me forcat e saj speciale, edhe brenda territorit të Kosovës, që në fakt është sulm i drejtpërdrejtë, cenim i sovranitetit e akt i rëndë dhe i dënueshëm edhe ndërkombëtarisht. Kjo provë e kryer me sukses superlativ, ndaj delepolicëve të Kosovës, pa gërvishtjen e asnjë pjesëtari të njësitit kriminal serb dhe ky kidnapim spektakolar mund ti shërbejë Serbisë në mënyrë direkte dhe indirekte, që metodën e njëjtë apo edhe akte të ngjashme, ti përdorë si para nisje e konfrontimit të hapur, me agresion të kufizuar ushtarak, për okupimin me një sulm "Blic" të veriut të Kosovës. Për fat të keq, kjo formë tepër e ulët dhe tërësisht e heshtur e dorëzimit të policëve të Kosovës, do ti trimërojë edhe më shumë bandat kriminale serbe, brenda për brenda vendit, që gjendjen e elektrizuar artificialisht, ta acarojnë edhe më tepër, varësisht nga udhëzimet që do tu vijnë atyre, nga BIA serbe dhe zyra e kriminelit Vuçiq në Serbi! Këtë e dëshmon më së mirë sjellja e Vuçiqit dhe deklarimi me plot mendjemadhësi që nga dita e parë e pas kidnapimit të policëve të Kosovës, i cili me të përfunduar takimin me përfaqësuesit të QUINT-it, u shpreh se kinse ju ka thënë edhe vendeve QUINT-it, të bëjnë “gjithçka, që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”?! Deklaratë që vjen vetëm një ditë pas akuzimit që ai bëri se kinse Kryeministri i Kosovës, dëshiron me çdo kusht të “shkaktojë luftë dhe konflikte”. Kështu që futja e termit "luftë" në fjalorin politik të kriminelit Vuçiq, duhet të merret si sinjal që flet publikisht, se në prapaskenën e veprimeve dhe projektit të tij kriminal, fshihet edhe skenari i ndërhyrjes dhe sulmit ushtarak, në veri të Kosovës. E se sa është gjendja serioze dhe me rrezik të shpërthimit, fletë vet fakti që takimi i 15 qershorit, ishte takimi i dytë i presidentit të Serbisë me përfaqësues të BE-së dhe QUINT-it brenda vetëm dy ditësh. Një ditë më parë ai tha që mendon se është më mirë për të gjithë, që të mos thotë asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mirëpo pas takimit të dytë në vokabularin e tij politik, për shkak të tensioneve të shtuara mes Kosovës dhe Serbisë, me arsyetimin që më 13 qershor, Policia e Kosovës, arrestoi në Mitrovicë të Veriut, kriminelin Millun Millenkoviq, i cili dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve kryesor të ngjarjeve kriminale më 29 maj, në Zveçan, ku u plagosën mese 30 ushtarë të KFOR-it, ai foli për, "rrezikun e një lufte të re" në Ballkan, për të cilën dëshiroi ta fajësonte Kryeministrin Kurti dhe Kosovën, megjithëse Kurti dhe Kosova janë në tokën dhe të drejtën e vet legjitime. Dhe sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo, të nesërmen e akuzimeve ndaj Kurtit dhe Republikës së Kosovës, 3 zyrtarë të Policisë tonë shtetërore, u kidnapuan në brendësi të territorit të Kosovës nga njësitë kriminale serbe, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës dëshmojnë me fakte pamore dhe argumente bindëse, se ata janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës! Prandaj duke parë dobësitë tona dhe mungesën totale të gatishmërisë së njerëzve tanë, për mbrojtjen e territorit të vendit, nga ish okupatori shekullor, si Serbia fashiste, e cila në pikë të ditës kidnapon edhe policët e shtetit tonë, pa asnjë gërvishtje, në heshtje të plotë dhe pa iu futur asnjë therrë në këmbë pjesëtarëve të njësive kriminale të ardhura nga Serbia, nuk duhet të na habit shumë fakti se edhe faktori ndërkombëtar, ka filluar të sillet gjithnjë e më-me shumë “butësi” përball provokimeve të Serbisë e cila, së fundi, në zonën e nxehtë kufitare, qëllimisht kë vënë në shënjestër sulmi, mu forcat e policisë kufitare, duke zgjedhur pikërisht të vetmit mbrojtës të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".