Lufta kundër krimit dhe veprave terroriste është detyrë e çdo subjekti të sigurisë në Kosovë

Lufta kundër krimit dhe veprave terroriste është detyrë e çdo subjekti të sigurisë në Kosovë
Lufta kundër krimit dhe veprave terroriste është detyrë e çdo subjekti të sigurisë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 20 June 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Krimi duhet të ndalet. E kush e merr përgjegjësinë për intervenim, nuk ka rendësi. E rëndësishme është lufta kundër krimit. Nuk priten radhët në luftë kundër krimit dhe veprimeve agresive e banditeske. Terrorizmi luftohet dhe ndalohet nga çdo subjekt. Edhe qytetarët e kanë këtë detyrë.

-Rendi dhe siguria në Kosovë është në kompetencën e organeve të shtetit te Kosovës. Të tri subjektet e sigurisë në Kosove, Policia e Kosovës, Policia e EULEX dhe KFOR-i, kanë për detyrë ruajtjen e rendit. Policia e Kosovës mbanë përgjegjësinë kryesore.

Çdo vepër e ndaluar luftohet. Kështu është edhe reagimi për sulmet serbe ndaj gazetarëve të Kosovës. Mirëpo, çështja nuk është te reagimi, por te puna për të sunduar ligji dhe për siguruar jetën e personelit zyrtare dhe të tërë qytetarëve në vend. Veprimet e bandave kriminale serbe kundër gazetarëve të Kosovës janë vepra të rënda penale. Cilido organ, policia e vendit a EULEX, KFOR etj , janë të detyruar për të intervenuar kur ndodhet rreziku për jetë, siç ishte sulmi kriminal ndaj gazetarëve. Mos intervenimi është papërgjegjësi. Cili organ ishte prezent në vendin e ngjarjes mbanë edhe përgjegjësi për rastin që ndodhi. Nuk mundet askush nga organet e sigurisë në Kosove të ikin nga përgjegjësia për rend dhe siguri. Pra, nuk ka reagues të parë dhe as të dytë a të tretë.

Përgjegjës i parë është forca e atij subjekti që është në vendin e ngjarjes. Intervenohet dhe nuk pritet reagimi me shkrim, për përgjegjësi. Jo. Krimi duhet të ndalet. E kush e merr përgjegjësinë për intervenim, nuk ka rendësi. E rëndësishme është lufta kundër krimit. Nuk priten radhët në luftë kundër krimit dhe veprimeve agresive e banditeske. Terrorizmi luftohet dhe ndalohet nga çdo subjekt.

Edhe qytetarët e kanë këtë detyrë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".