Skenari i Vidovdanit serb, a po e përgatit Vuçiq ndarjen e Kosovës?

Skenari i Vidovdanit serb, a po e përgatit Vuçiq ndarjen e Kosovës?
Skenari i Vidovdanit serb, a po e përgatit Vuçiq ndarjen e Kosovës?

Agim Bajrami

  • 22 June 2023 - 15:41

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Vidovdani serb i paralajmëruar nga Vuçiqi serb, është sfidë apo luftë në mes Kosovës dhe Serbisë , apo shqiptarëve dhe serbëve. Në këtë valle ruso serbe të bie bashkësia ndërkombëtare, në skenarin e tyre që kanë zgjedhur aktorët e luftës ,Vuqiçin serb dhe Putini rus, për urbanizimin e Ballkanit dhe hapjen e luftës së sërishëm në Ballkanin, përmes shqiptarëve dhe serbëve.

 

Siç e paralajmëroi presidenti i Serbisë Vuqiq ,VIDOVDANIN e tyre me ' 28 qershor' , i cili festohet si betejë e humbur ndaj perandorisë otomane, apo siç thonë ' rrenat serbe' mbrojtja e krishterimit evropian , nga 'kryqëzatat islame'. Me këtë betejë të humbur e në të cilën kanë marr pjesë shqiptarë dhe popull tjerë ballkanas dhe tani të falsifikuar nga historianët dhe politika serbe, që nuk ka asgjë të bëjë me mbrojtjen e serbëve të kulturës krishtere , kur dihet fakti se krishtetizmi në trojet shqiptare është mbrojtur nga heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu , shif faktet e dokumentuara nga arkivat e Vatikanit, por politika serbe dëshiron edhe sot përmes projekteve hegjemoniste serbe dhe ruse përmes të zbatuar nga lidershipi intelektual dhe politik serb, dhe tani presidenti Vuqiç kur i urdhëron grupet e saja paramilitare, dhe minoritetin e saj serb në Kosovë , dhe të shpallin ' veriun e Kosovës' të pavarur, duke e vënë bashkësinë ndërkombëtare para aktit të kryer, dhe të mund shndërroj Kosovën ne Qipro apo Palestinë, nën pretekstin , se 'serbët kosovarë krishterë' janë të rrezikuar nga "shumica myslimane shqiptare" ,gjë që kjo nuk qëndron kur dihen faktet se qytetarët serb kosovarë, janë të privilegjuar nga korniza ligjore e Kosovës dhe praktika e realizimit të te drejtave të tyre si komuniteti pakicë në Kosovë. Por Serbia, në të vërtet dëshiron shtrirjen e territoreve të saj mbi trojet shqiptare, siç edhe është themeluar në këto troje vetë 'kombi fetar ortodoks serb' mbi themelet e kulturës dhe origjinës shqiptare. 'Vidovdani serb' i paralajmëruar nga Vuçiqi serb, është sfidë apo luftë në mes Kosovës dhe Serbisë , apo shqiptarëve dhe serbëve. Në këtë valle ruso serbe të bie bashkësia ndërkombëtare, në skenarin e tyre që kanë zgjedhur aktorët e luftës ,Vuqiçin serb dhe Putini rus, për urbanizimin e Ballkanit dhe hapjen e luftës së sërishëm në Ballkanin, përmes shqiptarëve dhe serbëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".