Intervenimi i shtetit të Kosovës në Veri, është intervenim ndalimin e projektit famëkeq të ndarjes, shtrirjen e rendit e ligjit për integrim

Intervenimi i shtetit të Kosovës në Veri, është intervenim ndalimin e projektit famëkeq të ndarjes, shtrirjen e rendit e ligjit për integrim
Intervenimi i shtetit të Kosovës në Veri, është intervenim ndalimin e projektit famëkeq të ndarjes, shtrirjen e rendit e ligjit për integrim

Dr. Hysni Aliu

  • 23 June 2023 - 07:37

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Shumica e popullit janë me Z Kurtin, përjashto këtu një pjesë e atyre që ju ka ndal rrjedhja në qeshmen e hajnisë. Po dua të them që Kosova në 3 vite 2 herë ndali një tendence për ndarje të territoreve në bazë të etnisë, që e cila ishte një shembull perfekt për tu shfrytëzuar nga nacionalistët kudo në Evropë e botë. Si në shumë beteja të tjera, z Kurti së bashku me presidenten Osmani, besoj që do ta nxjerrin Kosovën fituese edhe pse mundë të ju kushtoj me karrierën e tyre politike. Evropa dhe SHBA sot po mbrohet në veriun e Kosovës, pa marrë parasysh deklarimeve të ndryshme të zyrtarëve ta caktuar perëndimor.

Në arenën ndërkombëtare dhe në Kosovë fatkeqësisht ka shumë dilema dhe dyshime në lidhje me veprimet e shtetit të Kosovës në veri, për shtrirjen e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë, në mënyrë që shteti i Kosovës të jetë i gatshëm për integrim në BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Një shtet gjysmak, askush nuk do donte ta inkorporonte në strukturat e veta. Fatkeqësisht, hapat konkret për shtrirjen e shtetit në gjithë territorin e Kosovës, kanë nxit reagime të grupeve të ndryshme të interesit jashtë dhe brenda. Intervenimi i shtetit të Kosovës në veri, ishte ndalje e planit për ndarjen e Kosovës. Atë botë kur ish presidenti Trump, përkrahte ndarjen dhe kur z. Thaçi u kthye nga Vjena pas akuzës fatkeqe nga gjykata speciale, gjë e cila fundosi planet për ndarje, kësaj here intervenimi i shtetit tonë në veri ishte fundosja e dytë që ju bë ati plani që fshehtë u riaktivizua nga disa diplomat qe besoj që bota sillet rreth tyre edhe kur punojnë në dëm të shtetit apo unionit që përfaqësojnë.

Se këndejmi, unë besoj fortësisht që, ashtu siq ishin fuqitë e mëdha prapa daljes se copëtimit të Kosovës në kohën e Thaçit të njëjtat shtete qëndrojnë prapa intervenimit të shtetit tonë tani jo duke kthyer presidentin tanë pore duke përkrahur kryeministrin që të bën hapa të guximshëm që rrezikojnë ose përmbysin karrierën e ti politike, pore që shpëtojnë vendin e ti nga copëtimi. Herën e kaluat ishte z. Haradinaj ai që se bashku me Kurtin penguan copëtimin e Kosovës duke i treguar vendin Mogerinit e Grenellit, kurse tani fatkeqësisht i vetmuar nga krerët tjerë të politikës Kosovare ka mbetur z. Albin Kurti. Në realitet, nuk është i vetëm, sepse ka mbrapa botën demokratike pore veçanërisht njerëzit largpamës të shtetit tonë. Shumica e popullit janë me Z Kurtin, përjashto këtu një pjesë e atyre që ju ka ndal rrjedhja në qeshmen e hajnisë. Po dua të them që Kosova në 3 vite 2 herë ndali një tendence për ndarje të territoreve në bazë të etnisë, që e cila ishte një shembull perfekt për tu shfrytëzuar nga nacionalistët kudo në Evropë e botë. Si në shumë beteja të tjera, z Kurti së bashku me presidenten Osmani, besoj që do ta nxjerrin Kosovën fituese edhe pse mundë të ju kushtoj me karrierën e tyre politike. Evropa dhe SHBA sot po mbrohet në veriun e Kosovës, pa marrë parasysh deklarimeve të ndryshme të zyrtarëve ta caktuar perëndimor.

Tani më rreziku më i madh i kërcënohet Bosnjës e Hercegovinës, sepse sipas mendimi tim, humbja e Veriut të Kosovës nga Serbia, do të aktivizon automatikisht planin e vjetër serb për copëtimin e Bosnjës, dhe kjo është ajo për të cilën po flasin ndërmjetësuesit ndërkombëtare kur po i përsëritin fjalët e Vuçiqit se po rrezikohet një konflikt rajonal.

Unë e ftoj qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani, të vazhdojnë rrugën që e kanë filluar, duke ju zbuluar të bërat e ndërmjetësuesve dhe premtimet e kota nga BE.

E ftoj udhëheqësin e shtetit tonë, që edhe BE-së edhe SHBA-së të ju tregojnë që ju jeni nëna dhe babai ynë, për të cilët mundemi edhe të flijohemi nëse është nevoja, por si një fëmijë i pjekur, Kosova nuk mundet më tutje të jetë shtet i cenuar, i kërcënuar, i nënshtruar dhe pa besim e vetëbesim, pa dinjitet e identitet. Unë e ftoj qeverinë Kosovës që të bëjë një plan për implementimin e marrëveshjes së Ohrit në mënyrë tri laterale Kosovë-BE-SHBA. Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Në vend që sekuencimin që duhet ta bënë me Serbinë për gjërat që janë marr vesh në Ohër dhe zbatimin e tyre Qeveria e Kosovës këte plan zbatimi duhet ta bëjnë me BE dhe SHBA të, të cilët me shkrim po futeshin garant zbatimit të çdo pikë të asaj marrëveshje, ku shtrirja e rendit e ligjit do përkrahje pikërisht nga BE, SHBA, pastaj integrimi në KE, Interpol, NATO, BE dhe OKB. Një marrëveshje e tillë do ja mbillte edhe gojën Serbisë edhe rrugën për të penguar proceset për të cilat janë marr vesh.

Do të mbetej pastaj në duart e BE-së se detyrimi i Serbisë për të mos i dalë pengesë Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe zbatimi i obligimeve që Serbia ka marr nga marrëveshja e Ohrit. Këto kushtëzime do bëheshin nëpërmes ndërprerjes se procesit te integrimit dhe fondeve të caktuara zhvillimore.

Kjo do ta shpëtonte Kosovën pa konflikt dhe pa ndarje. Variantet tjera janë shumë të rrezikshme dhe të dëmshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".