Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, duke mos lejuar ndjekjen e kriminelëve të luftës, të hetuar e të dëshmuar me fakte

Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, duke mos lejuar ndjekjen e kriminelëve të luftës, të hetuar e të dëshmuar me fakte
Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, duke mos lejuar ndjekjen e kriminelëve të luftës, të hetuar e të dëshmuar me fakte

Gani Qarri

  • 24 June 2023 - 08:03

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Arrestimet e vonuara të kriminelëve serb, të dyshuar qysh para më se një çerek shekulli për krime lufte ndaj popullsisë së pambrojtur civile shqiptare, flasin botërisht se sa i dëmshëm ishte ndikimi i politikës së shantazhuar dhe skajshmërishtë të inkriminuar të ish udhëheqësve shqipfolës, të cilët për çefet e tyre personale, kanë harruar përjetimet e popullsisë civile, duke bllokuar për mese 23 vite, tërësisht hetimet dhe arrestimin e kriminelëve serb të luftës, madje edhe të atyre që tash e mbi dy dekada, jetonin në Kosovë.

- Pengimi i zhvillimit të hetimeve të serbëve të dyshimtë për krime lufte, pavarësisht posedimit të dëshmive të bollshme, vetëm për shkak të interesave kontrabandiste, përfitimeve ekonomike dhe arsyet personale të politikanëve të inkriminuar shqipfolës, tash e mbi dy dekada, ka pamundësuar arrestimin dhe gjykimin e kriminelëve serb, të cilët kanë marrë pjesë në gjenocid, masakra dhe krime lufte kundër shqiptarëve të pambrojtur! Vetëm pas ndryshimeve politike dhe ardhjes së Qeverisë Kurti-2 në pushtet, pasi të parën e rrëzuan me ndihmën e sharlatanit Richard Grenell dhe emisarit të kriminelit Vuçiq në Kosovë, si Goran Rakiq, i ngarkuar nga Serbia për acarimin e gjendjes dhe shkaktimin e trazirave në veri të vendit tonë, filloi për herë të par, hetimi serioz dhe arrestimi i kriminelëve nga radhët e komunitetit serb të Kosovës, të angazhuar vullnetarisht në radhët e forcave okupuese ushtarako policore të Serbisë fashiste, nën udhëheqjen e kasapit të Ballkanit, kriminelit Millosheviq. Kështu që arrestimi i kriminelëve serb, po bëhet vetëm në dy vitet e fundit nga Policia e Kosovës, bazuar në faktet të cilat po vërtetohen, nga gjykimet në rastet e deritashme, të argumentuara në mënyrë autentike se pikërisht ata kanë qenë figurat kyçe që u kanë prirë vullnetarisht edhe formacioneve kriminale, madje duke pasur rol special në komandimin, ushtrimin e krimit dhe të dhunimit brutal të popullatës civile, përfshi arrestimin dhe ndalimin e shqiptarëve të pambrojtur nëpër burgje si dhe maltretimin dhe masakrimin e tyre! Për aq më tepër, rasti i arrestimit të fundit në Komunën e Graqanicës, flet për kriminelët e fjetur dhe ngjall jo vetëm dyshime por edhe frikë, që dokumenton plotësisht argumentin e mos veprimit, të qeverive të më-parme për hetimin dhe arrestimin e kriminelëve të njohur, që nga koha e luftës së viteve 1998-1999. Udhëheqësit e inkriminuar shtetëror qëllimisht kanë lejuar të kalojnë mese 24 vjet nga përfundimi i luftës, dhe 15 tjera pas shpalljes së pavarësisë, që institucioneve të drejtësisë, vetëm pas rrëzimit të tyre nga pushteti, tu zgjidhen duart e lidhura nga politika e shantazhuar, dhe për herë të parë, të fillojnë të merren më seriozisht me hetimin e krimeve dhe arrestimin e kriminelëve kaherë të njohur e të identifikuar të cilët ishin pjesë e formacioneve ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë okupatore që kanë kryer gjenocid dhe krimet më të rënda ndaj shqiptarëve. Prandaj dhe nuk është rastësi, që pas 24 vitesh pritjeje, Policia e Kosovës përfundimisht të njoftoi se vetëm të mërkurën ka arrestuar në Graçanicë, Dragisha Milenkoviqin, një serb i dyshuar se gjatë kohës së luftës ka kryer krime kundër popullsisë civile. Por të mësuar që për gati një çerek shekulli, të mos i trazojë askush, për krimet që kanë kryer kundër popullsisë së pambrojtur civile shqiptare, çuditërisht pas arrestimit të tij, disa serbë "lokal" nuk hezituan ta bllokonin rrugën Prishtinë Gjilan, në Graçanicë. Akt që dëshmon se sa rëndë e ka dëmtuar deri më tash, procesin e hetimit, zbulimit dhe arrestimit të kriminelëve serb të luftës, ndërhyrja e politikës së kriminalizuar, në drejtësi, duke bllokuar qëllimisht, arrestimin meritor të autorëve të krimit. Kur dihet mirëfilli, se një pjesë e madhe e popullatës civile serbe në Kosovë ishin të mobilizuar vullnetarisht në formacionet ushtarake e policore të Serbisë okupatore, dhe të cilët njihen mirë edhe sot, se me vet dëshirë e madje edhe me krenari, kanë bartur flamurin e përndjekjes dhe kryerjes së akteve më të rënda të krimit ndaj fqinjëve dhe bashkëqytetarëve të pambrojtur shqiptar të cilët me dekada kanë bashkëjetuar, të pa trazuar asnjëherë, pranë tyre. Por që politika e regjimit okupator serb i ktheu ata në instrument të vetin për të përndjekur popullatën e pafajshme civile, duke djegur e masakruar sistematikisht shqiptarët e pambrojtur, prandaj mos ndjekja e dirigjuar nga politika tradhtare shqipfolëse, për një kohë kaq të gjatë të kriminelëve serb, nga institucionet e drejtësisë së Kosovës ka ndikuar që shumë fakte e dëshmi të zbehen, e të vdesin edhe dëshmitarët. Krejt kjo ka bërë që edhe vet pozita e viktimës, të zbehet e dobësohet rrënjësisht përballë drejtësisë së pa aktivizuar për veprim tash e mese 24 vite, nga politikanë matrapaz e kolaboracionist dhe të shitur e tradhtar, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte plaçkitja e Kosovës dhe bashkëpunimi me bandat kriminale serbe, të Milan Radojçiqit, në veri të vendit, të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiqi. Kështu që, mosveprimin e habitshëm ligjor të mese një çerek shekulli, të drejtësisë së kapur, nga politika e shitur dhe e shantazhuar, si dhe hetimet dhe arrestimin e vonuar të personave të dyshimtë për krimet lufte, sot po e keqpërdorë edhe Serbia për presion kundër Kosovës. Madje, përveç kriminelit Vuçiq që arrestimin e kriminelëve serb të luftës, po e quan dhunë ndaj qytetarëve serb, kjo monedhë mashtruese po përdoret edhe nga faktori ndërkombëtar për tu arsyetuar para botes, se sata janë këtu, për ti mbrojtur serbët e rrezikuar, e që në fakt, në Kosovë, asnjë serb nuk është i rrezikuar, por janë kriminelët e luftës, ata të cilët edhe pse me vonesë, duhet të arrestohen dhe përgjigjen para drejtësisë, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pambrojtur, gjë që është obligim ligjor i çdo drejtësie dhe shteti ligjor, kudo në botë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".