Opozita destruktive dhe e pa pjekur në Kosovë!...

Opozita destruktive dhe e pa pjekur në Kosovë!...
Opozita destruktive dhe e pa pjekur në Kosovë!...

Ismail Muçiqi

  • 24 June 2023 - 16:34

shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi

Bojkotimi ndaj Presidentës së Kosovës nga ana  e partive opozitare PDK dhe LDK tregon fytyrën e vërtetë të strukturave partiake dhe liderëve të këtyre partive të cilat për qdo ditë po e zbehin imazhin dhe misionin e tyre karshi shtetit. Mos uniteti në skenën politike të Kosovës po rrjedh në vazhdimësi qysh moti. E kjo po ndodh kur Siguria Globale po rrezikohet në të gjitha kontinentet e Planetit. Kosova dhe rajoni i Ballkanit tani është shndërruar në poligon në të cilën po rrezikohet paqja dhe siguria nga ana e hegjemonisë të shtetit serbë dhe aleatit Rusinë. Derisa serbët në veri dhe në jug po protestojnë duke e sfiduar Shtetin e Kosovës për interesat e tyre gjeopolitike (për ta krijuar botën serbe) partitë politike në Kosovë po vazhdojnë me përqarje, urrejtje, deri në hasmëri duke keqpërdorur elektoratin dhe votën e popullit.

Është e dhimbshme dhe e mjerueshme në këtë kohë të krizës politike mos tu përgjigjesh institucioneve të shtetit pavarësisht kush qëndron në këtë moment në krye të vendit. Këtë gjendje e dëshirojnë vetëm armiqtë e Kosovës (vetëm serbia). Nuk më befason veprimi i liderëve të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të cilët po tregojnë se janë të pa pjekur dhe të pa përgatitur për të udhëhequr me partitë që ju takojnë. Dikur Lidhja Demokratike krenohej me politikën e saj në shtet ndërtimin e Kosovës, në zhvillimin  e demokracisë së brendshme në kultivimin e tolerancës dhe zhvillimit të raporteve në shtetet mike dhe demokratike të Botës. Tani kjo parti shihet se është larg filozofisë të ish Presidentit historik dr. ibrahim Rugova.

Të njëjtën rrugë të bojkotit dhe mos unitetit po e vazhdon edhe Partia Demokratike në krye me kreun e saj i cili po dëshmohet se është larg standartit të profilit të personalitetit për tu përballur me sfidat e kohës. Si nuk u vjen turp liderëve partiak ta bojkotojnë Presidenten e Republikës së Kosovës?!. Në këtë kohë kur të gjitha shtetet dhe popujt po mundohen ta gjejnë rrugën për të ardhmen e tyre. Në fund po theksojmë se me këtë njerëz dhe me këto parti vështirë se mund të ndërtohet e ardhmja e popullit të Kosovës.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".