Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri hapi i parë gjigant për shtensionimin e situatës

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri hapi i parë gjigant për shtensionimin e situatës
Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri hapi i parë gjigant për shtensionimin e situatës

Blerim Burjani

  • 25 June 2023 - 08:43

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Duhet të caktohet një afat që brenda 6 muajve apo të caktohet data e zgjedhjeve nga ana e presidentes, këtu do të jetë rrugëdalja e parë dhe faza e parë shtensionimit. Pra gjithçka duhet të zhvillohet vetëm duke u bazuar në ligjet ekzistuese në Kosovë. Në zgjidhjet modeluese gjithmonë duhet të ketë zgjidhje .

 

Takimi i 22 Qershorit Borel, Kurti dhe Vuçiq, është përpjekje për të gjetur hapat më serioz shtensionues të situatës. Ende kërkohet mund dhe seriozitet deri te shtensionimi. Rrugëdalja duhet të gjendet , nuk ka alternativë zgjidhja. Konflikti apo rikonfigurimi i konfliktit nuk është zgjidhje. Pra modalitetet duhet të hulumtohen me seriozitet dhe të pasqyrohen në terren si lëvizje për zgjidhje të problemit. Dialogu dihet se nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë. Pra dikush duhet të lëshoj pe. Edhe nëse lëshon pe, dëmet duhet të jenë sa më të vogla, për shembull mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. Duhet të caktohet një afat që brenda 6 muajve apo të caktohet data e zgjedhjeve nga ana e presidentes, këtu do të jetë rrugëdalja e parë dhe faza e parë shtensionimit. Pra gjithçka duhet të zhvillohet vetëm duke u bazuar në ligjet ekzistuese në Kosovë. Në zgjidhjet modeluese gjithmonë duhet të ketë zgjidhje . Kjo është analiza profesionale e krizave. Që një krizë të shuhet ka disa faza dhe nën faza. Ka faza sinjifikante që flasin për zgjidhjet. Duhet të pranohen fazat apo edhe nën fazat shtensionuese , hapa pas hapi , por kur është emergjente duhet të shtensionuar me hapa gjigantë, së paku një hap i madh gjigant përpara drejtë shtensionimit duhet të ndodhë sa më parë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".