Tash pezullohet turpshëm 'OPEN BALKAN' i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit serb Vuçiq, nga vetë kuislingu Rama!

Tash pezullohet turpshëm 'OPEN BALKAN' i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit serb Vuçiq, nga vetë kuislingu Rama!
Tash pezullohet turpshëm 'OPEN BALKAN' i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit serb Vuçiq, nga vetë kuislingu Rama!

Agim Bajrami

  • 25 June 2023 - 08:49

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Shqipëria, në politikën e marrëdhënieve ndërkombëtare në vazhdimësi, ndjek politika të saja servile ndaj shteteve që Shqipëria i konsideron të rëndësisë së interesave të saja, por thuajse përgjithësisht, në dëm të interesave të Kosovës dhe popullit të saj shqiptarë. Kur Moska zyrtare, përmes aleatit të saj, të Serbisë së vogël ballkanike, por vasale e Rusisë ortodokse, lansoj, 'projektin e botës ruso-serbe' të "Open Ballkanit" , si projekt i mini Jugosllavisë me dominim serb, por tanimë , pa Kroacinë dhe Slloveninë, pa Bosnjën dhe Hercegovinë e Malin e Zi ,me kundërshtimin e ashpër të Kosovës ndaj projektit të "Open Balkanit" , e me anëtarësimin e Shqipërisë, dhe nga kuslingët të politikës shqiptare, luhej lojë e dëmshme për Kosovën, dhe rajonin e Ballkanit në përgjithësi të cilët ende mbajnë plagët e hapura nga luftërat të vilat i shkaktoj Serbia ortodokse sllave , kur hegjomonia serbe po mbështetët nga kuislingët shqiptarë për forcimin e dominimit të hegjemonisë serbe në rajonin e ballkanit. Kur shumica fuqive evropiane , dhe ShBA-ve, në heshtje apo haptas e kundërshtonin "Open Ballkanin" nga edhe Gjermania , iniciojë "projektin e Berlinit" për tregun e përbashkët të Evropës jug-lindore për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Shqipëria politike, edhe historikisht në kthesat e rëndësishme të zhvillimeve historike të rajonit tonë ka bërë në vazhdimësi, ' politikë vasale' ndaj projekteve sllave ,shiko luftën e dytë botërore në aleancë partizanët jugosllavë dhe drejtues të luftës në Shqipëri , gjatë viteve të 90 deri në çlirimin e saj pengues të ekzistencës okupuese serbe duke ua hjek embargon e caktuar nga bashkësia ndërkombëtare Serbisë për dhunën r ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë, e për gjatë fazave pas 99 të shtet ndërtimit , dhe konsolidimit të demokracisë në Kosovë, Shqipëria dhe lidershipi i saj politik ka luajtur rolin negativ, në dëm të interesave dhe ekzistencës së Kosovës dhe shqiptarëve , sikur edhe rasti i fundit kur Kosova , po përballet me rezistencën e saj sublime , ndaj projektit ruso-serb për veriun e Kosovës,Shqipëria dhe lidershipi i saj politik hesht , apo në mënyrë dinake, mbështet agresionin serbo-rus, kundër integritetit territorial të shtetit të Kosovës. Edhe gjatë viteve të 97 dhe më herët lidershipi politik i Shqipërisë të asaj kohe, pengonin djemtë dhe vajzat ,të cilët organizoheshin, për ti dal në ndihmë popullit shqiptarë në Kosovë, i cili masakrohej nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare , dhe grupe tjera terroriste serbe,ku gjatë asaj kohe, u burgosën Zahir Pajaziti e Adem Jashari , e shumë të tjerë u vranë e u burgosën. Shqipëria, në vazhdimësi me politikën e saj dinake,rreshtohet në krah të Kosovës , kur merr direktiva nga fuqitë e mëdha, apo kur rrezikohet vetë ekzistenca e saj. Pezullimi i "Open Ballkanit" nga krerët shtetëror të Shqipërisë kuislinge,në shërbim të interesave sllave/ruso-serbe ,tanimë është vonë ,dhe kjo tregon vetëm vazhdimësinë e përsëritjes e 'politikës kuislinge ' të Shqipërisë ndaj Serbisë, e në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të saj????

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".