Fatura e krimeve serbe të luftës urgjentisht të kompletohet dhe padia ndërkombëtare për gjenocid të mos vonohet

Fatura e krimeve serbe të luftës urgjentisht të kompletohet dhe padia ndërkombëtare për gjenocid të mos vonohet
Fatura e krimeve serbe të luftës urgjentisht të kompletohet dhe padia ndërkombëtare për gjenocid të mos vonohet

Arsim Aziri

  • 26 June 2023 - 15:14

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Tani më dihet se një nga pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit është edhe tema e krimeve serbe të luftës, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zbulimi, identifikimi dhe kthimi i trupave e mbetjeve mortore në Kosovë, proces që duhet të realizohet me hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dëshmi kjo që automatikisht adreson pa asnjë dilemë edhe peshën ndërkombëtare të përgjegjësisë për krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik. Përmbushja e kësaj pike të marrëveshjes nuk I konvenon Serbisë sepse katërçipërisht zbardhjet dhe dëshmohet pa kontestueshëm krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë, prandaj, kjo mundë të merret si argument plus pastaj për një padi në Gjykatat ndërkombëtare kundër Serbisë për krime lufte.

 

Konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet të jetë vigjilente dhe tejet e kujdesshme në relacion me zhvillimet në veri po ashtu edhe me politikat fashiste të presidentit Vuçiq, i cili me t’u u njohur me kushtet të cilat dalin nga marrëveshja e Ohrit dhe duke e ditur në anën tjetër vështirësinë e implementimit, tenton në mënyrë të pa dinjitetshme të krijojë kushte tjera në terren, vetëm për t’i thyer krejt çështjet. Serbia, veçanërisht kjo politikë, drejtuesi i saj që njëherit është edhe këlyshi i Millosheviqit përpiqet të imponoj strategji krejtësisht kriminale dhe fatkeqësisht të shtyrë edhe nga faktorë të ndryshëm në Prishtinë, vetëm për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë mënyrë për të përfituar akoma pushtet në Serbi, dhe për t’i zgjatë tentativat e saj imperialiste. Serbia, duke gjetur edhe përkrahje ndërkombëtare po rrinë fuqishëm t’i imponoj disa politika fashiste, që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut, dhe që shpërfaqin drejt llojin e skajshëm të fashizmit në Ballkan. Por, fatbardhësisht qe kemi një qeveri si rrallë herë e cila po arrin ta luaj rolin e saj në çdo cep të Kosovës, duke e shtrirë krejt autoritetin kushtetues e ligjorë. Tani më shihet qartë që presidenti serb Aleksandër Vuçiq është duke e përdorë strategjinë e tensionimit të situatës në veri dhe presionin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mjet jo vetëm për ta arritur një qëllim strategjik nacional e politik, por edhe për shpërqendrimin e vëmendjes së qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes eventuale me futjen në agjendë të përgjegjësisë për krimet serbe të luftës, për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur dhe kompensimin e dëmeve, jo vetëm atyre materiale, por edhe morale, që janë viktimat e dhunës seksuale. Tani më dihet se një nga pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit është edhe tema e krimeve serbe të luftës, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zbulimi, identifikimi dhe kthimi i trupave e mbetjeve mortore në Kosovë, proces që duhet të realizohet me hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dëshmi kjo që automatikisht adreson pa asnjë dilemë edhe peshën ndërkombëtare të përgjegjësisë për krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik. Përmbushja e kësaj pike të marrëveshjes nuk I konvenon Serbisë sepse katërçipërisht zbardhjet dhe dëshmohet pa kontestueshëm krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë, prandaj, kjo mundë të merret si argument plus pastaj për një padi në Gjykatat ndërkombëtare kundër Serbisë për krime lufte. Qeverisë së Kosovës kjo taktikë e paramenduar e qeverisë në Beograd duhet ti shërben për të vazhduar akoma më seriozisht dhe urgjentisht, për ta finalizuar faturën e dokumentuar të krimeve të luftës dhe padinë ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar, nga një shtet në krye të të cilit gjendet njeriu kryesor i ish regjimit të Millosheviqit dhe i cili bartë mbi vete edhe sot këtë barrë të trashëguar e të pa pastruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".