Rusia në luftë qytetare dhe Evropa në pritje të madhe për shembjen e alencës serbo ruse

Rusia në luftë qytetare dhe Evropa në pritje të madhe për  shembjen e alencës serbo ruse
Rusia në luftë qytetare dhe Evropa në pritje të madhe për  shembjen e alencës serbo ruse

Skender Mulliqi

  • 27 June 2023 - 11:38

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

 Duket së çdo e drejtë në këtë botë vonon, por në fund edhe triumfon. Invazion ushtarak rus në Ukrainë ka qitë në sipërfaqe egot e sëmura të Putinit në realizimin e idesë utopiste për një Rusi Cariste, apo për bashkimin e të gjitha tokave ku jetojnë rusët. Tjetër. Lufta në Ukrainë shpërfaqi gjithë dobësinë e një superfuqie ushtarake çfarë është konsideruar Rusia. Pushtimi i Ukrainës nga soldateska ushtarake ruse po dështon, dhe ky mos realizim i planeve të diktatorit Putin, edhe I ka shtuar përçarët e mbrëmshme në Rusi. Frontin e luftës më ukrainasit liridashës, I kanë hapur në njërën anë supermilarderi, psikopati dhe krimineli I Grupit paramilitar rus Vagner, Jevegeni Prigozhin, e në anën tjetër është shefi i shtetit , po ashtu një kriminel lufte, Vladimir Putin. Sigurisht së për dy të çmendur nuk rezervohen dy vende, por vetëm një. Mos fitorja ndaj Ukrainës, i ka kthyer këta dy në luftë më njeri- tjetrin dhe ka shumë gjasa që Rusia të përfshihet në luftë qytetare. Ky do të ishte fat I madh për botën demokratike edhe pse viktima mund të janë shumë njerëz të pafajshëm. Ka shumë skenarë së çka do të ndodhë në Rusi.

A do të vazhdon sundimin Putin, apo do të ngjitet në pushtet Prigozhin? Nëse mbetet Putin, shumica në Rusi konsiderojnë së ky do ti hanë për luftë të gjithë fëmijët e vet. Kurse në rast që Prigozhin grabitë pushtetin, më ndonjë skenarë të një lufte qytetare siç po flitet, konsiderohet si vazhdim edhe më i keq i gjendjes në Rusi. Rivaliteti për pushtet ndërmjet Putinit dhe Prigozhinit, mund të copëton serish Rusinë. Kështu e ka puna kur bëhet një luftë e pa drejtë për të shtypur popujt tjerë. Më gjasë sipas rrjedhave të ngjarjeve atje, bota do të shohë dhe përjetojë shkatërrimin përfundimtar të imperializmit rusomadh. Edhe një gjë kur jemi këtu. Në Rusi kemi në fron një psikopat si Putin, dhe kemi një paramilitar të grupit Vagner si Prigozhin, dhe që të dytë kanë mundësi të tërheqin këmbëzën e ndonjë arme bërthamore. Nuk duhet eliminuar edhe një skenar të tillë, e që do të shkatërronte së pari vet Rusinë. Së a është ky konfrontim I vërtetë e që ka shumë mundësi të jetë, apo ndonjë truk i tyre, shumë shpejtë do të merret vesh. Ndoshta do të jetë kjo kthesë historike, e si, dhe në çfarë drejtimi do të shkojë trajektorja mbetet të shihet. E gjithë kjo qorbë e cila po zihet në Rusi, natyrisht së i shkon për shtati Zelenskyt dhe popullit ukrainas .

Sikur mos të ishte rezidenca kaq e fortë e Ukrainës , duke I thënë jo imperializmit rus, bota do të kishte rënë në kohën e Luftës së Ftohtë, apo edhe shumë më keq. Sigurisht së do të ishte gjendja e rëndë që nga Rusia deri të Ballkani . Më rënien  nga pushteti të Vladimir Putinit, do të binin nga pushteti edhe dy mashat e tij në Ballkan, Vuqiq dhe Dodik. Do të binte përfundimisht në ujë ideja e botës serbe në rajon. Do të shpëtonte edhe Mali Zi dhe Bosnja nga ofanziva e politikave ruso serbomëdha . Si Putin e Prigozhin në Rusi e Vuçiq në Serbi, nuk kanë çka të humbin, dhe mund të bëhen të rrezikshëm për paqen në Evropë dhe në botë. Evropa dhe Amerika duhet të bëjnë të pamundurën që të lirohen nga këta psikopatë në Rusi dhe nga psikopatët e tipit të Millosheviqit dhe të Sheshelit në Ballkan, nëse dëshirojnë vërtetë që të arrihet paqja dhe prosperiteti në Evropë. Përkrahja që ende po ia bëjnë Vuçiqit më ideologji të mykura serbe , paraqesin rrezik permanent për një luftë të re , e paqja ndërmjet popujve ballkanikë nëse po mendohet dhe veçanërisht më shqiptarët nuk do të arrihet asnjëherë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".