Veriu i Kosovës qetësohet dhe stabilizohet vetëm vendosjen nën kontroll protektorati nga ana e Amerikës

Veriu i Kosovës qetësohet dhe stabilizohet vetëm vendosjen nën kontroll protektorati nga ana e  Amerikës
Veriu i Kosovës qetësohet dhe stabilizohet vetëm vendosjen nën kontroll protektorati nga ana e  Amerikës

Dardan Grapci

  • 28 June 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

Krejt në fundin e  finales ë dialogut dhe arritje marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dëshirojnë që ta formojnë asociacionin më shumicë serbe në Kosovë, Amerika duhet  dhënë garanci që kjo të ndodhë në mënyrë shumë të saktë, eksplicite, sipas Kushtetutës së Kosovës me garanci dhe ekspertizë  amerikane, që nga asnjë veprim afatgjatë nuk rrezikohet shteti, sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës.

-SHBA-ja duhet të intervenon pa vonesë dhe  urgjentisht, që  ta merr situatën nën kontroll në Veri të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e  Mitrovicës,  si dhe ti bëjë presion Beogradit të kërkoj përgjegjësi edhe nga Beogradi  për policët e rrëmbyer në territorin e Kosovës, pavarësisht se ata janë liruar të mbrohen në liri, kurse aktakuzat që janë ngritur jua pamundësojnë atyre lëvizjen e lirë nëpër serbi.

Për shkak të dështimit të madh në rolin ndërmjetësues nga BE, duhet ta merr përsipër SHBA-ja drejtimin e këtij procesi, dhe  Departamenti Amerikan i Shtetit duhet ta kërkon largimin Borelit, Lajçakut  si dhe Escobarit nga këto bisedime,  duke e ditur që këta të tre, më shumë i kanë bërë dëme Kosovës se sa që i kanë ndihmuar, sepse pavarësisht provokimeve nga Serbia, kanë hezituar për ta zbuluar të vërtetën dhe për ta ndëshkuar Vuçiqin i cili edhe hapur ka vepruar duke kërcënuar. Gjithashtu zgjidhja më e mirë për Kosovën, për një stabilitet afatgjatë në fushën e rendit dhe sigurisë, është që trupat e NATOS- KFORIT, në zonat më problematike të rrezikut të sigurisë, të dominohen e komandohen nga ana e ushtrisë amerikane. 

Dialogu duhet të dinamizohet dhe të  vazhdoj vetëm me përforcim në ndërmjetësim  nga ana  e amerikanëve dhe jo sikur deri më tani me rol kryesor nga BE. Evropianët duhet të kenë vetëm rol vëzhgues, monitorues, e nëse ka nevojë dhe kanë vullnet serioz, edhe rol këshillues. Krejt në fundin e  finales ë dialogut dhe arritje marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dëshirojnë që ta formojnë asociacionin më shumicë serbe në Kosovë, Amerika duhet  dhënë garanci që kjo të ndodhë në mënyrë shumë të saktë, eksplicite, sipas Kushtetutës së Kosovës me garanci dhe ekspertizë  amerikane, që nga asnjë veprim afatgjatë nuk rrezikohet shteti, sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".