Shtensionim dhe deeskalim të situatës pa kushte, Kosova nuk guxon të bëjë aso veprimesh të cilat i thellojnë raportet kundërshtuese me miqtë ndërkombëtar

Shtensionim dhe deeskalim të situatës pa kushte, Kosova nuk guxon të bëjë aso veprimesh të cilat i thellojnë raportet kundërshtuese me miqtë ndërkombëtar
Shtensionim dhe deeskalim të situatës pa kushte, Kosova nuk guxon të bëjë aso veprimesh të cilat i thellojnë raportet kundërshtuese me miqtë ndërkombëtar

Blerim Burjani

  • 29 June 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Edhe pse u liruan policët kosovar të arrestuar, kidnapuar nga grupi ushtarako diversant serb, me ndërhyrje në territorin e Kosovës, sa i përket pritjes për shtensionim dhe deeskalim të situatës, gjendja do të vazhdon të mbetet akoma e njëjtë. Pra nuk mundë të pritet ndonjë progres i shpejtë pozitiv, por gjendja mbetet e njëjte, pavarësisht pse lirimi i policeve është pozitive dhe paraqet diçka pozitive në këtë drejtim, por se dihet që problemet Kosovë -Serbi mbetet i njëjtë, në një atmosferë të luftës së ftohtë politike e diplomatike, pa zgjidhje.

-Janë vetë të dyja palët që po vendosin kushte, e ku ka kushte s’ka zgjidhje. Pra përfundimisht mundë të thuhet se tash për tash s’ka asgjë nga kjo punë. Tash gjendja është më keq sepse edhe Kosova u barazua me Serbinë duke e fajësua njëjtë për mos bashkëpunim dhe mungesë tolerance e mirëkuptimi për arritjen e marrëveshjeve. Kjo gjendje është “meritë” e disa gabimeve të kësaj qeverie dhe kësaj presidenteje. Unë mendoj që Kosova nuk guxon të bëjë aso veprimesh të cilat i thellojnë raportet kundërshtuese me miqtë ndërkombëtar. Mendoj se është koha që të themelohet një lëvizje e re politike në Kosovë për ti hequr nga pushteti të gjithë të shantazhuarit dhe të korruptuarit PDK ,AAK dhe LDK, por nëse vazhdohet me gabime, kjo vlen edhe për VV-në.

Shteti duhet njëherë e përgjithmonë të pastrohet nga politikanët dhe politika shkatërruese, e sidomos nga ajo që bëhen në fushën e politikës së jashtme të Kosovës, ku e kemi problemin e madh të imazhit ndërkombëtar. Kosova duhet pa vonesë të lirohet nga subjektet e panevojshëm politike. Me këto subjekte politike të demoduara e të deformuara populli nuk duhet të vazhdon të merret edhe më tutje. Pra kemi nevojë për një lëvizje reformatore nacionale, për një frymë të re politike në Kosovë, për të ndryshuar gjendjen e katandisur në vend për këto 24 vjet. Papërgjegjësia ndaj shtetit urgjentisht duhet të ndëshkohet, skena politike të reformohet dhe pastrohet

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".