Sanksionet e njëanshme jo serioze dhe në dëm të Kosovës

Sanksionet e njëanshme  jo serioze dhe në dëm të Kosovës
Sanksionet e njëanshme  jo serioze dhe në dëm të Kosovës

Blerim Burjani

  • 02 July 2023 - 17:04

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani 

Duket se një gjendje e status kuos do të vazhdon të mbetet kështu sepse po ju  konvenon të dyja  palëve. Pra është krijuar bindja e thellë që më mirë është të ballafaqohemi me  sanksione se  të themelohet asociacioni që nuk i vyen askujt.

-Vendosja e sanksioneve të një anshme do të ishte masë  shumë e dëmshme për Kosovën. Edhe vendosja e sanksioneve dy palëve më shumë do ta godiste Kosovën se sa Serbinë. Me sanksione nuk do të zgjidhet problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kosova do të goditet rënd nga sanksionet dhe ky do të ishte gabim. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmerr aso veprimesh, që ti shmang gabimet që mundë të prodhojnë sanksione kundër shtetit. 

Deri tash janë bërë gabime,  gabim pas gabimi ka bërë edhe kryeministri  Kurti. Shumë gabime dhe thellë e më thellë po hynë në të tilla. Vetëdijshmi dhe kuptimi i realitetit do të ishte  një hap shumë i mirë për të riparuar gabimet. Asociacion nuk do të ketë sipas Kurtit, dhe ai tash  ka hy thellë në krizë të zgjidhjes së problemit, e mundë të hyj edhe më thellë  që të  të mos detyrohet ta themeloj asociacion. Unë realisht nuk po shoh vullnet veprimi apo vetëdijesimi te asnjëra palë. Duket se një gjendje e status kuos do të vazhdon të mbetet kështu sepse po ju  konvenon të dyja  palëve. Pra është krijuar bindja e thellë që më mirë është të ballafaqohemi me  sanksione se  të themelohet asociacioni që nuk i vyen askujt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".