Flamuri i Kosovës duhet të valon edhe në ato komuna ku aty janë të zgjedhur kryetarët e komunitetit serb

Flamuri i Kosovës duhet të valon edhe në ato komuna ku aty janë të zgjedhur kryetarët e komunitetit serb
Flamuri i Kosovës duhet të valon edhe në ato komuna ku aty janë të zgjedhur kryetarët e komunitetit serb

Dr. Hysni Aliu

  • 03 July 2023 - 07:45

 

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

BE po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të lira në veri, gjë që nga fillimi ka qenë edhe premtim i Qeveris Kurti e presidentes Osmani, por ekziston një problem. Serbia nuk dëshiron zgjedhje ku pranohet shteti i Kosovës në veri, sepse ata e konsideroj atë territor si të okupuar nga Kurti. Pra gjërat kanë një rend. Zgjedhjet duhet të mbahen sipas kushtetutës e ligjeve të Kosovës. Flamuri i Kosovës duhet të valon në ato komuna edhe kur aty janë kryetarët serb. Të gjithë të punësuarit në komuna duhet të pranojnë shtetin e Kosovës në plotni e jo vetëm në mënyrë fiktive siç ka qenë deri më tani, ku kryetarët kanë marr "pagë budallaqe" nga Kosova , ndërsa në zyre kanë mbajtur foton e Putinit.

-Me mendjen time të vetmuar, po mundohem të gjej arsyet e sanksioneve të mundshme të BE-së e kundër Kosovës. Nuk po mundem të gjej arsye që kanë themelin në mbrojtjen e demokracisë, përkundrazi, më shumë me ngjajnë në arsye që sponsorizojnë terrorizmin shtetëror të Serbisë.

Nuk mundem kurrë ta besoj që BE, nga një sponsorizues e mbrojtës i demokracisë në Evropë e botë, mundet të shndërrohet në sponzorizues të terrorizmit. Në një shtet ku është tentuar të shtypet vullneti i shumicës, aty gjithmonë ka shpërthyer dhuna, dhe suksesi i kushdo që të jetë ai, ka qenë inekzistent. Shtypja e vullnetit të shumicës për llogari të pakicës po tentohet të bëhet në Kosove, andaj vështirë që gjërat do të shkojnë mirë. Për mua si një shtetas i BE-së e taksapagues i rregullt, sponsorizimi i terrorizmit nga BE në veri është trishtuese. Nuk mundesh ti kërkosh një shteti ti largoj forcat e veta nga territori i shtetit të vetë, dhe problemi nuk është vetëm ky. BE po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të lira në veri, gjë që nga fillimi ka qenë edhe premtim i Qeveris Kurti e presidentes Osmani, por ekziston një problem. Serbia nuk dëshiron zgjedhje ku pranohet shteti i Kosovës në veri, sepse ata e konsideroj atë territor si të okupuar nga Kurti. Pra gjërat kanë një rend. Zgjedhjet duhet të mbahen sipas kushtetutës e ligjeve të Kosovës. Flamuri i Kosovës duhet të valon në ato komuna edhe kur aty janë kryetarët serb. Të gjithë të punësuarit në komuna duhet të pranojnë shtetin e Kosovës në plotni e jo vetëm në mënyrë fiktive siç ka qenë deri më tani, ku kryetarët kanë marr "pagë budallaqe" nga Kosova , ndërsa në zyre kanë mbajtur foton e Putinit. Kryetaret e komunave duhet të jenë të gatshëm të presin përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, duke filluar nga kryeministri e më poshtë pore edhe kryetari i shtetit, ashtu siç ndodhë në komunat tjera të Kosovës. Ata nuk munden të janë kryetar që thonë se kryetari ynë është Vuçiq ndërsa kryetarin e shtetit në të cilin votohen dhe zgjidhen për kryetar e konsiderojnë armik. Unë po e pyeti BE-në, se çka do të ndodhë nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqje, mbahen zgjedhjet e reja, zgjidhen kryetarët e ri të Vuçiqit, që veriun e konsiderojnë territor të okupuar, çka do të ndodhë kur ata heqin flamurin e Kosovës nga ndërtesat atje, nuk bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës etj, si do vepron atëherë qeveria e Kosovës, a do pranon përdhosjen e flamurit e me të edhe të shtetit, a do pranon qeveria e Kosovës foton e Putinit në objekte komunale apo punëtorët e strukturave paralele në komunë, ku do qon intervenimi i sërishëm e njësive speciale në këto komuna në pengim të kundërligjshmërisë dhe paralelizmit të Serbisë, a do hidhet në baltë kjo që u arrit deri më tani dhe ajo që do arrihej nga zgjedhjet serish fiktive në veri? A ekziston ndonjë plan sekret që në mënyrën më të lehtë ti vendoset sanksionet Serbisë, së pari ti vendosen Kosovës, kështu do ishte më lehtë arsyetimi i tyre, bajagi ne jemi të drejtë, pra ja pra Kosovës i vendosëm sanksione e tash edhe Serbisë po detyrohemi, edhe pse nuk deshëm. Përse Kosova sërish duhet të paguaj një çmim në mënyrë që Serbisë ti vendasen sanksione më vonë? Ky është vetëm konspiracion, por nuk ekziston ndonjë logjikë tjetër që i sqaron këto veprime patologjike të BE-së. Ju e dini mirë qe Kosova nuk është shtet që thyhet në sanksione, sepse është vend i varfër dhe jeton nga paraja e diasporës. E vetmja gjë që sanksionet mundë të arrijnë në Kosovë sikurse edhe në vendet e tjera të varfra është stimulimi i urrejtjes, e cila pastaj është stimuluese e terrorizmit, pra ju po i hapni rrugë islamit radikal në Kosovë. Pra ju po mbillni një farë të terrorizmit në Ballkan, aty ku kurrë s’ ka ekzistuar. Ne si Evropë e perëndim në përgjithësi, nuk guxojmë të bëjmë veprime të tilla që lënë pasoja të rënda në të ardhmen, andaj prekni mendjes, mos veproni si Putini, që duke besuar që është i fortë e do ta pushtonte Ukrainën për tri ditë, e futi veten e shtetin e vetë në luftë vetë shkatërruese. Të njëjtën jeni duke bërë ju, sepse Putini mbrojti terrorizmin në Dombas, ndërsa ju po mbroni terrorizmin e Radojqiqit në veri të Kosovës duke besuar që jeni të forte dhe e shtypni Kosovën për tri komuna të veriut. Nuk ja dua Evropës fatin e Rusisë, ndër të tjerat sepse edhe vetë jam pjesë e këtij civilizimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".