Udhëkryqet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, tash ose kurrë përkrahje nga SHBA, Anglia dhe Gjermania

Udhëkryqet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, tash ose kurrë përkrahje nga SHBA, Anglia dhe Gjermania
Udhëkryqet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, tash ose kurrë përkrahje nga SHBA, Anglia dhe Gjermania

Muhamet Kelmendi

  • 04 July 2023 - 07:52

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Dalja nga kjo gjendje ka sakrifica. Megjithatë, me përkrahjen e SHBA-ve, të Anglisë dhe të Gjermanisë, ka rrugëdalje. Këtu mendoj në disa masa: 1. Largimin e policisë speciale nga komunat, duke i zëvendësuar të njëjtit me ushtar të KFOR-it, pa i lejuar që kriminelët e veriut të Kosovës, të udhëhequr nga Serbia të futen brenda. 2. Largimin e kryetarëve nga ndërtesat komunale, duke dal në objekte alternative, 3. Ndërmarrjen e masave ligjore kundër çdo krimineli që ka rënë në kundërshtim me ligjin. 4. Gjetjen e mënyrës për organizimin e zgjedhjeve të reja në këto komuna të veriut....

-BE nëpërmjet z.Borel dhe z.Lajçak ka krijuar qëndrim shumë të gabueshëm për Kosovën dhe pozitiv për shtetin kriminal serb. Mbi këto qëndrim të këtyre dy politikanëve pro-serb po zhvillohet politika nga BE-a. Sipas tyre, e tërë gjendja në veri të Kosovës është shkaktuar nga Qeveria e Kosovës. Askund nuk përmendet fakti relevant, agresioni terrorist serbomadh ndaj Kosovës. Kjo po kalon në BE shkarazi me vërejtje. Këtë e panë edhe shumë deputet të Parlamentit të Evropës.

Disa edhe e kritikuan qasjen e njëanshme të z.Borel dhe sidomos të z.Lajçak. Mirëpo, BE nuk u nda nga qëndrimet e veta. I morën ashtu si ishin kërkesat e z.Borel dhe të z.Lajçak. Këtë mendim e ka edhe administrata e SHBA-ve. Mos përfshirja në Programin e Evropës Digjitale me vlerë 7.5 miliardë euro është një dënim i drejtpërdrejtë i UE-së. Nëse shkon kështu, do të pasojnë edhe masa tjera, të cilat janë edhe më ndëshkuese dhe shumë të rënda për shtetin e Kosovës. Dalja nga kjo gjendje ka sakrifica. Megjithatë, me përkrahjen e SHBA-ve, të Anglisë dhe të Gjermanisë, ka rrugëdalje. Këtu mendoj në disa masa: 1. Largimin e policisë speciale nga komunat, duke i zëvendësuar të njëjtit me ushtar të KFOR-it, pa i lejuar që kriminelët e veriut të Kosovës, të udhëhequr nga Serbia të futen brenda. 2. Largimin e kryetarëve nga ndërtesat komunale, duke dal në objekte alternative, 3. Ndërmarrjen e masave ligjore kundër çdo krimineli që ka rënë në kundërshtim me ligjin. 4. Gjetjen e mënyrës për organizimin e zgjedhjeve të reja në këto komuna të veriut. 5. Ndërlidhjen e këtyre masave me aplikimin urgjent të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Ohrit, si dhe 6. Përpjekjen për të futur në veprim parimin e reciprocitetit në marrëdhënie bilaterale. Tërë këto masa duhet të fillojnë nga Kosova në marrëdhënie të ngushte me SHBA-të. Asnjë veprim pa një koordinim me SHBA-të nuk duhet të merret. Në të kundërtën, vije koha kur katër komunat e veriut vihen nën kontrollin e KFOR-t, duke i nxjerrë me imponim nga komunat policët dhe kryetarët, si dhe Kosova përjashtohet tërësisht nga pushteti në veri. Këtë duhet ndaluar. Është koha kur Kosovës i duhen miq. Nuk lejohet të ecet në rrugën e krijimit të armiqve. Të tillë ka mjafte shteti i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".