A po kuptohet mesazhi i presidentit Clinton, gabimi që duhet përmirësuar?!

A po kuptohet mesazhi i presidentit Clinton, gabimi që duhet përmirësuar?!
A po kuptohet mesazhi i presidentit Clinton, gabimi që duhet përmirësuar?!

Agim Bajrami

  • 05 July 2023 - 07:56

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Presidenti Clinton , jua dha mesazhin politikë bërësve kosovarë, ashtu si unë kohë më parë kërkoja , të mos mbaheshin zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, pa pjesëmarrjen e qytetarëve serb. Tani në ato komuna ,e kemi gjendjen para shpërthimit të konfliktit , dhe pse? Për një gjendje dhe qasje që përdoret për pushtetin e Vuçiqit dhe naivitetin, heroizmin, e krenarinë folklorike të politikës zyrtare të Kosovës. Dhe kush dëmtohet nga kjo situatë,shqiptarët ,serbët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë.

-Këtë situatë të tensionuar në katër 'komunat e veriut' nuk mund askush të arsyeton në kohën e qeverisjes dixhitale , përveç mendësisë shqiptare dhe serbe , e 'kryetarët e zgjedhur' me disa vota, pa pjesëmarrjen e shumicës ,dhe të cilët ngulitën ,të qëndrojnë brenda objektit të komunave, në emër të kësaj apo asaj të drejte , që askush nuk mund ti kuptoj, përveç atyre të cilët i sajojnë këto situata, për diçka që askush nuk përfiton , nga ajo qasje e vetëflijimit me ngujimin brenda në komuna, e që askush, nga shumica e qytetarëve nuk përfiton asgjë dhe nuk donë të hynë aty, dhe nuk kërkojnë shërbime nga kryetarët që thirren në të drejtën e fitores nga votimi i disa personave ,dhe kur e gjithë bashkësia e civilizuar ndërkombëtare, kërkojnë për qasje dhe sjellje të qeverisjes dixhitale, të kohës moderne.Dhe kur edhe kjo nuk kuptohet nga politikë bërësit dhe qeverisja e Kosovës, kur edhe nuk do të donë ti kuptojnë, as mesazhet miqësore, të presidentit Klinton dhe situata do të eskaloj edhe më shumë dhe pasojat do të bien mbi Kosovën dhe qytetarët e saj,pa marr parasysh kënd do ta fajëson lidershipi politik i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".