Qeveria dhe Presidenca të qëndrojnë fuqishëm kundër infiltrimit të Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pastruar atë nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar

Qeveria dhe Presidenca të qëndrojnë fuqishëm kundër infiltrimit të Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pastruar atë nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar
Qeveria dhe Presidenca të qëndrojnë fuqishëm kundër infiltrimit të Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pastruar atë nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 05 July 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Tashmë ka ardhur momenti vendimtar dhe është edhe koha, që pa vonuar, presidentja e Kosovës ta merr vendimin meritor rreth odisejadës së zgjedhje së Kryeprokurorit të shtetit, i cili ka një vit që ka mbetur me ushtrues detyre. KPK-ja, pikërisht njeriun e dështuar dhe më të kontestuar, Blerim Isufaj-në, e kishte përzgjedhur me manipulim dhe katapultuar, kundërligjshëm, si dorë të zgjatur të nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, i cili me urdhër të shefave që e kanë emëruar në krye të Prokurorisë Speciale, vazhdimisht i`a ka bërë avokatinë krimit të organizuar!

-Tanimë pothuajse gjithçka është bërë publike dhe qartësuar, që nga pozicioni i Qeverisë e Presidencës, si dhe i shoqërisë civile, andaj është koha për ta rrëzuar, kandidaturën e Blerim Isufajt dhe rekomanduar shpalljen e një konkurs të ri, të monitoruar sistematikisht dhe nga afër, për të mos lejuar përsëritjen e procedurave skandaloze sikurse ato që ndodhën vitin e kaluar, në KPK! Edhe në paraqitjen e fundit për media, Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar qartë se kandidatura e Blerim Isufaj-t, për kryeprokuror vazhdon të mbetet e papranueshme për Qeverinë e Kosovës.

Për aq më tepër, ajo ka thënë se “Kosovës nuk i duhet një prokuror që e ka bishtin e zënë me derë”, sepse e merr në qafë një popull, duke aluduar te kandidatura e Blerim Isufajt, Kosova ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet profesional dhe që është i guximshëm, kurse sipas Ministres, Blerim Isufaj nuk i ka këto. Z. Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale dhe po kjo prokurori ka kompetencat më të mëdha sa u përket krimeve të luftës, krimit të organizuar, korrupsionit dhe shpëlarjes së parave, por ku jemi sot ne, me këto raste, pasi që siç shihet publikisht, nga PSK, nuk ka vullnet për t’i luftuar peshqit e mëdhenj”, ka thënë Haxhiu. Sikur mos të mjaftonte as kjo, Ministrja Haxhiu ka akuzuar hapur se individë brenda sistemit të drejtësisë po hakmerren edhe ndaj Qeverisë së Kosovës, sepse janë të varur këmbë e krye nga nëntoka, nga ata që i kanë ngulitur me porosi konkrete në ato pozita, ndaj dhe janë të detyruar tu shërbejnë edhe sot, pushteteve të kaluara. Kjo sipas Ministres Haxhiu është edhe arsyeja, se pse opozita “po përpiqet me çdo mënyrë që ti pengojë reformat e Qeverisë”, duke keqpërdorë dhe instrumentalizuar edhe përbërjen dominuese të Gjykatës Kushtetuese në shërbim të krimit të organizuar. “Këtu ka subjekte opozitare që nuk duan të lejojnë që të bëhen reforma në drejtësi, e kjo u vërtetua edhe nga Kushtetuesja, prej nga na erdhën komente të PDK-së që e kontestojnë faktin se një gjyqtar a prokuror mund të largohet nga sistemi nëse nuk mund ta justifikojë pasurinë. Pra ka një përpjekje të vazhdueshme të opozitës e veçanërisht të PDK-së, që t’i ndalojë reformat të cilat i ka nisë Qeveria”, për konfiskimin e pasurisë dhe nëse kam konsideruar dhe besuar se për KPK-në, dhe VETING-un jemi të unifikuar, nga PDK-ja na thonë se ai duhet të mbetet në sistem, gjë që unë mendoj se është gabim, është fatale, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".