Pas “funeralit” të Ballkanit të Hapur, Procesi i Berlinit duhet të gjejë zbatim nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

Pas “funeralit” të Ballkanit të Hapur, Procesi i Berlinit duhet  të gjejë zbatim nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor
Pas “funeralit” të Ballkanit të Hapur, Procesi i Berlinit duhet  të gjejë zbatim nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

Muhamet Kelmendi

  • 06 July 2023 - 19:42

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Procesi i Berlinit ka rendësi të madhe për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Z.Rama deklaroi: "Tash më nuk kemi nevojë për Ballkanin e Hapur(...). Si subjekt ai e kryer detyrën e përcaktuar". Kjo deklaratë tregon se shteti shqiptar më nuk është anëtar i Ballkanit të Hapur. Dhe, më poshtë, tha: "Ne duhet dhe po punojmë për Procesin e Berlinit". Marrëveshjet që u nënshkruan në Berlin, tri sa ishin, de-jure e kanë përmbajtjen e katër marrëveshjeve që u nënshkruan në Ballkanin e Hapur. Kundër deklaratës se z Rama, krimineli i luftës dhe neofashisti imperialiste Aleksandër Vucic, deklaroi: "Nuk besoj se z.Rama ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur" Qëndrimet e kundërta kanë karakter tjetër domethënëse. De-jure: 1. Shqipëria me deklaratën e z.Rama u largua nga Ballkani i Hapur. 2. Krimineli i luftës dhe neoimperialisti racist Vuçiq nuk beson.

Për këtë tha: " Pa biseduar kokë më kokë me z.Rama nuk besoi se ai ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur. Rrjedhimisht vërehet se shteti shqiptar nuk është më anëtar i Ballkanit të Hapur. Ndërsa, deklarata e racistit Vuçiq, mundë të merret si "kërcënim", kur të kemi parasysh se si dhe kush ishin shkaktarët a subjektet fizike që e dërguan z. Rama fillimisht në Beograd dhe si u formua Ballkani i Hapur. Mirëpo, më qarte se deklarata e z.Rama për Ballkanin e Hapur nuk ka ku shkon. E rrezikshme është ndoshta deklarata e kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiq për vetë z. Edi Rama. Nuk është këtu çështja se ky kriminelo-racist nuk beson se z Rama u largua nga Ballkani i Hapur. Përkundrazi. Neoshovenisti Vuçiq ndoshta ka diçka tjetër në posedim. Me atë donë të provokoj z.Rama dhe ta detyroj në tërheqje. Nuk besoj se arrin qëllimin.

Në turneun e z.Rama nëpër 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor tregon se Procesi i Berlinit është i vetmi mekanizëm që i lidhë shtetet e këtij rajoni. Dhe, kjo është diçka shumë pozitive, sepse kështu fiton në peshë Procesi i Berlinit dhe arrihet te disa qëllime: a. Bëhet lëvizja e lirë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor nëpër këto vende. b. Krijohet një lëvizje e lirë e kapitalit nëpër këto shtete. c Bëhen shërbime të lira, jashtë ndikimeve nacionale dhe d. Bëhet qarkullimi i lirë i mallrave nëpër këto shtete. Për këto pikësynime shkon z.Rama në turne. Natyrisht se për Kosovën kanë rëndësi të madhe të arriturat e tilla. Të katër qëllimet nuk po realizohen në mes Kosovës, shtetit serb ( Serbisë) dhe Bosnjës e Hercegovinës. Nënshkrimet u dhanë në Berlin në marrëveshjet nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk po zbatohen. Asnjë pikë e marrëveshjes midis Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk po realizohet. Në këtë anë, ikja nga takimet me z.Rama nuk i shërbejnë sovranitetit të shtetit t Kosovës. Mos takimi vetëm e komplikon edhe më shumë gjendjen në këto anë. Procesi i Berlinit kërkohet të gjej zbatim në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ato janë të arritura të mëdha dhe shumë domethënëse për paqen dhe kooperimin e ndërsjella dhe për zhvillimin ekonomik. Kësaj nuk i thuhet jo. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".