Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!

Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!
Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!

Fadil Maloku

  • 07 July 2023 - 07:53

Shkruan:Sociologu: Fadil Maloku

Nuk është aq problem ardhje-vajtja e Rames, sa është me rëndësi cilësia dhe "porosia" me të cilën ai po vie(?); Them kështu, ngase, Kosova është në një udhëkryq, madje edhe historik!

-Pra, a po vjen si; korrier i Vuçiqit, si turbullues i shantazhuar dhe i kriminalizuar!, si "bedel" i Borrelit e Lajçakut, si intrigant që e shquan natyrën dhe kulturën e tij egoiste, apo si minues e pengues i shtrirjes së sovranitetit të shtetësisë së Kosovës!

Qëndrimi i tij konstant djallëzor e hipokrit ndaj Kosovës, në gjitha këto vite të pasluftës, për mendimin tim sociologjik i ka shkaktuar dëme të pariparueshme çështjes shqiptare, në këto rikonfigurimet e reja gjeostrategjike e gjeopolitike në horizont...!

Është i turpshëm, madje edhe e frikshëm raporti i tanishëm midis një kombi, dy shteteve shqiptare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".