Shteti serb nuk ndalet me përkëdhelie të BE-së dhe të SHBA-ve nga agresioni nacional-terrorist ndaj Kosovës

Shteti serb nuk ndalet me përkëdhelie të BE-së dhe të SHBA-ve nga agresioni nacional-terrorist ndaj Kosovës
Shteti serb nuk ndalet me përkëdhelie të BE-së dhe të SHBA-ve nga agresioni nacional-terrorist ndaj Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 08 July 2023 - 16:38

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

- Midis Kosovës dhe shtetit serb kemi shume marrëveshje. E fundit është Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të këtij viti. Me atë marrëveshje dhe aneks përcaktohen të drejtat dhe detyrat e palëve dhe epet rruga e zgjidhjes se çështjes Kosovë - Serbi. Shikuar këtej nuk ka nevojë për një konferencë tjetër, qoftë e mbyllur, qoftë e hapur. Kjo çështje është mbyllur. Marrëveshja ekziston. Atë duhet zbatuar. BE dhe SHBA-të e kanë këtë. BE dhe SHBA dalin edhe garantues të zbatimit të kësaj. Këtu çalon çështja. BE dhe SHBA-të e dinë se është Serbia subjekti që po ikë nga zbatimit të Marrëveshjes dhe Aneksit Kosovë-Serbi. Dhe, përkundër kësaj, nuk kemi masa dhe mjete që po zbatohen kundër shtetit serb. U futën masat ndaj Kosovës. Ndonëse, shkaktar i gjendjes është pikërisht Serbia. Dhe shumë edhe BE e SHBA. Bojkotimi i zgjedhjeve u bë nga Serbia. Beogradi urdhëroi serbët që të lëshojnë punën nëpër organet e Kosovës dhe po ikë nga zbatimi i marrëveshjes dhe bëri organizimin e grupeve kriminale në veri të Kosovës. Është Serbia që i futi në veprim kriminelët në veri. Me ato masa kriminale u plagosën 40 ushtarë të KFOR-t, u plagosën policë dhe gazetarë të ndryshëm. U bartën armë nga Serbia në Kosove dhe, megjithatë, heshtet nga BE dhe nga SHBA-të. Dihet se SHBA dhe BE po përpiqen të largojnë Beogradin nga Rusia. Kjo është e pamundur. Megjithatë, Serbia po arrin të përfitoj financa nga UE dhe investime nga SHBA-te. U shkua deri atje, sa që në raport me Kosovën, përkrahet shteti serb,qoftë edhe duke toleruar krime terroriste ndaj shtetit të Kosovës. E gjithë kjo, u vazhdua me kërkesa abstrakte ndaj Kosovës. Kërkohet largimi i policisë nga ndërtesat e objekteve komunale në veti dhe të kryetarëve. Kërkohen zgjedhje të reja. E këtu nuk kritikohet dhe nuk merren masa ndaj shtetit serb për aktet kriminale dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 23 prillit. Nuk u kërkua as masa konkrete ndaj shtetit serb për largimin e policëve, gjyqtarëve, kryetareve të komunave dhe të administratës nga puna në katër komunat e veriu të Kosovës. Kërkohet nga Kosova masa konkrete sipas qëndrimeve të BE-së dhe të Uashingtonit e nuk diskutohen shkaktarët e gjendjes dhe veprimet kriminele serb. Ndaj tyre nuk u morën as masa ndëshkuese. Këtu qëndron fakti pse kemi gjendje të rëndë në veri të Kosovës. Këtu është shkaku pse nuk po zbatohen marrëveshjet e bëra nën ndërmjetësimin e BE-së dhe të SHBA-ve në mes Kosovës dhe Serbisë. Pa ndërmarr masa konkrete ndaj Serbisë nuk ndalen kriminelët serb. Nuk zgjidhen çështjet në mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi me përkëdhelie ndaj Beogradit vetëm i shton apetitet neoshovenoimperialiste të Serbisë. Këtej nuk ndalet Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".