Pensionistët e Kosovës të përbuzur nga Qeveria dhe shoqëria!...

Pensionistët e Kosovës të përbuzur nga Qeveria dhe shoqëria!...
Pensionistët e Kosovës të përbuzur nga Qeveria dhe shoqëria!...

Ismail Muçiqi

  • 10 July 2023 - 18:23

Shkruan: Ismail Muqiqi

Turpi më i madh për institucionet e Shtetit të Kosovës që nga Pavarësia ishte jashtë përbuzja e djersës punës dhe veprës të pensionistëve të Kosovës të cilët ishin shtylla kryesore e ndërtimit dhe zhvillimit ekonomiko shoqërorë të vendit. Kjo kategori e shoqërisë Kosovare u dëmtua dhe u përdhos për toke ish pushteti serbë i instaluar në Kosovë. Administrata e serbisë përmes ligjeve diskriminuese i vodhi fondet e kontributeve të pensionistëve të Kosovës të cilat ishin krijuar me kontributet e klases punëtore. Ky problem i varfërojë skajshmërisht pensionistët e Kosovës numëri i të cilëve po zvogëlohet përditë nga vdekjet natyrore.

Është e pajustifikueshme dhe e dhimbshme si Qeveria nuk po e qanë hallin për ti ngritur pensionet të cilat janë minimale dhe qesharake, krahasuar me çmimet e artikujve ushqimorë jetësorë dhe koston e barërave të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e pensionistëve. Një sistem shoqërorë i cili nuk përkujdeset për shëndetin dhe mirëqenien sociale të pensionistëve kontribut dhënës nuk mund të jetë i denjë, i respektuar dhe i vlerësuar në kohën e vlerave demokratike. Përditë dëgjojmë dhe lexojmë për shkuarjen në botën tjetër të njerëzve (pensionistëve) të cilët edhe kështu janë pranë fundit të jetës me plotë halle dhe probleme, të vetmuar dhe të anashkaluar nga shteti shoqëria e ndoshta edhe nga familja.

Është e pafalshme pasiviteti i organizatave nga shoqata e pensionistëve të cilat si duket ekzistojnë vetëm për akomodimin e grupit të interesit, duke i ruajtur raportet me ministrinë apo me institucionet tjera. Andaj është koha e fundit e pritjes, pensionistët e Kosovës duhet lëvizin për tu organizuar me protesta gjithandej qendrave komunale të Republikës së Kosovës. Qdo veprim i tyre për ti kërkuar të drejtat elementare për jetë është nevojë imediate për këta njerëz që shoqëria dhe shteti u ka borgj deri në vdekje. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"