Gjyqësorin dhe prokurorinë e Kosovës i kontrollojnë dhe dirigjojnë nga jashtë kryebanditët e bandave politike

Gjyqësorin dhe prokurorinë e Kosovës i kontrollojnë dhe dirigjojnë  nga jashtë kryebanditët e bandave politike
Gjyqësorin dhe prokurorinë e Kosovës i kontrollojnë dhe dirigjojnë  nga jashtë kryebanditët e bandave politike

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 11 July 2023 - 07:46

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj Zhurjani

Është për të ardhur keq në qoftë se, ka menduar ndonjëherë njeriu i shendosh në tru që sistemi i drejtësisë, ky dikaster nuk është i lidhur me kanalet e nëntokës kriminale. Këtë e them me bindje të plot se nuk është i vetmi rast. Mjerisht ka një bjeshkë rastesh kur në këtë dikaster kanë vepruar jo sipas betimit që kanë dhënë dhe assesi sipas kushtetutës së vendit, por kanë dirigjuar kryebanditët e bandave politike nga jashtë.  Pra, nuk ka vendosur aspak drejtësia por politika.

-Për të hedhur pluhur syve të popullit kinse ka drejtësi në Kosovë, kanë organizuar disa kamera televizive se ku po shkojnë dhe kanë bërë zhurmë kinse e kapen, e burgosën dhe në fund asgjë, a më asgjë, ose e këta dënuar sa për sy e faqe, me kusht, me ndonjë vërejtje, me para sa për një kafe. Mirëpo, nuk është mashtruar populli e ka vërejtur me kohë se është një grup mafio-politik i organizuar shumë mirë dhe më në fund kanë dalë të pa lagur. Përndryshe se si mund ta shpjegoj njeriu jo për ndonjë vepër penale nga jashtë, por kur ndodhin keqpërdorime,hajni,ryshfet pikërisht brenda në këtë dikaster dhe si mundë të arsyetohen veprat e këtyre kapadainjve dhe të mos dënohen.

Me veprimet e këtyre dhe me ndërhyrjet e faqezinjve nga jashtë kanë dalë kinse të pastër dhe në anën tjetër janë arsyetuar se kinse nuk ka prova ose qëllimisht i kanë lënë dosjet nëpër rafte ose nëpër garazhe që i ka mbuluar pluhuri kinse nuk kanë njerëz me bollëk dhe janë të ngarkuar me shumë punë dhe në mungesën e tyre këta janë arsyetuar. Mu për ketë ka humbur besimi në popull dhe nuk ju beson askush. Sipas kësaj dallavere nuk shkohet përpara dhe nuk do kemi sukses sa i përket drejtësisë pa u pastruar rrënjësisht ky dikaster i faqes së zezë të cilët na kanë hedhur faqen e zezë në botën e qytetëruar të drejtësisë. Bandat politike t2 lidhura me kanalet më mafioze të nëntokës kriminale ishin të vetëdijshëm për këtë dhe jo rastësisht e pengonin që të mos futet VETTING-u këtu se përndryshe do zbardheshin të gjitha të zezat e tyre dhe do shkonte zinxhir kjo hallakam, e do zbardheshin të gjitha lidhjet mafioze të nëntokës kriminale. Me besoni se është vështire të shkatërrohen këto banda kriminale sa aq shumë janë të organizuar se po u kap njeri do dilnin në sipërfaqe të gjitha hajnit dhe krimet kriminale të nëntokës të lidhura jo vetëm në Kosovë, por janë të shtrirë në tërë Gadishullin Ballkanik dhe më tej. Ndaj, edhe heshtin ose qëllimisht i hedhin në rastet, kinse nuk ka fakte të mjaftueshme për ti burgosur. Dhe, këto do shiheshin jo vetëm keqpërdorimet, po do zbardheshin se si u bënë super milionerë dhe sa pasuri kanë bërë krejt me hajni dhe haram. Me një shtet ku nuk veproj ligjet sipas Kushtetutës dhe pa ndërhyrje nga jashtë, nuk mund të thuash se ka shtet ligjor, ndaj shteti duhet shtrënguar dhëmbët dhe të gjithë ata të vihen në pranga dhe ti konfiskohet pasuria e të gjithë atyre krye banditëve të bandave politike që kanë futur lemeri në këtë dikaster të kalbur që nuk vepruan sipas ligjeve të vendit, por vepruan sipas ligjeve të bandave kriminale të sojit kolumbian dhe sicilian për interesat e tyre personale dhe jo sipas interesave shtetërore se të mos flasim po them interesat kombëtare. Po nuk e vuri qeveria dorën e hekurt në këtë kupolë, zor se do të behet drejtësia në Kosovë, si i thonë fjalës duhet goditur krimin në kokë dhe jo në bisht sa për sy e faqe. Një gjë e di se kjo do ndodhë por duhet pritur pak së pari, duhet burgosur kryebanditët mafioz qe janë duke vepruar sipas politikes dhe jo sipas zbatimit te ligjit. Do të ketë vonim por jo shpëtim, prandaj këtyre u ka hyr frika në palcë dhe do vije koha që të dalin ato monedha metalike, por dora qe dhuruar nga oligarkët, vjedhjet në polici e shumë e shumë. të tjera raste të tilla, e kam fjalën të lidhura ngushtë kësaj bande me botën e krimit..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".