
Lexoni edhe:
“BE, tigër prej letre”, Gërvalla: Lajçak u përpoq që ta transmetonte si një kritikë ndaj BE-së
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Ultra nacionalistet serb në pushtet, po shfrytëzojnë luftën në Ukrainë dhe diktatorin Putin, për të sforcuar kampanjën politike të shoqëruar më kërcënime më luftë kundër pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiqi sikur po dëshiron më shfrytëzuar rastin duke lidhur luftën në Ukrainë për pushtimin e veriut të Kosovës.
-Shovenisti Vuçiqi po zhvillon dialog më Kosovën më ndërmjetësim të BE-së dhe Amerikës për normalizim të marrëdhënieve , e as Beogradi dhe as Moska nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Këto bisedime janë absurde të vazhdohen nga ana e Kosovës në këto kushte. Një fitore të mundshme te Rusisë në luftë më Ukrainën po shikohet si mundësi e kthimit të Serbisë në Kosovë. Pushteti ultranacionalist serb gjithashtu po mendojnë së sigurt Rusia po triumfon në Ukrainë , dhe pas kësaj t’ia mësyn së bashku Kosovës. Dhe, këtë politikë të hapur ekspansioniste të Rusisë dhe te Serbisë në rajon janë duke I bë shërbim të mirë edhe BE-ja, e cila po i përkrah rebelimet e një pjese të minoritetit serb në veri, për ndarje të Kosovës.
Ata hapur dolën kundër shtrirjes të sovranitetit të pushtetit të Kosovës në këtë pjesë të vendit, thua së nuk jemi shtet sovran dhe i pa varur. T huhet së nga invazioni i Putinit në Ukrainë në Serbi kanë ardhur hiq më pak së 200 mijë rus, të cilët në të ardhmen mund të paraqesin rrezik serioz për paqen edhe ashtu shumë të brishte në rajon. Serbia e mbrapshtë po shndërrohet në Rusi të vogël në Ballkan. Këtij ekspasionizmi të rrezikshëm pak janë duke I dalë para bota perëndimore. Po lihet përshtypja sikur po kanë frikë nga diktatori Putin I cili disa herë ka kërcënuar botën më përdorim të armëve bërthamore.
Se Rusia ka futur edhe praktikisht ndikimin e saj në Serbi, tregon fakti I përdorimit të simboleve të luftës në Ukrainë, dhe shkronjës fashiste Z, e cila u pa edhe në veri të Kosovës, në incidentet brutale të bandave serbe të instrumentalizuara nga Putin , Prigozhin dhe Vuçiq. Parashikimet ruso serbe së lufta në Ukrainë do të përfundoj për tre ditë, për t’iu kthyer Kosovës deri më tash nuk ju dolën. Por, nëse vazhdon indolenca e botës perëndimore ndaj këtyre zhvillimeve të proceseve negative ne rajon, kjo një ditë mund të ndodhë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"