Lexoni edhe:
Kush kontribuoj në 3% e fondit privat të Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës në diasporë, si u ble shtëpia e Isa Mustafës e Bujar Bukoshit në emër të ambasadës së Kosovës?!
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Ende nuk e dimë se a është shkëputur Prokuroria Speciale e Kosovës nga lidhjet kriminale, por si çdo here gjyqësori duhet të testohet publikisht. Prandaj PSRK-ja duhet urgjentisht të merr masa të rrepta kundër ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Gjithashtu PSRK-ja duhet urgjentisht ta arreston atë jo vetëm për uzurpim të pronës, por edhe për të gjitha shkeljet që i ka bërë në Prishtine si Kryetar, për dy mandate të njëpasnjëshme.
PSRK-ja i ka vetëm në arkivat e saj të gjitha shkeljet e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut, andaj nëse edhe kësaj radhe Prokuroria nuk e heton thellësisht dhe gjykata nuk e dënon Shpend Ahmetin, atëherë zyrtarisht PSK-ja duhet të fillon të hetohet kokë e këmbë derisa të gjendet shkaku dhe shkaktari i dështimit eventual dhe devalvimit të provave, apo qëllimisht të ndodhë amnistomi për interes puro kriminal.
Tani neve si njohës të këtyre zhvillimeve të deritashme, edhe si qytetar, na mbetet të presim se do ta ketë më në fund guximin Prokuroria Speciale e Kosovës, a do të jetë një prokuror guximtar, që të fillon të shkëputet nga lidhja me krimin dhe të fillon ti kthehet zbatimit të ligjit. Rasti i tashëm me shpend Ahmetin është një test ideal. Mbetet të presim dhe të bëhemi edhe në dëshmitar të kohës, se a do të jetë aktakuza e ngritur kundër ish kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit fillimi i hetimit të piramidës mega kriminale të nëntokës së krimit të organizuar, me bashkë ortakun e tij Dardan Sejdiun, apo do të mbetet edhe ku rast, sikurse shumë të tjera, vetëm shoh media dhe i ngritur sa për sy e faqe dhe përfunduar si shumë të tjera në harresë apo edhe i parashkruar?
Tani më një aktakuzë kundër Ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është ngritur më 23- 06-2023 për uzurpim prone. Ndryshe, në dollapët e Prokurorisë së shtetit dhe asaj Speciale pushojnë një mal rastesh të denoncuara port ë pa trajtuara kundër ish kryetarit Ahmeti, dhe ky rast së fundi që është publikuar duhet ti shërbej prokurorisë së shtetit për ti nxjerr nga arkiva e pluhurosur dhe hetuar të gjitha rastet që janë denoncuar, për ta zbardhur të kaluarën 6 vjeçare të shpend Ahmetit, në krye të Prishtinës, lidhjet e tij dhe qeverisë që e ka drejtuar me nëntokën e krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".