Të penalizuarit me votë qytetare, që me dekada e plaçkiten shtetin, po e instalojnë sistemin e dhunës për ta grabitur pushtetin

Të penalizuarit me votë qytetare, që me dekada e plaçkiten shtetin, po e instalojnë sistemin e dhunës për ta grabitur pushtetin
Të penalizuarit me votë qytetare, që me dekada e plaçkiten shtetin, po e instalojnë sistemin e dhunës për ta grabitur pushtetin

Arsim Aziri

  • 15 July 2023 - 17:09

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Ish pushteti din shpeshherë me kanë i dhunshëm, sidomos kur t’i prekën asetet e veta të fituara padrejtësisht mbi kurrizin e popullit. E tillë ishte edhe skena brenda kuvendit, që asgjë më shumë sesa fytyrën e vërtetë nuk paraqiste. Vendi konsideroj se është në rrugë të drejtë, këtë e tregojnë shumë parametra objektiv që realisht janë evidentuar edhe nga shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare, prandaj them se kjo gjendje sikur i ka egërsuar ata që mbajnë përgjegjësi për zvetënimin e krejt kapitalit shtetëror.

-Pra, mospajtimet e tyre s’janë objektive apo siç po paraqiten medialisht, mospajtimet e tyre s’kanë vijë ideologjike, dhe kjo është shumë e vërtetë mbase sjelljet e tyre kanë natyrë kafshërore. Pse mendoj ashtu, ndërlidhëm në faktin se pushteti aq i gjatë i tyre nuk ishte përcjellë aq progresist sa sikur mendojnë tanimë, por evidencat konkrete tregojnë se ajo kohë dëshmon për nivel të lartë të korrupsionit, çka e ka penalizuar vit për vit të ardhmen tonë.

 Sikur po përpiqen disa me i dhënë ekuivalence ngjarjeve në kuvend, ama po harrojnë se shpërndarja e gazit lotsjellës në të kaluarën ka qenë kundër Zajednices dhe Demarkacionit, pra dy projekte antikombëtare, që falë injorancës së atëhershme kanë marrë fuqi juridike, dhe për me keq e kanë gjymtuar e po e gjymtojnë vendin tonë. Pra ato kauza pajtohem edhe unë që në parim kanë dhënë imazhe të frikshme për vendin tonë ama në përmbajtje kanë pasur arsyetime kombëtare, dhe kjo u vërtetua shumë qartë. Këtu pra është dallimi, pra s’kanë ngjashmëri, por dallime fondamentale. Ndërsa së fundi haptas u pa pa përmbajtja e madhe opozitare, në sy të të gjithëve, u pa rezistenca e tyre irracionale për t’i dalë në mbrojtje akoma fuqisë së paarsyeshme financiare. Njëra ishte për vend e tjetra për vazhdim të sundimit të kleptokracisë! Opozita do të mundë të ishte më progresive dhe të përfitonte elektoralisht (siç gjithnjë e mendojnë këtë intencë) vetëm duke qenë në një vijë me vendimet e drejta të pushtetit. Aktualiteti politik kërkon koordinim të gjerë, vetëm kështu mund t'i racionalizojmë gjithnjë e më shumë çështjet tona të drejta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".