Me këtë klasë politike të pa përgjegjshme, shteti i Kosovës rrezikohet me shembje nga brenda!

Me këtë klasë politike të pa përgjegjshme, shteti i Kosovës rrezikohet me shembje nga brenda!
Me këtë klasë politike të pa përgjegjshme, shteti i Kosovës rrezikohet me shembje nga brenda!

Agim Bajrami

  • 17 July 2023 - 17:01

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Një shtet pushon së funksionuari, kur nga brenda nuk ka kapacitete dhe aftësi intelektuale të mirëfillta njerëzore për të bërë funksionale demokracinë e brendshme. Në Kosovë, është sfiduese, që subjektet e partive politike ti kenë aftësitë e qeverisjes demokratike të vendit , si dhe të kuptuarit drejtë të proceseve përgjatë zhvillimeve të integrimeve globale rreth të formimit të rendit të ri botëror.

 

Secilës shoqëri dhe shtet, u nevojiten njohurit, dija e mençuria, për kohën e industrisë dixhitale dhe të inteligjencës artificiale. Politika kosovare, sot po sillet me mendësinë e kohës parahistorike apo të dokeve të hordhive fisnore , ndërsa jeta bashkëkohore dhe ngjarjet globale po zhvillohen në pajtim e të arriturave të teknologjisë dixhitale dhe inteligjencës artificiale. Dhe mendësia e deputetëve, partive politike , politikë bërësve kosovare janë të zhveshur, nga njohuritë e duhura të zhvillimeve globale ,dhe ata kanë zgjedhur të krijojnë filma neveritëse në politikën e brendshme duke e pasqyruar funksionimin e shtetit të Kosovës sipas modeleve të mendësisë konflikutoze të manifestuar nga ideologjitë e së kaluara të dështuara primitive, dhe nga formimi i karaktereve njerëzor nga vetit e urrejtjes, dominimit, mos durimit personale , lakmisë për pushtet dhe pasuri pa meritë , të zhytur në krim e korrupsion enormë. Duke e hyjnizuar vetën e fajësuar të tjerët apo konkurrentët politikë, dhe gjithherë të mbuluar nën maskën e patriotit ndërsa tjetri është armiku ,dhe grupi dhe rrethi i tyre janë të vetmit se po angazhohen në mbrojtjen e vendit, apo shtetit, dhe nga kush ,nga mendësia e vetë vetës , por e parapëlqejnë që të sajojnë kauzën e rreme, se kundërshtarët politikë apo qeverisja aktuale po e rrezikon shtetin për aq sa po rrezikohemi edhe nga Serbia por edhe për shumë raste cilësohen edhe ndërkombëtarët. Por politikë bërja dhe popullata, nuk janë fajtor për asgjë dhe asnjëherë . Asnjë shtet apo popull përgjatë historisë, nuk është dëshmuar me prova, se kur kanë treguar aftësi të funksionimit të demokracisë së brendshme dhe kanë dështuar si shoqëri dhe shtet dhe për kundër kanë krijuar të mira të karakterit ndërkombëtar. Shtetet kanë mundur të shkatërrohen nga faktori i kundërthënieve dhe pa aftësive të brendshme. Dhe sipas këtij koncepti të funksionimit shtetëror, dhe nga vlerësimet e studiuesve të shumë autorëve amerikan, të cilët janë marrë me hulumtimin e funksionimit dhe shuarjen e shteteve e kanë të argumentuar faktorin kryesor , shuarjen apo avancimin e shtetit,duke konkluduar, me,funksionimin apo mos funksionimin e demokracisë së brendshme të atij shteti , aftësisë intelektuale të shoqërisë të atij shteti për të qeverisë dhe bërë demokracinë funksionale. Mungesa e këtyre faktorëve të përmendura më sipër, si dhe përplasja e brendshme me civilizimet botërore janë edhe treguesit shtesë të mjaftueshëm, e dështimit të funksionimit të shtetit dhe shoqërisë. Dhe Kosova në kontekstin e këtyre faktorëve gjendet në udhëkryqin e funksionimit të demokracisë së brendshme, shoqërisë funksionale e absorvimit në vetë vete, të vlerave euro-atlantike ,dhe për rrjedhojë edhe me përplasjeve të civilizimeve botërore. Dhe nga mungesa e aftësive e njohurive në përqendrimin e qartë rreth pozicionimit përgjatë formimit të rendit të ri botëror është sfiduese e ekzistencës së shtetit dhe shoqërisë kosovare . Politikë bërja kosovare i kanë zgjedhur,mënyrat e përplasjeve dhe rrahjeve në mes veti në Kuvendin e Kosovës ,dhe për kauzat banale të tyre , gjithnjë sipas mendësisë së tyre fisnore , se ky është më komik se ky tjetri dhe duhet të dëgjohet e respektohet në emër të meritës së tyre fisnore e të mahallave të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"