Pajisja e arsenalit të armatosur të Ushtrisë së Kosovës me dronët luftarak, një hap i shtetit të Kosovës përpara drejtë standardeve të NATOS

Pajisja e arsenalit të armatosur të Ushtrisë së Kosovës me dronët luftarak, një hap i shtetit të Kosovës përpara drejtë standardeve të NATOS

Hajrullah Tërnava

  • 19 July 2023 - 15:31

Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Me vetë faktin se tani Kosova e ka ushtrinë e sajë FSK, është e kuptueshme se Kosova në të vërtetë është shtet i pavarur, të cilën pavarësi ia kanë njohur rreth 118 shtete të botës, dhe kjo ushtri merr pjesë në shumë ushtrime edhe ndërkombëtare me ushtritë e shteteve mike si dhe me forcat e NATO-s. Në bazë të kësaj është e kuptueshme se tani ushtria e jonë është në hap me kohën, dhe gjithsesi se duhet të furnizohet me armatimin më modern që i përgjigjet kohës. Në këtë rast kur bëhet fjalë për dronët modern që janë teknika luftarake të përsosura.

 

Në luftërat e fundit dronët e luajnë një rrol të fortë luftarak, dhe përbëjnë një rrezik të fortë ndaj kujt përdoren, prandaj prania e dronëve si pjesë përbërëse e ushtrisë tonë, kundërshtarëve iu jep me nënkuptua seriozitetin dhe aftësinë e ushtrisë të FSK-së. Tani ushtria e jonë nuk mundë të nënçmohet si ushtri, dhe çdo shtet që ka pretendime ndaj shtetit tonë, tani e ka të qartë se Kosova tani e ka ushtrinë dhe policinë e sajë të përgatitur për mbrojtjen e kufijve të shtetit. Dihet se dikur Kosova nuk e kishte ushtri e sajë, por populli me guerilat e sajë iu përgjigj luftës dhe e mbrojti shtetin e sajë Kosovën, që tani është shtet i pavarur me një ushtri moderne të stërvitur mirë në mbrojtje të atdheut të sajë, e kur kësaj i shtohet edhe KFOR-i si forcë ndërkombëtare që e ka për deryrë me i ruajt kufijtë e Kosovës , prandaj lajmi për fillimin e pajisje së Forcës ushtarake të Kosovës, FSK, me pajisjet më të sofistikuara ushtarake, dronët që po përdoren sot në konfliktet mes shteteve, duke përshirë edhe luftën në Ukrainë, është një tregues tjetër që flet se Kosova po futet në një fazë të re të zhvillimit, kur seriozisht duhet të përgatitet dhe ta armatosë forcën e saj ushtarake, për shkak të kërcënimeve të vazhduese në fqinjësi me Serbinë, pavarësisht se siguria e kufijve të shtetit të Kosovës garantohet dhe sigurohet nga NATO. Tani më nuk është sekret për dronët Bayraktar që Kosova i bleu nga Turqia, kurse kryeministri Albin Kurti ka shkuar t’i shohë nga afër dhe të deklarohet rreth fillimit të ndërtimit të potencialit mbrojtës të ushtrisë së Kosovës. Kryeministri Kurti tregoi sot se dronët e famshëm “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer edhe trajnimin për përdorimin e tyre. “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia!”, shkruar në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Kurti. Ai ka thënë se jo vetëm teknikisht, materialisht, por edhe në personel ushtarak Kosova është forcuar gjatë dy viteve të fundit. Në dy vjet qeverisje, Kurti tha se e kanë shtuar “për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”. “Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shkroi Kurti. Kosova bleu dronë “Bayraktar” nga Turqia, kur politika në rajon e botë po militarizohet sërish. Sa është e pritshme që Kosova duke e forcuar ushtrinë e saj me mjete të sofistikuara modern luftarake me qëllim të mbrojtjes së shtetit, ta shkurton edhe rrugën e anëtarësimit për në NATO, sepse pajisja e një ushtrie profesionale dhe të mirë trajnuar e pajisur sipas standardeve moderne është një nga kriteret për anëtarësim dhe bashkim me aleancën e NATO-s. Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë, përmes llogarisë aktive brenda apo jashtë Kosovës. Sipas tij, në këtë mënyrë do të forcohej ushtria e Kosovës. Mehaj ka shkruar se ushtria e vendit po konsolidohet në vazhdimësi përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake. Armatimi me armë moderne të kohës për një ushtri të tillë sikur që është FSK, është një frikë në preventivë për ato shtete që janë armiqësisht të orientuara ndaj shtetit tonë, dhe me sa armatim modern të furnizohet ushtria e jonë, për aq shkaqe shtetet armike do të qëndrojnë ma në distancë ushtrisë tonë, e sidomos kur e kemi parasysh që edhe KFOR-i si pjesë përbërëse e NATO-s na i garanton kufijtë tonë, dhe tani e tutje FSK në rrugëtimin e sajë të përditshëm së shpejti do ti bashkëngjitet NATO-s si pjesë përbërëse të sajë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".