Opozita për inate politike e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, ligjet e miratuara në Kuvend, për ta bllokuar reformën që synon luftimin e rrjeteve kriminale

Opozita për inate politike e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, ligjet e miratuara në Kuvend, për ta bllokuar reformën që synon luftimin e rrjeteve kriminale
Opozita për inate politike e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, ligjet e miratuara në Kuvend, për ta bllokuar reformën që synon luftimin e rrjeteve kriminale

Arsim Aziri

  • 28 July 2023 - 14:03

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Askush nuk mundë ta konteston në këtë rast një të vërtetë shumë publike që po shihet se kjo lojë po luhet vetëm për inate politike, duke e shfrytëzuar opozita një të drejtë kushtetuese të garantuar, por me këtë të drejtë është duke u abuzuar dhe shantazhuar legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, për herë të parë me shumicë votash mbi 50%. Kjo sjelle anakronike politike po dëshmon se kjo opozitë është futur në rrugë pa krye, janë të humbur, të dëshpëruar nga humbja e privilegjeve , prandaj tash më janë në atë fazën më kritike kur kanë nisur të humbin edhe arsyen dhe logjikën e sjelljes normale politike demokratike.

 

 

Një presedan i pa provuar deri më tani, në legjislaturat e deritashme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është duke ndodhur në këtë mandat, kur mazhorancën në parlament dhe në qeveri e përbënë shumica shqiptare, koalicioni VETËVENDOSJE! dhe subjekti politik “Guxo”. Përveç kundërshtimit me votë të vendimeve më të rëndësishme për zhvillimin e jetës ekonomike, dhe reformat në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, përpjekjeve për të bllokuar çdo iniciativë dhe vendim të qeverisë, opozita e bashkuar e tri subjekteve politike, PDK-LDK- AAK, e ka gjetur një metodë tjetër të bllokimit të proceseve pozitive, dërgimin e të gjitha ligjeve me peshë për ndryshime substanciale, në Gjykatë Kushtetuese. Në periudhën e fundit të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës, këto subjekte politike kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë bllokuar katër ligje të cilat janë në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Nga grupi parlamentar i LDK-ës, në Gjykatën Kushtetuese janë deponuar për kontestim dy ligje, ndërsa PDK e AAK kanë dërguar nga një ligj. Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, dhe vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë janë dërguar nga LDK. Nga PDK-ja është deponuar në Kushtetuese vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë. Ndërkaq, PDK ka dërguar në Kushtetuese ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ndërsa ligji i fundit i dërguar në Gjykatën Kushtetuese është ai për pagën minimale i cili është deponuar për kundërshtim nga AAK. Kjo praktikë e dërgimit të ligjeve më të rëndësime për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, është abuzim me një mundësi që e praktikojnë të gjitha demokracitë e zhvilluara e të avancuara, por nuk e përdorin për qëllime të ulëta politike, për të përfituar politikisht e elektoralisht, duke bllokuar procese me peshë për interesin e vendit. Tani më me këtë tendencë të kontestimit dhe bllokimit të procesit vital ligjvënës në Kuvendin e Kosovës nga opozita, po dëshmohet ashiqare se pushteti i kaluar korruptiv po ashtu edhe gjendja e tanishme e tyre, përben mundësi akoma me te mëdha qe kjo qeveri të firon akoma më shumë besim te qytetarët, dhe të zotëroj edhe më shumë fuqi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo lojë e ulët, e hershme elektorale e kriminale, tregon më së miri se si fuqia aktuale dhe besimi i qytetarëve në opozitën është tejet minor. Kjo gjendje përcjellëse do t’ia minoj edhe me shume te ardhmen politike këtij blloku të pa përgjegjshëm të bashkuar politik në parlament, me qëllim të pengimit normal të punës së parlamentit dhe Qeverisë. Është shumë e dhimbshme kur si qytetar I zakonshëm e vëren ashiqare se si po e përdorin subjektet politike opozitare, Gjykatën Kushtetuese e cila në përbërjen e saj ka shumicën e anëtarëve të përzgjedhur, rekrutuar dhe emëruar nga opozitarët e tashëm, gjatë qeverisjes së kaluar, për ta bllokuar tërësisht punën e Kuvendit dhe të Qeverisë në procesin ligjvënës, duke dërguar në këtë Gjykatë të instrumentalizuar, secilin ligj me peshë që paraqet nismat serioze të kësaj qeverie për ndryshim pozitiv. Duhet theksuar se edhe ky ligji i fundit nuk ka pasur asnjë arsye bazike të bllokohet e kontestohet duke e dërguar Gjykatën Kushtetuese, pra Ligji për pagën minimale, ku është përdorur pretekst insistimi i Qeverisë për pastrimin e listave të korruptuara e të deformuara të veteranëve të luftës, një mega skandal që është prodhuar nga ish pushtetarët e kaluar dhe akoma gjyqësori nuk e ka gjykuar , është duke zvarritur e vazhduar, dhe nuk pritet që të kemi shpejtë një listë besnike reale të besuar e të pastruar. Përveç ligjit të Pagave, në gjykatën kushtetuese kanë përfunduar dhe janë bllokuar edhe të gjitha ligjet e deritashme të miratuar nga ana e qeverisë që kanë të bëjnë me reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, që dëshmon se kjo opozitë e ka të instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese dhe është duke e shfrytëzuar atë për të kundërshtuar secilën nismë ligjore serioze që i shpallë luftë nëntokës së krimit të organizuar Kjo sjellje arrogante e kësaj opozite e dëmton edhe imazhin dhe besimin në publik për vetë Kuvendin e Republikës dhe të zgjedhurit në këtë institucion, sepse më një praktikë të tillë kontestimi të gjithçkafit, lihet të kuptohet se Kuvendi i Kosovës dhe vendimet e të zgjedhurve të popullit nuk po vlejtkan asgjë, sepse sipas logjikës atyre që nuk pajtohen me vendimet e shumicës, gjithmonë u deshka , për çdo vendim, të pyetet Gjykata Kushtetuese. Nëse vazhdohet kështu, pyetja shtrohet pse duhet të lejohet që këta deputet të marrin paga koti. Askush nuk mundë ta konteston në këtë rast një të vërtetë shumë publike që po shihet se kjo lojë po luhet vetëm për inate politike, duke e shfrytëzuar opozita një të drejtë kushtetuese të garantuar, por me këtë të drejtë është duke u abuzuar dhe shantazhuar legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, për herë të parë me shumicë votash mbi 50%. Kjo sjelle anakronike politike po dëshmon se kjo opozitë është futur në rrugë pa krye, janë të humbur, të dëshpëruar nga humbja e privilegjeve , prandaj tash më janë në atë fazën më kritike kur kanë nisur të humbin edhe arsyen dhe logjikën e sjelljes normale politike demokratike. Ky bllok politik trepalësh po e përdorë Gjykatën Kushtetuese si instrument të vetin politik, për ta rrënuar kështu legjitimitetin e fituar nga kjo qeveri, për ta pamundësuar funksionimin e Kuvendit dhe provokuar rrëzimin e qeverisë, pasi që të tri subjektet politike opozitare janë bashkuar në korë me kërkesën për zgjedhje të reja parlamentare të jashtëzakonshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".