Beogradin po e frikëson mbështetja e aleatëve për ndërtimin Professional dhe forcimin e Ushtrisë së Kosovës

Beogradin po e frikëson  mbështetja e aleatëve për ndërtimin Professional dhe forcimin e Ushtrisë së Kosovës
Beogradin po e frikëson  mbështetja e aleatëve për ndërtimin Professional dhe forcimin e Ushtrisë së Kosovës

Gani Qarri 1

  • 29 July 2023 - 07:56

 

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Pas rivendosjes së rendit e të ligjit, në veri, burgosjes së kriminelëve serb, shpalljes së të ashtuquajturave "brigada e veriut" dhe "mbrojtja civile" organizata terroriste, shtimin e numrit të pjesëtarëve të ushtrisë si dhe fillimi i armatosjes serioze,të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka nisë të nervozohet edhe Regjimi i Vuçiqit, pasi që kjo temë e alarmuar nga Serbia, jo vetëm që nuk është kundërshtuar por edhe është vlerësuar në konditat normale të bashkëpunimit dhe partneritetit në kuadër të NATO-s, me mbështetje tanimë praktike dhe profesionale nga SHBA, Gjermania, Mbretërinë e Bashkuar, e së fundi edhe nga Turqia, të FSK-së.

-Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar serb për Kosovën Millovan Dreçun, është shprehur i befasuar me sjelljen e Turqisë sa i përket armatosjes dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe shtimit të ushtarëve në KFOR, akt që do të ketë, rol edhe në situatën në Kosovë. Dreçun ka deklaruar se Turqia nuk mund të luajë rol të tillë, pa pëlqimin e vendeve perëndimore, përkatësisht të SHBA-së, duke shtuar se jo rastësisht është ndërtuar edhe baza ushtarake amerikane në Bondstel, e cila përveç nevojave të aleancës, shërben edhe për përgatitjen dhe trajnimin profesional të Ushtrisë së Kosovës, në kudër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë dhe ushtrive të shteteve aleate.

Dreçun mendon se Amerika ka urdhëruar Turqinë të vendosë rreth 800 ushtarë në Kosovë dhe sipas tij pritet të udhëheqë edhe me KFOR-in, kurse instruktorët turq, do të trajnojnë anëtarët e FSK-së për të operuar me dronët “Bajraktar”, ndërsa ushtria e Kosovës, përveçse ka ekuipazhe të trajnuara për të operuar me helikopterë, pritet të furnizohet edhe me sistemet antitank, haubica dhe mortaja. Po ashtu, sipas Dreçunit, ky nuk është një tregim i parëndësishëm, kurse ajo që Ushtrisë së Kosovës i mungonte deri më tani, ishte mbështetja ajrore, e që pas furnizimin me dronë, tani e kanë edhe këtë, e sa i takon armatimit të FSK-së, krejt kjo bëhet me pëlqimin e Amerikës, e cila ka ndikimin më të madh në krijimin e shtetit të Kosovës. Kështu që, alarmi i njërit nga njohësit më të mirë të doktrinës ushtarake të Serbisë si Drecun, është një sinjal që tregon se shteti serb duhet të heq dorë, përfundimisht nga skenarët e kërcënimit dhe rrezikimit ushtarak të shtetit të Kosovës dhe nuk guxon të veprojë më si ka vepruar në situate të tensionuara në periudhën e kaluar, pasi që me armatosjen dhe ngritjen e forcimin permanent të Ushtrisë së Kosovës, ka ndryshuar edhe gjendja në terren, andaj Serbia detyrimisht duhet ti bindet dialogut politik për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, njohjen reciproke dhe bashkëpunimin në interes të paqes e të stabilitetit në rajon!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".