Kosova drejtë një vjeshte të nxehtë që mundë të sjell ri konfigurim politik me një Qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova  drejtë një vjeshte të nxehtë që mundë të sjell ri konfigurim politik me një Qeveri gjithëpërfshirëse
Kosova  drejtë një vjeshte të nxehtë që mundë të sjell ri konfigurim politik me një Qeveri gjithëpërfshirëse

Agim Bajrami

  • 30 July 2023 - 08:08

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Në qarqet ndërkombëtare diplomatike, po qarkullon opsioni sipas të cilit Kosova në vjeshtën e këtij viti mund të formojë “Qeverinë Gjithëpërfshirëse”, të spektrit të gjerë politik, por pa AlbinKurtin , e cila qeveri do të mund t'i përmbush kërkesat e SHBA-ve dhe të BE-së, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, dhe implementimin e marrëveshjes evropiane në Bruksel (plani franko-gjerman) dhe planin implementues të Ohrit, me përfshirjen e formimit të Asociacionit në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që është obligim i Kosovës, sipas marrëveshjes së nënshkruara në Bruksel, në vitet;2 013/2015, e të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës, dhe sipas rekomandimeve të dhëna nga Gjykata kushtetuese e Kosovës.

 

Nëse , kryeministri Kurti ,nuk është i gatshëm ti realizoj kërkesat e sipër cekura ,dhe këmbëngul edhe më tej në mbajtjen e “premtimit elektoral” siç thoshte; "se kurrë nuk dot ta formojë "Zajednicën serbe", apo siç VETWVENDOSJE! e quante, " zajednica nuk kalon", kryeministri Kurti edhe mund të jap dorëheqje, kur edhe mbeten dy opsione në qarkullim; formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse të spektrit të gjerë politik pa Kurtin , apo opsioni tjetër , shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, e që Albin Kurti, mund të fitoj përsëri shumicën. Nëse elita politika e Kosovës, deri në dhjetorin e këtij viti, nuk arrin pajtueshmërinë e përmbushjes së kërkesave ndërkombëtare, masa tjetër e sanksioneve ndaj Kosovës , mund të jetë edhe pezullimi i jetësimit të liberalizimit të vizave për kosovarët nga 1 Janari 2024!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".