Amerika kurrë nuk e tradhton Kosovën

Amerika kurrë nuk e tradhton Kosovën
Amerika kurrë nuk e tradhton Kosovën

Naim Miftari

  • 30 July 2023 - 08:30

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Shteti Amerikan e din shumë mirë se populli shqiptar sidomos i Kosovës, është populli i vetëm dhe më i besuari pro amerikan dhe është popull anti rus në Ballkan. Mos të harrojmë se Kosova është shtet falë 1150 aeroplanëve ushtarak amerikan që horren pjesë në bombardimin e Serbisë fashiste në vitin 1999. Raportet e shteti Amerikan me Kosovën i ka turbulluar pak vetëm ndikimi i politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mos harrojmë se Bolltoni, Pallmeri, Grenelli e Eskobari gjithmonë kanë qenë të përkrahur nga politikanët e korruptuar shqiptar dhe të Kosovës që i kanë mbrojtur vetëm interesin e tyre personal, e disa edhe kanë qenë ideator të ndarjes së Kosovës.

 

Le ta kujtojmë Hashim Thaçin,Vlora Qitakun ambasadore e Kosovës e në fakt në SHBA luante rolin e sekretaresh private të Hashim Thaçit dhe lobonte për ndarjen e Kosovës njëjtë veproj edhe qeveria e Isa Mustafës dhe pas grusht shtetit kur u rrëzua qeveria legjitime e Kosovës në krye me Albin Kurtin1 nga Grenelli, Thaçi, Mustafa, Haradinajt, Lista Serbe njëjtë veproj edhe kukulla e Thaçit dhe Musafes, z. Avdullah Hoti të cilët nga uria për pushtet, për tender e për pare ja hapen dyert Serbisë në Shtëpinë e Bardh gjatë qeverisë së presidentit Amerikan kontroversit Donald Trampit. Mirëpo duhet ditur se DASH dhe administrata, Qeveria Amerikane kanë dallime dhe janë të ndara shpesh herë nuk shtyj të njëjtin drejtim por Kosova ka miq si në qeveri po ashtu edhe në DASH-in amerikan, pa harruar se ushtria Amerikane ishte trajnuese dhe menagjuse e zhvillimit të ish TMK-së, edhe sot FSK..këto forca kanë traditë bashkëpunimin e ndërsjellët, dhe këto raporte nuk mundet me i prishur askush. Sot për sot miku strategjik, politik edhe ushtarak për të besuar janë vetëm Amerika dhe Britania e Madhe, e deri diku edhe Turqia, pasi pjesa tjetër e Evropës e lidhur ngushtë me interesin ekonomik të tyre për Gazin, Naftën energjinë Ruse e cila mbron interesin Serb dhe janë të lidhur ngushtë mirë, edhe disa shtete si Franca,Hungaria, janë aleate të dëshmuara si pro-Serbe dhe vetëm lufta në Ukrainë ndikoj të zbehen raportet e mira tregtare,ekonomike por edhe ushtarake në mes të Evropës dhe Rusisë pasi BU ishte e varur 85% nga gazi Rus. Tani nuk është më për shkak të luftës në Ukrainë. Kosova duhet përveç zhvillimit ekonomik të punoj me hapa të shpejtuar për trajnimin dhe armatosjen e FSK me armë moderne ushtarake mbrojtëse, pasi një shtet serioz përveç zgjedhjes së partnerëve strategjik gjitonë i llogaritë mirë forcën e vetë ushtarake, ekonominë dhe politikën. Kosova duhet të ketë investime më serioze në ushtri, polici, drejtësi ...por edhe lobimin në Uashington,Londër,Berlin...si shtet ne duhet ta rrisim shumë më seriozisht intensitetin e lobimit në këto qendra botërore të rëndësishme për neve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".