Beogradit t'i shpallen masa ndëshkuese për të mos kërcënuar policët e rinj serb që e kanë pranuar detyrën e besuar

Beogradit t'i shpallen masa ndëshkuese për të mos kërcënuar policët e rinj serb që e kanë pranuar detyrën e besuar
Beogradit t'i shpallen masa ndëshkuese për të mos kërcënuar policët e rinj serb që e kanë pranuar detyrën e besuar

Blerim Burjani

  • 30 July 2023 - 08:25

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

 

Pak a shumë mbizotëron insistimi dhe po kërkohet nga presidenti serb Vuçiq që ta ndalë propagandën dhe kërcënimin për çdo lloj integrimi të serbëve në institucionet e shtetit të Kosovës. Presioni ndaj kreut të shtetit serb, për të mos penguar dhe kërcënuar serbët lokal që të marrin pjesë në jetën publike dhe institucione duhet vazhduar me intensitet të shtuar, madje edhe duke e paralajmëruar për pasojat me të cilat ai dhe qeveria serbe munden me u ballafaquar.

 

Është inkurajuese shifra e bërë publike për numrin e policëve nga komuniteti pakicë serb që kanë konkurruar në konkursin ë fundit, kanë kryer me sukses përgatitjen profesionale dhe tani më edhe zyrtarisht kanë filluar punë në institucionin më të besueshëm të sigurisë së Kosovës, në komunat veriore me shumicë të komunitetit që ata poli, por edhe polic të tjerë të komuniteteve pakica etnike përfaqësojnë. Ky është një zhvillim i ri pozitiv dhe është një vullnet i treguar për tu integruar pakicat në realitetin e shtetit të Kosovës, prandaj ky vullnet edhe më tej duhet të mbështetet dhe të inkurajohen minoritarët që të jenë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës, të barabartë me shumicën. Pra ky inkurajim sidomos për serbët që të marrin dhe pranojnë uniformën e policisë së Kosovës duhet të vazhdohet sepse kjo është dëshmia më e mirë që flet besnikërisht se serbët lokal, që jetojnë në Kosovë, kanë gatishmëri që të punojnë për komunitetin e tyre dhe komunitetet tjera, kanë besim në institucionet ku ata paraqiten për të punuar, kështu që sa më shumë police serb duhet të shërbejnë në komunitet,të angazhohen që ta mbajnë qetësin dhe rendin publik. Mendoj që policia duhet të merr masa për të gjithë ata që ju kërcënohen bashkëkombësve të vetë, të komuniteti serb edhe pse pakicë, që duhet të punojnë e veprojnë në Kosovë për të mirën re tyre në radhë të parë dhe për të gjithë të tjerët. Duhet të ndalen kërcënimet dhe presionet ndaj policëve të rinj serb në policinë e Kosovës që janë rekrutuar dhe kanë filluar për të punuar. Pak a shumë mbizotëron insistimi dhe po kërkohet nga presidenti serb Vuçiq që ta ndalë propagandën dhe kërcënimin për çdo lloj integrimi të serbëve në institucionet e shtetit të Kosovës. Presioni ndaj kreut të shtetit serb, për të mos penguar dhe kërcënuar serbët lokal që të marrin pjesë në jetën publike dhe institucione duhet vazhduar me intensitet të shtuar, madje edhe duke e paralajmëruar për pasojat me të cilat ai dhe qeveria serbe munden me u ballafaquar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online