Kulmi i turpit dhe sjelljes së pa përgjegjshme të deputetëve kosovar, shkojnë një herë në 6 muaj dhe marrin paga të majme

Kulmi i turpit dhe sjelljes së pa përgjegjshme të deputetëve kosovar,  shkojnë një herë në 6 muaj  dhe marrin paga të majme
Kulmi i turpit dhe sjelljes së pa përgjegjshme të deputetëve kosovar,  shkojnë një herë në 6 muaj  dhe marrin paga të majme

Blerim Burjani

  • 31 July 2023 - 07:37

 

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Dihet që mandati i deputetit është mandat individual dhe nuk mundë të merret, sepse atyre ju mjafton një herë në gjashtë muaj të merr pjesë në seanca parlamentare dhe mandati nuk i rrezikohet. Pra ligji për partitë politike duhet të vendos kritere për kandidim, e jo kush mundet të kandidohet, sepse për këtë arsye nuk ka përgjegjësi.

-Kjo mënyrë e përfundimit të punimeve të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, dhe kjo mënyrë e mos punës së dëshmuar gjatë kësaj periudhe kohore, është kulmi i sjelljes me papërgjegjshmëri.

Një situatë të tillë skandaloze, e për imazh të keq, e kemi në Kuvendin e Kosovës sepse fatkeqësisht kështu e këtu gjithkush po arrin të bëhet deputet, sepse kjo politikë nuk ka kritere të mirëfillta për pozita politike. Dihet që mandati i deputetit është mandat individual dhe nuk mundë të merret, sepse atyre ju mjafton një herë në gjashtë muaj të merr pjesë në seanca parlamentare dhe mandati nuk i rrezikohet. Pra ligji për partitë politike duhet të vendos kritere për kandidim, e jo kush mundet të kandidohet, sepse për këtë arsye nuk ka përgjegjësi. Me vite të tëra kinse bëjnë politikë dhe nuk din gjë. Shumica e deputetëve kanë ardhurat si të pa punë, madje si raste sociale, dhe janë pa ndonjë ,profesion. Këta lloj parazites po i marrin pagat koti, kinse si të me votë qytetare. Në këtë përbërje të Kuvendit ka shumë gjëra negative. Janë sjelljet tepër të pa logjikshme dhe shumë gjera të tjera negative, Absurditet total. Prandaj duke qenë deputet të pa përgjegjshëm e lënë mbledhjen e shkojnë diku për ndeja, ose ikin, sepse s’ka rend s’ka disipline dhe përfundimisht prej tyre nuk ka gjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".