Pa hapjen e tregut për investitorët e jashtëm serioz Kosova do të vazhdon përballjen me ngecje në zhvillimin ekonomik dhe largim të fuqisë punëtore

Pa hapjen e tregut për investitorët e jashtëm serioz Kosova do të vazhdon përballjen me ngecje në zhvillimin ekonomik dhe largim të fuqisë punëtore
Pa hapjen e tregut për investitorët e jashtëm serioz Kosova do të vazhdon përballjen me ngecje në zhvillimin ekonomik dhe largim të fuqisë punëtore

Blerim Burjani

  • 01 August 2023 - 07:44

 

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Nuk kemi ende investitorë të jashtëm serioz që premtojnë zhvillim dinamik ekonomik në Kosovë. Ende nuk kemi një strukturë të tillë kurse raporti flet për përqindjet e kënaqësisë në zhvillimin ekonomik. Në Kosovë kërkohet të punohet shumë më shumë se sa që është bërë deri më tash. Po shihet fillimisht që nuk ka as reformë në arsim, e flitet për kënaqësinë dhe nivelin e saj. Është këtu vetëm një element që i besohet plotësisht sepse është fatkeqësisht një realitet që nuk mundë të mohohet por të konstatohet dita ditës, si dukuri konstante me përmasa alarmante, ikja e të rinjve dhe gjeneratës së mesme. Kjo ikje po vazhdon me përmasa tepër të mëdha dhe të rrezikshme për të ardhmen e afërt të vendit, sepse po vazhdon varfërimi i shtetit nga ikja e profesionistëve. Në raportet që po hartohen tani analitike nga organizata të ndryshme sikur nuk po preken thellësisht këto probleme.

-Anketat e tilla, sikur kjo e fundit e zhvilluar nga UNDP-ja dhe e publikuar një ditë më parë, shpesh kanë probleme që të identifikohet qartë problemi i cili synohet të atakohet, të vlerësohet dhe analizohet, sikur që janë një mal çështjesh që duhet të dallohen veq e veq, , pakënaqësia nga simpatia për lider institucional. Pra preferenca shpesh përzihet me kënaqësinë e udhëheqjes. Jo rrallë simpatia ndaj njerëzve në këto anketa përzihet me kënaqësinë e zhvillimit të vendit.

Madje edhe pritjet përzihen me kënaqësinë. Pra nëpër këto anketa që po zhvillohen, lidhur me kënaqësinë apo pakënaqësinë në institucione, në lider apo tema të tjera, ka marzha të gabimeve të mëdha,
Kosova ende është nën masa sanksionuese, e raporti flet për kënaqësinë. Pra ka absurditet, sepse shikuar realisht, zhvillim ekonomik pothuajse s’ka fare. Nuk kemi ende investitorë të jashtëm serioz që premtojnë zhvillim dinamik ekonomik në Kosovë. Ende nuk kemi një strukturë të tillë kurse raporti flet për përqindjet e kënaqësisë në zhvillimin ekonomik. Në Kosovë kërkohet të punohet shumë më shumë se sa që është bërë deri më tash. Po shihet fillimisht që nuk ka as reformë në arsim, e flitet për kënaqësinë dhe nivelin e saj. Është këtu vetëm një element që i besohet plotësisht sepse është fatkeqësisht një realitet që nuk mundë të mohohet por të konstatohet dita ditës, si dukuri konstante me përmasa alarmante, ikja e të rinjve dhe gjeneratës së mesme. Kjo ikje po vazhdon me përmasa tepër të mëdha dhe të rrezikshme për të ardhmen e afërt të vendit, sepse po vazhdon varfërimi i shtetit nga ikja e profesionistëve. Në raportet që po hartohen tani analitike nga organizata të ndryshme sikur nuk po preken thellësisht këto probleme. Atje në raport ta zëmë flitet per preferencën e cila s’ka të bëjë fare me zhvillimin, por thjeshtë është vetëm një diskomi, i konstatuar për individin si diçka krejt e izoluar. Pra në kontekstin e situatës ende nuk ka ndonjë kredibilitet real tek raportet e tilla të organizatave të ndryshme që po hartohen së fundi dhe po publikohen si forma të anketimit dhe matjes së pulsit qytetar për kënaqësinë apo pakënaqësinë në institucionet e shtetit dhe për nivelin e besimit apo të mos besimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".