Deeskalimi i gjendjes në Veri të kushtëzohet me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nga pala serbe dhe kosovare

Deeskalimi i gjendjes në Veri të kushtëzohet  me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nga pala serbe dhe kosovare
Deeskalimi i gjendjes në Veri të kushtëzohet  me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nga pala serbe dhe kosovare

Muhamet Kelmendi

  • 03 August 2023 - 07:29

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Këtu qëndron baza e zgjidhjes së çështjes me Serbinë. Në këtë anë, kërkohet të veproj edhe Serbia. Madje shumë më shumë. Serbia kërkohet t'i kapi kriminelët e sjellë në veri të Kosovës dhe të garantoj pjesëmarrjen në zgjedhje të minoritetit serb, pa veprime eskaluese, sulme terroriste dhe bllokime të rrugëve e shesheve në veri të Kosovës. Të dy shtetet duhet së bashku për të vepruar në deeskalim. Këtu është çelësi i problemit.

-Masat e vendosura kufizuese dhe “ndëshkuese” ndaj Kosovës tani më kërkohen të hiqen. Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës shkon barazi me përmbushjen e tri pikave të paraqitura nga BE-se dhe të përkrahura nga SHBA-të.

 Zaten, përmbushja e tri (3) kërkesave të BE-së nga Kosova janë kusht për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Republikës. Kështu qëndron në kërkesat e paraqitura. Tash çka është para e çka prapa dihet. Mirëpo, zgjedhjet në veri, pa qartësi të luftës kundër krimit të organizuar serbomadh dhe vullnetit të pjesëmarrjes në zgjedhje nuk ka. Pra, kërkohen masa konkrete. Këto jo vetëm nga Kosova,por edhe nga shteti serb. Kosova duhet të veproj kundruall Marrëveshjes së Bratisllavës dhe mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneks marrëveshjes së Ohrit. Këtu qëndron baza e zgjidhjes së çështjes me Serbinë. Në këtë anë, kërkohet të veproj edhe Serbia. Madje shumë më shumë. Serbia kërkohet t'i kapi kriminelët e sjellë në veri të Kosovës dhe të garantoj pjesëmarrjen në zgjedhje të minoritetit serb, pa veprime eskaluese, sulme terroriste dhe bllokime të rrugëve e shesheve në veri të Kosovës. Të dy shtetet duhet së bashku për të vepruar në deeskalim. Këtu është çelësi i problemit. Pra, masat kërkohet të ndërlidhen edhe me Serbinë, në mënyrë që zgjedhjet në veri të Kosovës të mbahem dhe të kenë sukses. Në të kundërtën, sukses nuk ka në deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, kuptohet vetëm me ndëshkimin e Kosovës. Pa e ndëshkuar dhe detyruar shtetin serb me masa konkrete imponuese, paça në këtë rajon të Ballkanit nuk arrihet. Beogradi është shkaktar i gjendjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".