Kulmi i turpit, huliganët e ulur në Kuvend,me taktikën e mashtrimit në besim, do ta kenë nesër goditjen e rëndë me grushtin e ndëshkimit

Kulmi i turpit, huliganët e ulur në Kuvend,me taktikën e mashtrimit në besim, do ta kenë nesër goditjen e rëndë me grushtin e ndëshkimit
Kulmi i turpit, huliganët e ulur në Kuvend,me taktikën e mashtrimit në besim, do ta kenë nesër goditjen e rëndë me grushtin e ndëshkimit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 03 August 2023 - 07:35

 

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Mjerisht për çdo ditë po tregohet surrati i vërtetë i disa deputetëve (i thënçin deputet), se nuk janë fare të interesuar për interesat e popullit, dhe pa fije turpi një numër i madh vagabondësh dhe huliganësh, dhe unë nuk i quaj fare deputet, se të thuash deputet është thënie e madhe dhe përgjegjësi. Kur them përgjegjësi se këta thonë se e kanë marrë bekimin me votën e qytetarit, por më besoni se nuk është as përafërsisht e vërtetë, po e kanë me kërcënime, me vjedhje, me vota të vjedhura. Pastaj e kanë me mashtrime dhe me premtime boshe. Që i bie ndryshe posa i morën votat kjo racë banditësh jo vetëm që ia kthyen shpinën votuesit por edhe e tradhtuan, pa pikë marre.

-Të quash vetin deputet dhe të sillesh si gangster, të sillesh si vagabond shkuar vagabondit duke e trishtuar opinionin e gjerë, atëherë si mund të mbrosh interesin e votuesit, kupto qytetarit, në përgjithësi, si na hodhën marre neve si popull që u gëzuan serbianët dhe të gjithë ata që nuk i´a donë të mirën vendit tonë. Kjo racë e poshtër pra u treguan se qëllimi i organizuar i kësaj bande hajdutësh e bythë lëpirës nuk është asgjë tjetër pos rrëzimi i qeverisë.

Dorën në zemër dhe më besoni se nuk e kam hallin fare se a do qëndroj qeveria në këmbë, por kam hallin si qytetar e i ati vendi dhe si taksapagues i rregullt; mirëpo përse nuk bëhet me ligj që nuk kanë të drejtë të flasin fare banditët më të rrezikshëm në Ballkan, kur ne jemi dëshmitar të kohës dhe i njohim të gjithë krye hajnat vendor dhe po këta njihen si Hajnat më të rrezikshëm në tërë Ballkanin që në fund të fundit i njeh faktori ndërkombëtar që janë në Kosovë.

Po e zëmë se po bie Qeveria!? Atëherë pyetja e ime logjike dhe shumë e thjeshtë është: Kush do ta merr timonin e qeverisë për të drejtuar? Dhe, në qoftë se, del dikush dhe përmend vetëm emrin e një bande banditësh unë personalisht dhe publikisht e them pa më të voglin dyshim, ja është kurvë, ja është kurvar dhe bandit sepse shikuar realisht një njeri pak normal dhe që nuk është i droguar, që nuk është kurvë, që nuk është kurvar, që nuk është hajn dhe nuk është shkërthatë muti nuk mundë të thonë, sepse është kundër interesave jo vetëm shtetërore por është edhe kundër interesave kombëtare. Dhe, merreni me mend, seancën e fundit e bëjnë hallakam, sallamadi dhe ikin si qeni bishtin ndër vegë dhe thonë shkojmë në pushime dhe bile atë e thonë pa fije marreje, sepse nuk skuqen fare, se nuk kanë gjak për të skuqur, se janë të pa fytyre fare. Populli se çka ka pare kohëve të fundit në këtë meslisht ,mos i raft gurit e drurit, se çfarë turpi na qitën në botën e qytetëruar. I bëjë thirrje publike disa "kanaleve televizive", të paguara nga qarqet e ndryshme, sidomos atyre të argatëve serbo-rus dhe bile të Iranit me disa analistë shkërdhatë muti që të mos kontribuojnë fare në shkatërrimin e shtetit për interesa që paguhen para me thasë , se populli tash më i ka kuptuar se kush janë ,ndërkaq kur të jepen seancat e meslishtit drejtpërdrejtë të vihet shenja plus +18; që të mos trishtohen populli e lërë më fëmijët. Po ashtu, në këtë mezlisht flitet se duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme, nuk e di sa për të satën herë po e përsërisë së kurrën në jetën time nuk kam qenë dhe nuk jam anëtar i ndonjë bande politike, nuk jam as anëtar që mendon dikush,por qe mbahen zgjedhjet kjo qeveri duhet fituar jo me pak se 99%, me rëndësi është që të mos e kapin shtetin hajnat,titistë,jugosllavët,rusët,kusarët e tyxharët, përndryshe ky soj qelbësirash i kanë zënë prit Kosovës bashkë me serbianët dhe ajo pritë është shumë e rrezikshme sipas planit: gjarpri nën gjethe të kafshojnë helmueshëm, t´i bien sakicë prapa kurrizit dhe ta shtrojnë Kovën në shtratin e vdekjes. Por ky soj shkërdhtash që janë duke u përcjell nga një grup patriotësh pa interes, i bëjnë thirrje: Merrni thasët me veti për t´i mbledhur eshtrat, se kështu është shkruar fati juaj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".