Pas Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Komisioni Evropian godet ashpër Regjimin Rama, Shqipëria shtet problematik me korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdon të jetë i izoluar

Pas Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Komisioni Evropian godet ashpër Regjimin Rama, Shqipëria shtet problematik me korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdon të jetë i izoluar
Pas Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Komisioni Evropian godet ashpër Regjimin Rama, Shqipëria shtet problematik me korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdon të jetë i izoluar

Dardan Grapci

  • 04 August 2023 - 07:50

 

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Vlerësuesit, monitoruesit e KE-së me të drejtë konstatojnë se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë ka një nivel të lartë përputhshmërie me Legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane, por megjithatë, Shqipëria duhet të konsolidojë dhe thellojë më tej zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional të reformuar, veçanërisht në lidhje me forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor dhe prokuroria, konsolidimin e llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet, eksesin dhe cilësinë e drejtësisë si dhe ofrimit efikas të drejtësisë.

-Edhe pse Shqipëria ka përparuar në disa faza fillestare para se të jetë anëtare e plotë e BE-s, përsëri korrupsioni dhe krimi i organizuar po lulëzojnë edhe më shumë.

Për tu pastruar shteti shqiptar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të pastrohet shteti nga ligjvënësit siç janë : Ministrat e drejtësisë, gjyqtaret, prokurorët dhe policët. Këto kategori duhet të pastrohen ku njerëzit e përfshirë në afera korruptive duhet të largohen nga puna, të zëvendësohen me kuadro të reja që nuk janë të përlyer nga politika kriminale. Prandaj edhe raporti i KE-s duhet të merret seriozisht, ndryshe Shqipëria mund të izolohet në tërësi nga KE dhe BE. Gjithashtu mund të ndodhë që qytetarët të izolohen shkaku i keq-qeverisjes shqiptare. Ky rrezik është shumë serioz, nëse nuk ndërmerren mas serioze veprimi, sepse vetë raporti i KE- për Shqipëri, është një tjetër goditje e fuqishme për regjimin e korruptuar dhe të instaluar në Shqipëri nga Kryeministri Edi Rama. Ku regjim detyrimisht duhet të rrënohet dhe shteti shqiptar, pa ndonjë vonesë të madhe duhet të dekriminalizohet e të pastrohet në forme gjenerale. Ky raport, dhe konstatimet për krimin e korrupsionin enorm të instaluar në maja të shtetit, është paralajmërues për Shqipërinë, se pa e pastruar shtetin nga krimi i organizuar, perspektiva evropiane Shqipërisë do të jetë në rrugë të bllokuar. Në raport është evidentuar rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së, problematikat kryesore në vend, por edhe arritjet në reforma kyçe. Raporti screening i Komisionit Evropian po ashtu paraqet rekomandimet për hapat pasardhës që duhen ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Edhe pse raporti nis me gjetjen se Shqipëria ka vendosur në rendin e saj kushtetues themelet e një shteti demokratik dhe po ndjek konsolidimin e institucioneve të saj demokratike, në fokus është vendosur prania enorme e krimit e korrupsionit, mos zbatimi i ligjeve pavarësisht se ato janë të standardizuara me kriteret e BE-së. Vlerësuesit, monitoruesit e KE-së me të drejtë konstatojnë se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë ka një nivel të lartë përputhshmërie me Legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane, por megjithatë, Shqipëria duhet të konsolidojë dhe thellojë më tej zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional të reformuar, veçanërisht në lidhje me forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor dhe prokuroria, konsolidimin e llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet, eksesin dhe cilësinë e drejtësisë si dhe ofrimit efikas të drejtësisë. Akoma më brengosës, është krimi dhe korrupsioni që ka kapluar të gjitha institucionet e shtetit, të kapura nga rrjeti mafioz Rama. “Kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë për anti-korrupsionin është pjesërisht në përputhje me Legjislacionin e BE-së. Korrupsioni është i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit duke përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore dhe institucionet dhe mbetet një zonë me shqetësim serioz. Në përgjithësi, masat kundër korrupsionit kanë një ndikim të kufizuar në sektorët veçanërisht të cenueshëm”, thuhet në raport. Pra, kryefjalë e raportit është kërkesa për luftimin e krimit, për çka jepen edhe rekomandimet orientuese. Mesazhi që përçohet nuk duhet të injorohet. Është kjo goditje direkt për regjimin Rama dhe mesazh i qartë për qytetarët dhe opozitarët, për ta denoncuar dhe alarmuar secilën aferë korruptive e kriminale e cila bazën e ka në ndërtimin e sistemit të instrumentalizuar nga nëntoka e krimit të organizuar, prandaj edhe nuk do të ketë perspektivë të shpejtë të anëtarësimit në BE me një spektër politik që e ka instaluar në maje të shtetit korrupsionin dhe krimin e organizuar

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".