Neo shovinizmi serbomadh është shkaktar i vetëm i gjendjes së luftës në veri të Kosovës, skenari serb është i njëjtë si ai rus në Ukrainë

Neo shovinizmi serbomadh është shkaktar i vetëm i gjendjes së luftës në veri të Kosovës, skenari serb është i njëjtë si ai rus në Ukrainë
Neo shovinizmi serbomadh është shkaktar i vetëm i gjendjes së luftës në veri të Kosovës, skenari serb është i njëjtë si ai rus në Ukrainë

Muhamet Kelmendi

  • 05 August 2023 - 07:49

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Skenari serb është i njëjtë si ai rus në Ukrainë. Në emër të rrezikimit të serbëve, serbët e veriut të Kosovës janë armatosur. Shume njësi kriminale neo shoviniste serbe po veprojnë në veri të Kosovës. Priten veprime kriminale për të ardhur te konflikti i armatosur dhe kështu për të shkuar te gjendja që në veri të vendoset vetëm pushteti i KFOR-it. Shikuar këtej nuk ka se ku shkon Kosova. Nuk u çlirua vendi për tu ripushtuar pjesët e veçanta. Nuk mund të pranohen qëndrimet e Beogradit që Kosova të humb lirinë dhe pavarësinë e vetë.

- Kosova nuk e ka në dorë çështjen e dialogut dhe as të përfundimit të raporteve me shtetin kriminal serb, me njohje reciproke. Nga Prishtina ka kohë që temat janë të qarta. Ato nuk mund të rikthehen dhe të anulohen. Sipas shtetit neofashist serb duhet Kosova të pranon ripushtimin de-fakto, sepse de-jure, sipas normave kushtetuese serbe, është serbe. Me këtë pikësynim po shkon neo shovinisti Vuçiq në dialogime. Mbi këtë e ka ndërtuar edhe politiken invazioniste ndaj Prishtinës.

Kjo politike pak ose fare nuk po merret si shkak nga BE për gjendjen e krijuar në kufirin Kosovë-Serbi. Në Bruksel nuk po reagohet në mënyrë energjike ndaj Beogradit. Thjeshtë po tolerohen në veprime ushtarake agresive si dhe me vetë veprimet kriminale serbe në veri. Skenari serb është i njëjtë si ai rus në Ukrainë. Në emër të rrezikimit të serbëve, serbët e veriut të Kosovës janë armatosur. Shume njësi kriminale neo shoviniste serbe po veprojnë në veri të Kosovës. Priten veprime kriminale për të ardhur te konflikti i armatosur dhe kështu për të shkuar te gjendja që në veri të vendoset vetëm pushteti i KFOR-it. Shikuar këtej nuk ka se ku shkon Kosova. Nuk u çlirua vendi për tu ripushtuar pjesët e veçanta. Nuk mund të pranohen qëndrimet e Beogradit që Kosova të humb lirinë dhe pavarësinë e vetë. Kosova është shtet. E ka një hapësirë territoriale të sanksionuar dhe atë duhet mbrojtur. Këtu është edhe shkaku i veprimeve kriminale serbe dhe i kërcënimeve për luftë të Beogradit. Serbia po punon për të ç’bërë shtetin e Kosovës. E këtë duhet Kosova të lufton. Arritja e marrëveshjes në këtë gjendje është e vështirë. As reciprociteti nuk pranohet nga Beogradi. Po trajtohet Kosova si pjesë e Serbisë. A do fillon të realizohet deri më 1 shtator Marrëveshja e Brukselit dhe Aneks marrëveshja e Ohrit, kjo varet nga Brukseli dhe Uashingtoni! Tehu i presionit kërkohet të bëhet mbi Beogradin. Aty është çelësi i dialogut dhe i zgjidhjes së çështjes. Republika e Kosovës nuk ka çka bënë më shumë. Nuk e ka në dorë dialogun. Kosova nuk mundë të bëhet vend serbe. Koha është e rëndë. Provokimet kriminale do të rriten. Konflikti i armatosur veç që nuk ka filluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".