Kosova ti thotë fuqishëm dhe preras JO Asociacion për minoritetin serb me pushtet ekzekutiv dhe të përcaktuar në territor

Kosova ti thotë fuqishëm dhe preras JO Asociacion për minoritetin serb me pushtet ekzekutiv dhe të përcaktuar në territor
Kosova ti thotë fuqishëm dhe preras JO Asociacion për minoritetin serb me pushtet ekzekutiv dhe të përcaktuar në territor

Muhamet Kelmendi

  • 06 August 2023 - 07:25

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

U tha se nuk do të ketë pushtet ekzekutiv. Po ipen edhe garanci. Por, ajo që ka mbetur pa përgjigje është niveli horizontal a vertikal i Asociacionit, momenti dhe koha e formimit, nëse duhet të formohet. Mbetet të shihet kjo. Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formoj Asociacion, pa arritur çështjet tjera, siç është njohja de-fakto e Kosovës, sipas Marrëveshjes. Nëse BE dhe të deleguarit nga Uashingtoni e duan këtë, le të themelojnë vetë këtë Asociacion. Kuptohet pa Republikën e Kosovës. Mundësitë i kanë. Me rëndësi është të kuptohet qëndrimi se Asociacion një nacional serb dhe në territore shqiptare kurrë nuk duhet të ketë. Bashkësi pa kompetenca ekzekutive të shtetit, siç është çështja serbe në Kroaci, mund të themelohet në Kosovë.

 

Qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosove dhe Serbisë, kanë pësuar luhatje me kundërthënie të mëdha politike. Kundruall Serbisë kemi nga Uashingtoni qëndrim në zbutje dhe në raport me Kosovën një kthesë që ka krijuar një vështirësi të madhe. Pa Uashingtonin kurrë nuk do të kishte Asociacion dhe as Gjykatë në Den Hage. Me Uashingtonin bëri BE-ja presion të madhe mbi Kosovën dhe e detyruan në qëndrime qe tash njihen. Tash kemi një lojë të madhe të z. Eskobar dhe të Ambasadorit të USA-së në Beograd, z. Hill. Të dytë po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport me shtetin neofashist serb. Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marrëveshjes përfundimtare ka krijuar dhe i ka dhënë forcë pushtetarëve në Beograd. Kështu doli Kosova në pozitën përgjegjëse pse nuk po ecet në dialog me Serbinë. Këtë e deklaruan në Beograd si z. Eskobar, ashtu dhe z. Hill. Madje e paraqitën marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër. Ndërsa, në Uashington, z. Eskobar, bëri barazinë midis Kosovës dhe Serbisë në përgjegjësi për mos zbatimin e Marrëveshjes. Z. Biden, në letrat që ia dërgoi Beogradit dhe Prishtinës qartë doli me qëndrimin se "marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë brenda këtij viti dhe me njohje reciproke në qendër". Ky ishte qëndrimi zyrtar i SHBA-ve. Z. Eskobar dhe z.Hill, sikundër edhe i dërguari i Pentagonit për Ballkanin, dolën me qëndrime kundër Presidentit, z Biden, duke hequr njohjen reciproke. Natyrisht se këtej shtrohet pyetja: Ishin këto qëndrime të Presidentit? Kush e ka përcjell z. Biden nga koha e pozitës si senator, Zëvendëspresident dhe tash si President, kurrë nuk beson se ka ndryshime në qëndrime në z.Biden. Në Senatin e SHBA-ve, para një kohe, z. Eskobar në pyetje të senatorëve, u përgjigj; (...) Njohja reciproke mbetet në qendër të marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë". Ky ishte qëndrim i qartë. Por në terren! Këtë qëndrim ende nuk e ka theksuar z. Hill! Pozitat e tilla luhatëse e të dërguarve për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, duket se e forcuan neoshovenistin serbomadh Vuçiq. Kështu u organizuan bllokadat serbe në veri të Kosovës, ikën policët, administratorët dhe gjykatësit e prokurorët serbe nga puna në veri. Veprimet e tilla e rrezikuan paqen. Dhe, kjo bëri që BE dhe Uashingtoni të ndihen të rrezikuar për paqen në Ballkan. Së këndejmi u mbajtën edhe zgjedhjet në katër komunat në veri. Minoriteti serb i bojkotoj. Në këtë bëri thirrje krimineli Vuçiq. Serbët nuk e dhanë votën. U vendos pushteti dhe u bënë protesta të dhunës. UE dhe SHBA vendosen masa. E dënuan Kosovën Serbinë nuk e prekën me masa sanksionuese. U bë ndarja e ashpër. Shteti neofashist serb u la në heshtje. Kosova u ndëshkua. Në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd të dërguarit kërkuan zbatimin e planit tre pikësh të BE-së. Në Bratisllavë u bë ujdia. BE dhe SHBA-të dolën qartë në anën e Planit gjermano-francez dhe me asetet përcjellëse të Ohrit. Tash arritën të detyrojnë Beogradin që të pranon të njëjtin në bisedime, por pa dhënë nënshkrim. Më herët doli krimineli Vuçiq me qëndrimin: "Është më lehtë të bisedojmë me të deleguarit e Uashingtonit se me ata nga Gjermania, nga BE dhe nga Britania e Madhe". Marrëveshjen nuk e zbatojmë në disa pika". Dhe më poshtë tha: "Serbia nuk do të pranon kurrë shtetin e Kosovës (...). Kosova është Kosovë dhe Metohi dhe i takon Serbisë (...)". Marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke nuk duhet pranuar. Nuk ka paqe në Ballkan pa njohje. Çdo veprim tjetër, e ku Serbia e konsideron Kosovën territor të vetin, është gjë që nuk ka marrëveshje dhe kurrë nuk ka paqe. Uashingtoni duket se ka qëndrim të qartë!? Duket se këtë e kanë kuptuar të deleguarit. Mbetet të shihen qëndrimet përfundimtare mbi Asociacionin dhe Marrëveshjen përfundimtare të Brukselit dhe asaj të Ohrit. Për njohje ka qëndrim të qartë në Uashington. Ndërsa, për Asociacion, kemi luhatje dhe qëndrim jo real. U tha se nuk do të ketë pushtet ekzekutiv. Po epen edhe garanci. Por, ajo që ka mbetur pa përgjigje është niveli horizontal a vertikal i Asociacionit, momenti dhe koha e formimit, nëse duhet të formohet. Mbetet të shihet kjo. Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formoj Asociacion, pa arritur çështjet tjera, siç është njohja defakto e Kosovës, sipas Marrëveshjes. Nëse BE dhe të deleguarit nga Uashingtoni e duan këtë, le të themelojnë vetë këtë Asociacion. Kuptohet pa Republikën e Kosovës. Mundësitë i kanë. Me rëndësi është të kuptohet qëndrimi se Asociacion një nacional serb dhe në territore shqiptare kurrë nuk duhet të ketë. Bashkësi pa kompetenca ekzekutive të shtetit, siç është çështja serbe në Kroaci, mund të themelohet në Kosovë. Kosova ka bërë maksimumin për minoritete. Nuk ka ku shkon më thellë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".