Shtrirja e plotë e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës e ka bllokuar kontrabandimin me mallra nga krimi i organizuar

Shtrirja e plotë e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës e ka bllokuar kontrabandimin me mallra nga krimi i organizuar
Shtrirja e plotë e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës e ka bllokuar kontrabandimin me mallra nga krimi i organizuar

Hajrullah Ternava

  • 06 August 2023 - 07:19

 Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Ky fakt e dëshmon se shteti funksion vetëm nëse ekziston vullneti për ta ndërtuar dhe organizuar si duhet pushtetin, mbi bazën e ligjit dhe të kushtetutës, duke mos provuar për të përfituar nga bashkëpunimi kriminal e i grupeve të interesit në pushtet, me krimin e organizuar. -Pavarësia e një shteti demokratik vlerësohet se sa implementohen ligjet dhe kushtetuta e atij shteti në atë shtet, dhe nëse jetësimi i atyre akteve juridike jetësohen në përpikëri, në çdo pjesë të shtetit, atëherë mund të thuhet se ai shtet është shtet juridik e demokratik, ku qytetarët e atij shteti punojnë dhe jetojnë në përputhshmëri me ato ligje të atij shteti.

Prandaj në këto shtete rrallë mundë të ndodhin veprime të rënda kriminale, e sidomos krimi organizuar. Qeveria e tanishme me veprimet e saja po i jetëson këto ligje dhe kushtetutën e sajë në tërë territorin e Kosovës, e sidomos në ato pjesë të veriut ku janë katër (4) komuna që janë të banuara me shumicë banor serb, e që kufizohen me Serbinë, dhe tani janë duke u zbatua ligjet e Kosovës në përpikëri me ligjet e Kosovës, gjë që deri tani ka mungua jetësimi i atyre ligjeve në ato pjesë, prandaj e kishim gjendjen e tillë të kriminalizuar në ato pjesë, dhe të gjitha raportimet e medieve vendore e ndërkombëtare nga Veriu i Kosovës, pas forcimit të masave të sigurisë dhe shtimit të policisë së Kosovës atje, kanë raportuar dhe vazhdojnë të raportojnë se dyqanet në veri të Kosovës, për herë të parë, janë pa produkte nga Serbia të cilat në këtë pjesë të territorit të vendit kanë depërtuar kryesisht duke u kontrabanduar. Kjo situatë e tanishme flet mjaftueshëm, madje me fakte, se ishin vetë pushtetarët e kaluar të cilët qëllimisht e kishin lejuar atje kontrabandën dhe krimin e organizuar, dhe asnjëherë nuk kishin provuar seriozisht për ta vendosur rendin e ligjin, për ta penguar dhe parandaluar, sikur që po ndodhë tani kjo situatë, shkëputje e plotë e kanaleve të kontrabandës nga rrjetet lokale dhe përtej, të krimit të organizuar. Në pamundësi të kontrabandimit të mallrave në kufirin përmes Kosovës dhe Serbisë, tregtarët në veri të Kosovës ju janë kthyer rrugëve dhe rregullave ligjore, duke i zëvendësuar prodhimet serbe me prodhime të të njëjtës përmbajtje, kategori, por që furnizohen nga prodhues legal dhe në mënyrë ligjore prej Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës e Malit të Zi. Pra, për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën e Veriut, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, pothuajse nuk ka produkte nga Serbia, derisa mungesë e këtyre produkteve vërehet në masë të madhe edhe në komunat tjera të Kosovës. Përveç kontrollit të kufirit të ashpërsuar, Mungesa e produkteve serbe në veri të Kosovës dhe më thellë është pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës më 14 qershor për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia. Ky vendim pasoi pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, për të cilët autoritetet në Prishtinë thanë se u “rrëmbyen”. Siç ishte paralajmëruar, një vendim i tillë është marrë për arsye sigurie dhe jo ekonomike dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë në fuqi. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës marrin vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia apo vendosjen e taksave për to, por deri më tani janë përdorur të ashtuquajturat “rrugë alternative” në veri të Kosovës për import dhe kontrabandë. Mirëpo tani më Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë zhvilluar disa aksione kundër kontrabandës me mallra, ndërsa “rrugët alternative” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë nën kontroll të rreptë të Policisë së Kosovës. Ky fakt e dëshmon se shteti funksion vetëm nëse ekziston vullneti për ta ndërtuar dhe organizuar si duhet pushtetin, mbi bazën e ligjit dhe të kushtetutës, duke mos provuar për të përfituar nga bashkëpunimi kriminal e i grupeve të interesit në pushtet, me krimin e organizuar. Është për tu habitur e që është fakt se edhe pompat e derivateve për automjete në ato pjesë të veriut kanë shitur derivate me çmime më të lira, që tani nga kontrollimi i policisë të atyre pjesëve të veriut edhe nëpër ato pompa të derivateve tani është nivelizuar çmimi i derivateve si në tërë territorin e Kosovës, dhe me këtë po dëshmohet se situata në përgjithësi është vu nën kontroll të shtetit dhe tani e përditë në të gjithë territorin e Kosovës po jetësohen ligjet dhe kushtetuta e Kosovës, gjë që deri më tani në ato pjesë të veriut është, vërejtur se nuk ishin ligjet e Kosovës në funksion të jetësimit të tyre, prandaj detyrë e kësaj qeverie dhe qeverive tjera në ardhje është që ligjet e Kosovës në tërë territorin e saj duhet të jetësohen njësoj, pa dallim të popullatës se kush jetojnë në ato pjesë territoriale, e sidomos nëpër ato pjesë kufitare të territoreve të Kosovës, policia e Kosovës duhet ti kryej detyrat e saja që janë të parapara sipas kushtetutës, që duhet të jetësohen në ato pjesë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".