SHBA-të duhet ta ndërrojnë politiken ndaj Serbisë

SHBA-të duhet ta ndërrojnë politiken ndaj Serbisë
SHBA-të duhet ta ndërrojnë politiken ndaj Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 11 August 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Çdo kush e dinë se problemi dhe fatkeqësia për Ballkan është Serbia. Aty qëndron çelësi i paqes në këtë anë të Evropës. Ndaj Serbisë kërkohet ti vihen masa ndëshkuese për ta ndaluar agresionin neo shovinist serbomadh. Në të kundërtën, gjendja do të keqësohet dhe agresioni serb ndaj Kosovës merr hov më të madh.

-Qëndrimet e fundit ndaj Kosovës qe vijnë nga SHBA janë te propozuara nga z. Eskobar. Ne këtë ka pasur një ndikim edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, z.Hill. Këta të dy mbajnë përgjegjësi për masat e ndërmarra kundër Kosovës dhe bashkimin më masat e BE-së. Këtu është edhe shkaku se pse nuk ka masa ndaj shtetit serb. Në politikën e SHBA-ve, të përcaktuar nga  z.Eskobar dhe z.Hill, udhëhiqet ideja e tërheqjes gjoja të shtetit serb, përkatësisht të kriminelit të luftës Vuçiq, nga lidhjet me Rusinë e Putinit. Kjo bazë bëri të mundur që SHBA-të të ndërtojnë je politike të njëanshme në raportet Kosovë me shtetin serb.

Këtu është edhe shkaku pse nuk u ndërmorën masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Mu këtë, Kongresmeni  nga Teksasi, Keith Self, kërkoi të shpjegon z.Eskobar. Natyrisht se nuk patëm përgjigje, sikundër as ndaj çështjeve tjera, që u paraqiten në Kongres. Politika e tillë bëri pabarazi të madhe. I dha hovë kriminal agresionit serbomadh dhe forcave kriminale në veri të Kosovës. E detyruan Kosovën në një marrëveshje me z.Lajcak në Bratislavë, që është tipike anti sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Deklarata e z.Eskobar ishte: "Serbia ka garantuar se do të marrin pjesë serbët e veriut të Kosovës në zgjedhjet lokale" Dhe më poshtë: " Kosova duhet ta formoi Asociacionin, që nënkupton lidhjen e komunave serbe me një qendër, e ku do të administrojnë vetë mbi gjuhën, arsimin, kulturën shëndetësinë, ekonominë, administratën etj. ". Dhe përfundoi: " Kosova dhe Serbia nuk po e zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, që është marrëveshje shumë e rëndësishme për paqen në Ballkan. Deklarata e tille e z. Eskobar është tipike e njëanshme dhe i bënë mirë shtetit serb.

Me këtë jo vetëm që barazohet Kosova me shtetin serb, por bëhet përgjegjëse kryesore Kosova. Këtë nuk munden ta kapin kongresmenët. Ata thanë: " ky është qëndrim i njëanshëm. Ju z.Eskobar duhet të keni pozicion neutral". "Pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë kur e dimë se prej shumë vitesh importon armë nga Rusia". Faktet flasin se si z. Eskobar, ashtu edhe z.Hill, ose nuk e njohin logjiken politike të Beogradit kundruall Rusisë ose janë të njëanshëm, sikundër ishte z.Hill, kur kërkoj ndjesë për bombardimet e bëra në vitin 1999, për çka i takon Administratës në Uashington ti shqyrtojnë qëndrimet e tyre aktuale në Ballkan. Kosova ka deklaruar më se një herë se dëshiron në mënyrë urgjente të fillon zbatimi i planit për realizimin e Marrëveshjes së Brukselit. Këtë dhe kundër kësaj Marrëveshje është Serbia.   

Vuçiq dhe Daçiq disa herë kanë deklaruar se janë disa çështje të Marrëveshjes që nuk mundë të zbatohen nga Serbia. Pra, nuk barazohen palët, sepse është qartë shteti serb, kundër Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Këtë e kanë të qartë shumë senator dhe kongresmen, prandaj edhe e kundërshtuan politikën e shprehur nga z.Eskobar. E përbashkëta është se politika aktuale e administratës se z.Biden nuk po përkrahet nga shumë senatorëve dhe kongresmen. Mendohet se ky fërkim do të rritet dhe administrata e SHBA-ve do të ketë qartësi politike. Çdo kush e dinë se problemi dhe fatkeqësia për Ballkan është Serbia. Aty qëndron çelësi i paqes në këtë anë të Evropës. Ndaj Serbisë kërkohet ti vihen  masa ndëshkuese për ta ndaluar agresionin neo shovinist serbomadh. Në të kundërtën, gjendja do të keqësohet dhe agresioni serb ndaj Kosovës merr hov më të madh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".