Republika kërkohet të ketë kontroll të plotë mbi subjektet politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës

Republika kërkohet të ketë kontroll të plotë mbi subjektet politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës
Republika kërkohet të ketë kontroll të plotë mbi subjektet politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 11 August 2023 - 14:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Subjektet politike në Kosovë dhe deputetët janë persona juridik dhe fizikë, të krijuar nga qytetarët dhe të zgjedhur nga votat e qytetarëve dhe si të tillë domosdo kanë përgjegjësi juridike para shtetit të Kosovës dhe qytetarëve. Subjektet politike në Kosovë duhet të  organizohen në bazë të një baze juridike ligjore, ku qytetarët e mendimeve të njëjta ideopolitike bashkohen në një organizim juridik dhe si subjekte politike garojnë për të marrë pushtetin, kuptohet me vota të qytetarëve.Ndërsa, deputetët e Kuvendit të Kosovës kandidojnë nëpërmjet subjekteve politike ose vetëm për vetëm, si dhe në grupe të organizuara, kuptohet për të dalur deputet dhe për ti realizuar pikëpamjet programore ose politike individuale në parlament.

Subjektet politike kërkohet t'i nënshtrohen ligjeve të vendit dhe të përgjigjen para organeve të shtetit dhe qytetarëve, gjatë mandatit të marrë, para dhe gjatë zgjedhjeve. Nxerrja e ligjeve që e kufizon ose e lejon subjektin politik të pa kontrolluar është shumë e dëmshme dhe shtetit i bënë dëme të mëdha, sepse kryejnë punë kundër shtetit. Në këtë mënyrë në Kosovë u krijuan subjekte politike të grupeve të interesit, përkatësisht të klaneve politike dhe ekonomiko-financiare, që nuk i shërbejnë popullit, por grupeve të organizuara kriminale dhe armiqëve të Republikës. Forma e tillë ka bërë që në Kosovë mos të raportohen të ardhurat nga financohet partia politike dhe deputetët. 

Subjekti politik dhe deputeti  mund të financohet, jo vetëm nga format e përcaktuara ligjore, por edhe nga krimi i organizuar, nga grupet mafioze ose nga shtetet armike.Kështu subjekti politik dhe deputetet kriminalizohen dhe nuk i shërbejnë më votueseve të vetë dhe Republikës. Ata punojne pyer armiqët e shtetit. Për fat të keqë, çdo subjekt politik dhe deputet në Kosovë kanë financime të dyshimta, tepër jo transparente dhe kjo ka bërë kriminalizimin e politikës në Republikë. Këtu e ka edhe burimin vendim i SHBA-ve mbi shpalljen e përsonave nga skena politike në pesona non-grata. Shteti i Kosovës nuk e dinë nga i vijnë finacat VV-se, LDK-se,PdK-se, AAK-se ose grupeve politike të minoritarëve dhe, sidomos nuk ka të dhëna për "Listën Srbska", që ka mjaftë financa të marra nga Serbia.
Kështu kemi një gjendje që fare nuk kontrollohen subjektet politike dhe as deputetët. 

Këtej është krijuar gjendja ku në Kuvend të Kosovës kemi dy lloje të subjekteve politike dhe të deputetëve. Këto janë: 1. Subjekte politike dhe deputetët që punojnë vetëm për interesa klanore, personale dhe pa asnjë ideologji dhe 2. Subjektet politike dhe deputetët që tërë aktivitetin e vetë e bëjnë per interesa të shteteve tjera, siç është p.sh"Lista Srbska", që punom pery shtetin serb. Të dy këto janë të rrezikshme. E para, sepse e këthen shtetin në vegël të grupeve krimmiale dhe shteti kështu kriminalizohet. E dyta, sepse duke punuar për armiqët, siç është Serbia, dëmtohet shteti i Kosovës dhe rrezikohet vendi nga nga kriminelët serbomëdhenje, të kalibrit të Vuciqit.

Të dy këto organizime politike shteti duhet ti luftoj më konseguencë dhe kjo mund të bëhet më me sukses nëse shteti ka kontrollë financiare mbi partitë dhe mbi kandidatët dhe deputetët në organet e shtetit. Në fakt, ky kontroll financiar duhet të jetë i domosdoshme për cdo subjet fizik dhe juridik të gjitha subjektet politike brenda shtetit. Pa një kontrollë ka mundësi kështu të thellohen veprimet kriminale dhe tradhëtia ndaj Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës  "Kosova Sot Online "